Policia e Shtetit: Jemi të prekur nga vrasja e Rashës, analizë të gjithë shkaqeve që çuan në incidentin fatal

9 Dhjetor 2020, 14:52Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku mbeti viktimë 25-vjeçari Klodian Rasha, i cili u qëllua nga një efektiv i Policisë.

Në një deklaratë për median Policia bën me dije se pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt. 

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

(TemA)

3 komente në “Policia e Shtetit: Jemi të prekur nga vrasja e Rashës, analizë të gjithë shkaqeve që çuan në incidentin fatal”

  1. Toni says:

    Gjen me te mir qe mud te beni : mos na vrisni : ai injorant istruktor qe instrukton policet duhet te shporret nga policia , policis tregoini se njeriu vritet vetem kur qellon per te vrar dhe esht i rrezikshem per komunitetin , po se shet drog blen drok apo nuk ndalon, nuk qellohet nga mesi e lart , nese plubi e ze viktimen ne pjesen e siperme , esht vrasje me paramendim polici te denohet me burg te perjeçem , e cilsova : perveç ne raste terroriste ose kur kundervuhet me arm per te vrar forcat e rendit , ne kte rast nuk ka justifikim per keqbersin , kjo ka qen rregullore ne kohen e PPShs , mos msoj nga Amerika policia jon , se nuk jan njelloj , shteti Amerikan i ka len armet te lira popullit vet , ktu ke ne jan te ndaluara me ligj , nuk ka arsye policia te qelloj me arm , kjo ishte skandaloze te iki tjetri 25 vjeç per nje kapriço polici , esht rrit me njemij halle or qen , i qoft dheu i leht , koh rrumpall te vrasin duke shku me ble buk .

  2. Tetovari says:

    Oh Zot çfar fatkeqsie deri dje vriteshin njerzit per nji fjal ofenduese tash filluan edhe shoket e punes mes vehte me u vra, zoti i ndërgjegjsft shqiptaret ane mban ku do qe jan, se jemi nji komb i nëpërkembet.

  3. *** says:

    Ja ku foli edhe Toni qe e blen buken ne oren 1.30 pas mesnate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje