Akuzat për Lul Berishën dhe Shullazin për vrasjet e bujshme, reagon Yuri Kim: SPAK të demonstrojë forcën

8 Dhjetor 2020, 19:55Kronika TEMA

Ambasadorja amerikane e akredituar në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas njoftimit të SPAK se ka ngritur akuza zyrtare për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Spahiut duke referuar si autorë të dyshuar Emiliano Shullazin dhe Lulzim Berishën.

Ambasadorja Kim ka përshëndetur veprimet dhe ka thënë se ky nuk është as veprimi i parë dhe as i fundit.

Ajo shpreson te SPAK se do vazhdojë të demostrojë forcën.

“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla”-shkruan Kim në Twitter.

9 komente në “Akuzat për Lul Berishën dhe Shullazin për vrasjet e bujshme, reagon Yuri Kim: SPAK të demonstrojë forcën”

  1. u ngopem me fljale says:

    Bla bla bla bla bla bla bla……..sbehen me twiter dhe facebook dhe instagram keto pune , keto duan vendosmeri , duan kellqe , dhe pranga ………

    1. Bunkeri 2025 says:

      Kim ngjala e Lu Lu peshku…e Cekun e Bardhe…lol!

  2. u ngopem me fljale says:

    Bla bla bla bla bla bla bla……..sbehen me twiter dhe facebook dhe instagram keto pune , keto duan vendosmeri , duan kellqe , dhe pranga ………aaaaa me falni se nuk e dija ……skemi pranga , e ka deklaruar SPAK-u po une harova …..me falni ….

  3. luka says:

    Rastet e diteve te fundit te veprimeve te Spakut deshmojne se me ne fund drejtesia po leviz ne drejtimin e shumepritur.

  4. Twitter says:

    Mire per keto problem zonja Kim edhe mund Te degjojme por per zgjedhjet mos na jep me leksione se kur presidenti juaj deklaron se votat jane vjedhur e manipuluar dhe 50% e amerikanve besojne se votimet kane qene nje farse e manipulim mos kujto se do kesh moral tju flasesh per demokracine shqipetareve. Persa i perket krimit Te rruges po deshe te japim disa eksperta te policies sone qe dine si te sillen me harboured qe tju shpetojne nga ata qe djegin qytetet dhe bizneset, shkaterrojne monumentet ne USA. Boll me leksione twitteri.

    1. Asd says:

      Nuk do Kim si keshilltare? A e din se cfare i bejne politikanet shqiptare popullit dhe vendit? Sheshbeteje per te marre pushtetin. Piramidat dhe 97′ do te duken lule.

  5. lesh e li says:

    Ambasadore, mos degjoni shoket e hajdutve. Vazhdoni. Jeni ok.

  6. shelegura says:

    KUJE DO SHOFIM MET EN NE BIRIC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje