DËSHMIA/ Zbërthehet i penduari: Si e gjeta bombën që vrau Vajdin Lamajn, roli i Lul Berishën, Viktor Ymerit dhe Shullazit. Si e vramë Klodian Saliun, Lenti qëlloi me "Skorpions", Indriti me pistoletë

9 Dhjetor 2020, 11:03Kronika TEMA

SPAK shpalli në kërkim Lulzim Berishën dhe Viktor Ymerin për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit me bombë me telekomandë vendosur në ashensor në vitin 2005 në Tiranë. I akuzuar për ngjarjen është edhe Emiljano Shullazi.

Akuzat ndaj tyre janë ngritur pas dëshmisë së njërit prej personave që ka gjetur tritolin, me të cilin u vra Lamaj.

Luftar Reçi është zbërthyer për prokurorinë duke treguar se kush ia kërkoi gjetjen e bombës. Ndër të tjera, në dosjen e siguruar nga abcnews.al, Reçi shprehet:

Ka qenë mesi i muajit shkurt të vitit 2005 kur Lulzim Berisha më ka marrë në telefon duke më pyetur nëse kishja më nga ato “nëntëshet” që janë tritol. Bëhej fjalë për një atentat që do të përgatitej ndaj hasmit tim në Dibër. Unë nuk e bëra këtë atentat pasi pash që ai kishte fëmijët me vete. …

Më tej, Reçi shprehet se minën e mori Indrit Taulllai dhe më pas dëgjoi se ishte vrarë Vajdin Lamaj. Në lidhje me këtë, Reçi shprehet se kishte telefonuar Lulzim Berishën, por ai i kishte thënë se për ngjarjen ka dijeni Indrit Taullai.

Reçi deklaron po ashtu se gjatë bisedave në tavolinë, Indrit Taullai është krenuar me vrasjen e Vajdin Lamajt duke thënë se “pordhën e madhe e kishin bërë copë copë…“.

Reçi gjithasht tregon se përmes një të njohuri i kishte siguruar lëndën plasëse grupit të Lul Berishës dhe një natë kishin shkuar sëbashku me ta në garazhin e shtëpisë së tij për të përgatitur tritolin që do të përdorej për një vrasje. Në dëshminë e tij, Reçi thotë se nuk e dinte për kë bëhej fjalë.

Kur kishte pyetur se çfarë vrasje do të bëhej, Reçi tregon se grupi i Lul Berishën i ishin shprehur se bomba do të vendosej në një makinë tip “Volkswagen”, e cila do të shpërthehej në momentin që do të ishte pranë një makine tjetër.

Ndryshim plani

Por, ndërkohë që po përgatitej mina, Reçi tregon se Indrit Taullain e telefonoi dikush. Në moment, tregon ai, Taullai u kthye duke thënë se plani kishte ndryshuar dhe se për shpërthimin do të përdorej lëndë plasëse C4.

Pas 15-20 minutash, Indriti u kthye në garazh me një kuti ku shkruhej Crnegoru dhe e pash që ishte tritol C4“, shprehet Reçi.

Ti ke detyrë vetëm ta montosh në mënyrë që të jetë funksionale, gati për të shpërthyer“, tregon Reçi se i kanë thënë grupi i Lul Berishës.

Bomba u mor nga Emiljano Shullazi

Në dëshmi, Reçi tregon se minën me telekomandë që u përgatit në një garazh e mori në dorë Emiljano Shullazi, i cili ishte bashkë me një vajzë. Sipas tij, Shullazi ishte brenda një makine me ngjyrë të errët, bashkë me një vajzë kur mori bombën.

Reçi tregon po ashtu edhe për një episod, sipas të cilit Viktor Ymeri ishte mburrur në burg se “grupi i Emiljano Shullazit hapeshin kot me makina dhe femra të bukura dhe se nuk ishin për këtë punë, por vetëm për të vendosur gjoba, pasi personin që i vuri bombën Vajdin Lamajt e kishte gjetur ai nga qelia“.

Përfshirja e Viktor Ymerit

Luftar Reçi tregon edhe mënyrën se si është përfshirë në këtë ngjarje Viktor Ymeri, ose Tori, siç e thërrisnin shkurt ata.

Në njëren prej bisedave gjatë takimeve tona, u tha se Viktor Ymeri (nga burgu) kishte gjetur personin që do ta vendoste bombën mu pas qafe, në dialekt dibran që të qeshja unë. Indriti tha se Tori ka gjetur njeriun e duhur…

Vrasje me klering

I penduari i drejtësisë shpjegon edhe momentin se si është vënë në kontakt me grupin e Lulzim Berishës.

Kishim një marrëveshje me Lulin, Lentin (Plaurent Dervishaj dhe Indritin. Unë shkoja çdo ditë në Durrës dhe i takoja ata. Marrëveshja ishte se unë do të ndihmoja në vrasjen e Klodian Saliut dhe ata do të vrisnin hasmin tim“, tregon ai siç shkruhet në dosjen e SPAK.

Zbardhet dëshmia e të penduarit: Lulzim Berisha erdhi në kazinonë time, më kërkoi të vrisja Klodian Saliun

hkëmbimi i hasmit mes Lulzim Berishës dhe Luftar Reçit është bërë në një kazino në Tiranë në muajin shkurt të vitit 2005. Në dosjen SPAK të siguruar nga ABC bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi tregon pas 15 vitesh Lulzim Berisha i ka shkuar në kazinonë që ishte në pronësi të tij duke i kërkuar të vrasë Klodian Saliun për shkak se e kishte kundërshtar. Sipas tij një polic i kishte thënë Plaurent Dervishajt që Saliu bashkë me dy persona të tjerë e kanë pritur atë bashkë me Lulzim Berishën për t’i ekzekutuar.

Reçi thotë se çdo pasdite për një muaj rresht ka shkuar në Durrës për të studiuar vendet ku qëndronte Klodian Saliun për të përgatitur ekzekutimin e tij. Ai tregon se para vrasjes, pasi është siguruar për skemën e saj, Lulzim Berisha është larguar drejt Turqisë për të hequr dyshimet që mund të binin mbi të.

“Në fillim të muajit Shkurt të vitit 2005 kam takuar në Tiranë Lulzim Berishën. Takimi u realizua në vendin e quajtur pranë stacionit të Trenit Tiranë, vend ku kisha një kazino timen. Kazinoja ndodhej në bodrumin e një pallati të ndërtuar nga një ndërtues kosovar me emrin E.A. Ky pallat është pranë stacionit të Trenit. Ishte ora 01:00 dhe erdhi Luli së bashku me Lentin dhe Indritin. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas të cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Salihu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliun e kishin kundërshtar dhe kishin frikë se mos i vriste. Gjithashtu ata donin ta vrisnin edhe në lidhje me kontrabandën dhe trafiqet që bëheshin në portin e Durrësit pasi e shihnin si rival. Sipas Lentit një polic i portit i kishte Lentit (Plaurent Dervishajt) që një natë Klodi me gjithë dy persona të tjerë ju kanë pritur te shtëpia e Lulit për t’iu vrarë.

Sipas Lentit polici ishte i pirë tapë në momentin që i kishte thënë këtë muhabet. Pasi ramë dakord të shkëmbenim hasmit, unë pothuajse gjithë muajin Shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja në Durrës që ta shihja si fytyrë shtetasin Klodian Salihu dhe të mësoja edhe lëvizjet e tij. Kur shkoja në Durrës fillimisht takoja Lulin, Lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studioja lëvizjet e tij dhe vendet ku rrinte Klodi ata më jepnin një djalë të ri, i moshës rreth 19 vjeç, i cili njihte Klodin si fytyrë. Nëpër Durrës lëviznim me një makinë tip Benz 250 tip i vjetër ngjyrë hiri me targa Durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaj. Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodi.

Mbaj mend për shembull se shkonim diku te Vollga pasi dyshonim se aty ishte kishte një lokal Klodi. Në këtë vend nuk e kemi parë asnjëherë. E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, ku na tha një natë Indrit në telefon se më duket se ishte atje. U futën në lokal në kat të dytë në një tavolinë dhe ai djali na tha se nuk ishte aty. Kemi kontrolluar në çdo lagje të Durrësit. Unë Lenti dhe Indrit filluam të bëjmë prova për vrasjen e Klodian Saliut. Vendosëm që vrasja të realizohej kur Klodi shkonte të takonte…. në Tiranë. Një javë rresht kemi pritur që të kalojë. Vendoseshim në një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës. Luli sapo mori vesh që … do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit u siguruar që të bëhet vrasja dhe iku në Turqi me qëllim që të mos dyshohej. Një natë para se të vritej Klodi kam fjetur në Durrës. Ditën e vrasjes në mëngjes jam takuar tek piceria e Lulit me Lentin dhe Indritin. Ndërsa Luli ishte në Turqi”, ka deklaruar ai.

Reçi ka treguar hap pas hapi çfarë ka ndodhur ditën e ekzekutimit të Klodian Saliut. Ai thotë se ka qenë Indrit Taullai ai që ka qëlluar viktimën me tre plumba pistolete dhe ka paralajmëruar pasagjerin Osman Truma, që ishte me të se nëse do të jetojë duhet të mbyllë gojën për atë që ka parë.

“Ne u bëmë menjëherë gati dhe ishim ulur në këtë mënyrë. Unë isha shofer, Indrit ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit ndërsa Lenti ishte ulur pas Indritit. Pasi kaloi Benzi në fjalë unë ndeza makinën dhe u nisëm në ndjekje  të makinës ku ishte Klodi. E arritëm shpejt por nuk e parakalonim dot për shkak të makinave të tjera. Diku mes Vorës dhe Durrësit i jemi afruar paralel me automjetin që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e BMW-së kanë qëlluar me armë në drejtim të Klodit, Indriti me pistoletë dhe Lenti me skorpions.  Kemi ecur paralel rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës automjeti i Klodit ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Pasi makina e tij përfundoi në kanal Indrit bërtiti me të madhe “mbaje o lal”. Hapa krahun, Indrit i është afruar benzit dhe ka qëlluar Klodin tre herë me pistoletën me mulli. Indrit i ka thënë pasagjerit se nëse donte të shpëtonte të mbyllte gojën”, ka deklaruar ai.(ABC News)

3 komente në “DËSHMIA/ Zbërthehet i penduari: Si e gjeta bombën që vrau Vajdin Lamajn, roli i Lul Berishën, Viktor Ymerit dhe Shullazit. Si e vramë Klodian Saliun, Lenti qëlloi me “Skorpions”, Indriti me pistoletë”

  1. Iso says:

    Per mua ky duhet te jete nje dava mashtruesi qe llafet e mburrjet e ketyre trapave qe hapen by…esh,duke bere nje vrasje e duke bere pastaj sikur i kane realizuar edhe dy-tre te tjera! Me sa kuptova cfare thote ky tipi jane ne kuadrin e thashethemeve dhe aspak te provave.

    1. Ilir says:

      Ka emra personazh, deshmitaresh, dhe shume detaje. Jane te verifikushme. Ketij I rrezikohet koka ne burg dhe kushedi cfare shpreson!

  2. Patrioti says:

    Ky tipi po thote qe ka qene shofer i mjetit kur eshte realizuar nje nga vrasjet. Kaq mjafton. Keta bandite nuk kane me as Gjushin qe t’ju leshoje rekomandime per sjellje te mire. e ti nxjerri nga burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje