Nga klub nate, në “qendër shëndetësore”

10 Dhjetor 2020, 09:46Lifestyle TEMA

Një klub nate zviceran i mbyllur nga kufizimet e COVID-19 është shndërruar në një qendër të përkohshme të dhurimit të gjakut. Trajtimi me anë të plazmës filloi gjatë periudhës së pranverës dhe u pa mjaft efektive në shumë vende të botës.

Llambadarët që dikur ndriçonin dyshemenë e vallëzimit për mijëra vizitorë në klubin e natës MAD në qytetin e Lozanës, tani shërbejnë për infermierët për të bërë injeksionin dhe për të marrë gjak nga vullnetarët.

I gjithë ky proces shoqërohet edhe me këngë në sfond nga grupet e famshme Queen, Bee Gees si dhe hitet e  Michael Jackson.

Menaxheri i këtij klubi nate Igor Blaska është shprehur se për 35 vjet ky vend qëndronte i hapur deri në orët e para të mëngjesit për të gjithë njerëzit që kërcenin dhe konsumonin alkool. Igor ndihet krenar që ky vend po qëndron i hapur për ata njerëz që vijnë për të dhuruar gjak për të sëmurët me Covid-19 .

Dhuruesit e gjakut theksojnë se ky vend legjendar tanimë po thyen kufijtë për të ndihmuar çdo pacient të sëmurë rëndë nga virusi.

Klubi i natës është mbyllur për gati 10 muaj për shkak të kufizimeve të ashpra që ka vendosur qeveria si pasojë e rritjes së rasteve.

Zvicra është goditur rëndë nga një valë e dytë e rasteve COVID-19. Në total, ajo ka raportuar më shumë se 350,000 infektime dhe më shumë se 5,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

1 komente në “Nga klub nate, në “qendër shëndetësore””

  1. Refiku says:

    Jo-respekt per nje “shtet” parazit qe jeton fale llogarive sekrete, te gjakut e djerses e jetes se miliona njerezve ne bote.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje