Kryeministrja daneze siguron bashkëqytetarët e saj se Danimarka do të mbajë nën kontroll valën e re të koronavirusit.
Qeveria është hedhur në veprim. Restorantet, muzetë dhe kinematë u mbyllën nga e mërkura në 38 komuna, ku jeton gjysma e popullsisë përfshirë edhe Kopengahenin. Shkollat do të mbyllin dyert gjithashtu.
Kryeministrja u kërkon danezëve të kufizojnë grumbullimet gjatë festave deri në 10 persona.
Në mars, Danimarka ishte një prej të paktave vende që u izolua. E më pas, në prill, një prej të parave që rihapi shkollat e lehtësoi masat.
“Kur u goditëm nga pandemia në fillim të marsit vepruam shumë shpejt, e po ashtu bënë politikanët dhe qeveria jonë. Ata nuk humbën kohë, ashtu siç bënë disa shtete të tjera, të cilat u përballën pastaj me sfida më të mëdha. Në muajt e verës, niveli i infektimit dhe vdekjeve mbeti i ulët”, u shpreh Soren Brostro, drejtori i Autoritetit Shëndetësor Danez.
Dhe një analizë e CNN e të dhënave nga universiteti i Oksfordit, dhe ai i John Hopkins tregoi se Danimarka ishte më e suksesshme se gati çdo vend tjetër në Europë për t’i mbajtur të ulëta shifrat e infektimeve dhe vdekjeve, edhe pse jo me kufizime drastike.
Sipas vlerësimit të Oksford, Danimarka ka pasur politikën më të efektshme të testimit e gjurmimit në Europë, mes shtatorit dhe nëntorit, pas Qipros. Tradita daneze e vendosjes së shoqërisë para interesave personale, e ndërthurur me besimin te qeveria kontribuoi në suksesin e vendit.
“Kur qeveria thotë, se tani mund të grumbulloheni deri në 10 persona shumica e njerëzve e bëjnë këtë. Kur u kërkon të mbajnë maska, qytetarët u binden dhe e bëjnë vullnetarisht”, u shpreh historiani Gert Tinggaard Svendsen.
Në muajin gusht, një studim i financuar nga Komisioni Europian zbuloi se 95 për qind e danezëve ishin të kënaqur me reagimin e qeverisë ndaj pandemisë.
Por, ndërsa niveli i infektimit edhe atje po rritet, suksesi i strategjisë daneze vihet edhe një herë në provë. Qeveria nuk mund t’ia dalë e vetme, dhe si gjithmonë mbështetet në vullnetin e mirë të qytetarëvë për të frenuar pandeminë.
Po keta sikur ishin trima …
Optimistit,
ketu nuk eshte ndonje virtyt te jesh trim, virtyt eshte te jesh shoqeror dhe me mendje funksionale.
Aktualisht, Kopenhaga dhe disa rajone te tjera, jane ne nivelin alarmant 4, sot vdiqen 14 vete (per krahasim, deri para dy javesh sihin ne total 750 vete te vdekur qe ne fillim te pandemise).
Komunat me te prekura jane ato ku jetojne ata qe jane ne fis me trimat, dmth emigrante te ardhur nga vendet qe falen 5 here ne dite, por qe kane manine te thyejne ligjet.
Trimeria e vertete ka ngelur ne Shqiperi dhe duket qarte se si shkojne punet ne Tirane.
Barbaria ka pushtuar Shqiperine.
S´dime c te bejme, te qajme apo qeshim.
Do ti duhej vetem 30 ” nje danezi nga kronikat e lajmeve per te zbatuar rregullat kundra covid-19.
Ne tirane , para se ti ndjekim, duhet te marim mendimin e Gjekmarkajt, mark markut, te atij Fuges me syze, une nuk e kuptoj xhanem, ketu mbaron e mira e Elites shqipetare , qe mos te kete dite qe njeri nga keta te dale e te na japi mend.?
Pastaj na del dhe nje Stres qe thyen e shan,qellon dhe vret shtetin, ne mbremje dhe diten fshihet si urith
Kjo sjellje e shqiptareve ( jo te gjitheve natyrisht)tregon me se miri ate cfare transmetojne tipat si Gjekmarkaj ne publik cdo mbremje nga ekranet televizive,urrejtje, mllef, hakmarrje, dhune, ligesi, asgje me shume.