Mori nënshtetësinë nga Meta për 8 orë, Shërbimi i Provës në kërkim të Cobinnah! Rrezikon sërish qelinë

9 Dhjetor 2020, 14:55Kronika TEMA

Ish-lojtari i Tiranës, Winful Cobinna shpallet në kërkim nga shërbimi i provës pasi prej vendimit të dënimit me 100 orë publike për falsifikim të leje qëndrimit ai iku drejt Egjiptit.

Vendimi i shkallës së parë dhënë më datë 10 nëntor detyronte ish- lojtarin e Tiranës të mbante kontakte me shërbimin e provës, por nga ajo ditë ai s’gjendet as në adresën e dhënë dhe është larguar jashtë vendit.

Shërbimi i provës pritet t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë për rikthimin e tij në qeli për shkak të shkeljes të kushtit për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës.

Sipas ligjit duhet që Cobinnah të shlyej detyrimin për 100 orë punë publike brenda 6 muajsh me grafik të përcaktuar, por prej një muaji tashmë ai është larguar nga Shqipëria.

Cobinnah mori brenda 8 orë pasaportën shqiptare ndërsa ishte dhe nën akuzë nga prokuroria për falsifikim dokumentesh./shqiptarja.com

3 komente në “Mori nënshtetësinë nga Meta për 8 orë, Shërbimi i Provës në kërkim të Cobinnah! Rrezikon sërish qelinë”

  1. Kerkoja ta beje presidenti kete denim per 100 ore publike dhe shlyhet kubina

  2. Realisti says:

    Sa bukur i kane vene fotot.. mjeshtri i sportit dhe marifeteve kthen koken mbrapa dhe pyet Liken, presidentin tone… What the fuck is that in your hands?

  3. Tirana e Vjeter says:

    Shkoni dhe Arrestoni Mafjozin, dhe TRafikantin e Pasaportave Ilir Meten ne Presidence,dhe jo Farikanin “Shqipetare” te ILir Metes..
    Afrikanin Kerkojeni ne Dyshekun e Monika kryemadhit….hajde dhe thote jame Presidente Krimineli?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje