Nga Mustafa Nano
Një vrasje si kjo e Klodian Rashës nuk është se ndodh përditë në Shqipëri. Dhe “me vrasje si kjo” kam parasysh një “vrasje të bërë nga policia”. Ky është rasti i parë, nëse kujtesa nuk më bën ndonjë hile.
Më 21 janar 2011 kemi parë një regjim vrasës të urdhërojë të shtihet mbi popullin, por shí për këtë shkak nuk ka lidhje me këtë krim policor, që përbën një episod tragjik në historinë e policisë sonë, në qendër të të cilit është një polic që nuk dyshohet se ka dashur të vrasë, por që është, megjithatë, autori i një krimi. Një polic që, sipas shumë gjasash, nuk e ka merituar ta veshë atë uniformë.
E prandaj, ky ishte rasti për të organizuar një protestë, nëpërmjet së cilës do të duhej të ngrihej zëri kundër praktikave të relaksuara në rekrutimin e policëve, kundër mendjelehtësisë me të cilën shumë policë e ushtrojnë atë profesion, që është një nga më të nderuarit e më të vështirët, kundër informacionit pikë-pikë, tek-tuk kontradiktor, të dhënë nga policia mbi këtë ngjarje, apo edhe kundër ministrit të Brendshëm.
Zërat që kërkojnë dorëheqjen e tij nuk duken të paarsyeshëm. Një ministër i Brendshëm edhe mund të largohet pas një ngjarjeje kësodore, edhe pse ai vetë është krejt i palidhur me të. Një ministër nuk largohet vetëm kur rezulton me faj drejtpërdrejtë në një tragjedi apo të pabërë. Ai mban përgjegjësi edhe për gjëra që ndodhin mes/prej atyre, që janë nën hyqmin e tij. Ka qenë edhe ai vetë që na ka ftuar ta shohim kështu këtë punë, kur është shprehur në një rast se “prapa çdo veprimi policor duhet të shihni fytyrën time”.
Është një nga frazat më inteligjente që kanë dalë nga goja e tij, s’ka gjë se nga e njëjta gojë kanë dalë edhe fraza budallaqe, njëra prej të cilave nuk ka mundur t’i shpëtojë vëmendjes së askujt. “Polic ke qenë, polic ke për të mbetur,” i tha një deputeti në Kuvend. Vini re! Për ta denigruar apo poshtëruar një deputet të opozitës, ai gjeti t’i përmendte atij të shkuarën dhe mendësinë prej polici.
Donte ta bënte me turp për këtë fakt. Dhe ky njeri e ekspozoi këtë përbuzje për figurën e policit, teksa ishte (dhe është) i veshur me kostumin e kreut të Ministrisë së Brendshme. Ajo ishte një rrethanë, në të cilën atij i duhej kërkuar dorëheqja.
Përgjegjësitë e tij duhen kërkuar edhe në reagimin pas asaj që ndodhi. Fillimisht, bëri përshtypje një përpjekje e policisë për ta mirëkuptuar, a ndoshta mbrojtur, shkaktarin e ngjarjes. Deklarata e parë, dhe më pas njoftimet përditësuese, ishin në përputhje me (në ndjekje të) çfarë dilte në dritë pa dashjen e saj, apo që zbulohej nga media. Fillimisht, u tha se polici ka qëlluar në tym, ngaqë ishte errësirë, dhe këtë e shitën si një rrethanë që e nxirrte policin me pak, ose aspak, faj.
Lëre që është një justifikim i lig, por është edhe i trashë. Fakti që ka shtënë në terr, nuk e nxjerr pa faj. Përkundrazi, e nxjerr edhe me më shumë faj, pasi në këtë mënyrë ai ka rrezikuar potencialisht edhe jetën e njerëzve krejt të pafajshëm që mund të qëllonin në trajektoren e atij plumbi të lëshuar kuturu. Pastaj, u tha se një armë u gjet shumë larg vendit ku ndodhi krimi, dhe kjo armë iu faturua Klodianit, pa qenë në gjendje ta mbështesnin këtë pretendim me ndonjë provë. Më tej, zunë t’i bënin biografinë viktimës.
Ky vesi i përgojimit të viktimës me synimin për ta kriminalizuar pas vdekjes (vrasjes) është një nga sjelljet më absurde tonat. Nuk e di nëse ky zhbirim i jetës së viktimës, në rastin e Klodianit, ka qenë me burim policor, por di që policia s’e ka për gjë ta bëjë këtë veprim. Para disa muajsh, kryepolici i Shqipërisë, Ardi Veliu d. v., u pa në televizion duke legjitimuar në një mënyrë shumë të çuditshme dhunën policore ndaj dikujt.
Ai publikoi një video, ku shfaqej nëna e keqbërësit me kobure në dorë, dhe me këtë donte të na thoshte: “Nuk është vendi të provoni empati për djalin e dhunuar. Shikoni se çfarë nëne ka!!!!” Më pas doli që nëna e tij ishte duke aktruar, me kobure uji në duar.
Pavarësisht këtyre çudive të policisë shqiptare, duhet thënë se ka qenë ajo që e ka dhënë lajmin e para, duke mos e fshehur se Klodiani ishte vrarë nga forcat e saj. Sot, ky polic është i ndaluar. Dhe po hetohet. Ai do t’i nënshtrohet një procesi gjyqësor, që do të zhvillohet në sytë e të gjithëve. Dhe ai do të marrë dënimin e merituar. Përgjegjësia do të jetë e tij. Përgjegjësia e të tjerëve, e ministrisë, e qeverisë etj., është e natyrës morale e politike. Dhe në këtë pikë duhet ta fokusojë diskutimin e vet opozita. Mirëpo, ajo ka zgjedhur rrugë tjetër.
Gjëja më e parë që bëri Lulzim Basha ishte një vizitë rrufe, në të nxehtë, në shtëpinë e viktimës!!! E përfytyroni dot të jeni duke vajtuar njeriun tuaj (ju kërkoj ndjesë që po ju ftoj të zhyteni në përfytyrime të tilla të pakëndshme), dhe në derë t’ju shfaqet një njeri që kërkon ta përdorë dhembjen tuaj për një shfaqje politike? Unë do ta kisha nxjerrë me shkelma jashtë dikë, kryeopozitar apo kryeministër qoftë, në një situatë të tillë.
Basha nuk u mjaftua me këtë gjest mizerabël. Ai i urdhëroi të vetët të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë se çdo gjë tjetër në këtë botë: të dalin në rrugë e të zhvillojnë protesta të dhunshme. Dhunën e kanë në ADN-në e tyre. Mes arsyeve që më bëjnë të mos e shqyrtoj asnjëherë idenë për t’ia dhënë votën kësaj opozite, është vandalizmi i tyre. Janë vandalë me patentë. Ta shpifin. Ta bëjnë këtë qytet të pabanueshëm. Nëse nuk zhvillojnë një protestë të dhunshme, u ngjan vetja si të kotë, të ngeshëm, të përbuzshëm.
Një protestë e bukur, paqësore u ngjan me gjënë më të shëmtuar në botë. U ngjan si një demonstrim spektakolar i dobësisë dhe paaftësisë së tyre. Edhe sikur të jenë në gjendje të mbledhin një milion vetë kundër qeverisë, ata po njësoj do të mbeten të pakënaqur e të trishtuar po të mos kenë mundësi të ushtrojnë pak dhunë. Nuk është pjesëmarrja dhe numrat që i ngushëllojnë. Është dhuna.
Pak dhunë u bëhet shëndet, gjak e dhjamë, u kthehet në antikorpe, apo në vaksinë kundër COVID-it. Pak dhunë ka efekt terapeutik tek secili prej tyre. Dhe për ta legjitimuar dhunën e djeshme nuk e patën për gjë t’i mbushnin mendjen vetes se krimi ishte shtetëror. “Frymëzuesi i këtij brutaliteti është Edi Rama dhe Sandër Lleshaj,” tha Basha.
Mes tyre kishte disa që i mëshuan paraleles mes Klodian Rashës të ndjerë dhe George Floyd-it, amerikanit me ngjyrë që u vra nga policia në Minneapolis. Por kjo paralele është shumë e kërkuar, nuk qëndron as në qiell, as në tokë, ndonëse dy vrasjet kanë dy gjëra të përbashkëta: 1. U bënë nga duar policësh; 2. U bënë në shkelje të ligjit. Por këtu ndërpritet analogjia. Krimi policor në SHBA u bë me dashje dhe për motive raciste. George Floyd-i pra, u vra se ishte me ngjyrë.
Dhe reagimi i fuqishëm më pas erdhi, ngaqë ajo vrasje ishte provë e faktit që racizmi mes një pjese të policisë amerikane është një dukuri e përhapur. Protestat për këtë shkak u kthyen në të dhunshme (për mua Trump-i është Presidenti më i keq që kanë pasur ndonjëherë SHBA-të, por në përplasjen mes tij e protestuesve të dhunshëm e plaçkitës unë isha i tëri me të, që ishte në mbrojtje të rendit e ligjit), ndonëse ndaj autorëve të krimit nisi një proces penal.
Ndërsa Klodiani nuk u vra se kishte një identitet të caktuar racor, fetar, politik apo etnik. Ne duhet të presim që kjo ngjarje të zbardhet, por një gjë mund ta themi që tani: Vrasja nuk është bërë nën motivime të tilla. Në fund ne do të kemi një fajtor, dhe ai fajtor do të jetë polici që ka shtënë pa asnjë arsye në drejtim të tij. Prandaj, protestat e dhunshme janë absolutisht të papranueshme.
Bëhen edhe më të papranueshme prej faktit, që dhuna nëpër rrugë nuk ushtrohet prej njerëzish të cilëve u vjen keq për Klodianin, apo të cilët duan një polici më të mirë (e kemi të qartë se ç’polici dinë të ngrenë). Dhuna ushtrohet prej njerëzish që duan të rifitojnë çfarë kanë humbur, pushtetin.
Dhe sa më shumë kuptojnë që nuk e kanë të lehtë ta marrin pushtetin, aq më të dhunshëm bëhen. Duhet të përgatitemi për ditë më të vështira për shkak të tyre. U ka vajtur atje ku nuk mban më për pak pushtet.
NJE SHKRIM I SAKTE,RESPEKT.
O Tafe (Mustafa) une quhem Lekë Ndreca jam mirditor kam lindur në Manëz të Durrësit dhe jam rritur në Vorë të Tiranës….kam 30 vjet që jam emigrant do të dëshiroja me shpirt të interesoheshit për vrasjen e GAZMEND MANES nga një polic me plumb në ballë me distancë prej rreth 2 metrash në mes të Vorës
Turp të të vijë z. Nano, që edhe në këtë rast e ngjyeve penën për të sulmuar opozitën! Ke qenë i vogël kur në 21 Janar protestuesit u futën me makinë në kryeministri (nuk mbroj vrasjet që ndodhën në fund të protestës, por protestat e 21 janarit kishin në krye de fakto dhe de jure opozitën, por protestat mund të bëhen të dhunshme)?! Sot, ti dhe unë, do të na duhet që ti paguajmë Bechetit 110 mln euro thjesht për tekat e Ramës dhe ti si njeri publik, nuk e ngjyeve penën asnjëherë për të shkruar dy rreshta që fajtorët duhet të ndëshkohen. Kthen dot përgjigje për këtë? Prandaj po të them që nuk duhet vota jote për të zhdukur këtë diktator, që dikur të jepte shpresë. Do të të vijë dikur turp që je rreshtuar në anën e diktatorit. Besomë!
O Thanas copa! Pe ke kryeministri e ke fjalen? Per ate qe Sala jot donti t’i hapte dyert me arkivolin e Azemit? Shko jeto anes Lanes e mos dil ne shesh se vjen era shpelle edhe duke shkruar.
O Muc nano !
Po qe Rinia jane te gjithe te papune, dhe ikin jashte ne sasi me te medha edhe se nga c’ikin nga Siria qe eshte ne gjendje lufte
te duket normale zotrote ?
Po cmimet e taksat qe rriten perdite duke hritur me te lartat ne Europe,
po rruget qe shtrohen me costo 10 milion dollare per KM , te duken normale more ?
Po qe ne Opinion tani po thuhet se mbi 80% e protestuesve jane rini studentore,
te duken partiake ty o kokeqyp, o karrkature gebelsiane e Skraparit ?
O PALL…ME 25 PRILL…ATY MAT BYTH..ATY SHIKO SA SHQIPTAR E DUAN APO JO KETE QEVERI…
O Hajvan, ! Nuk e kupton komentin ?
Une nuk them se te behet permbysja e qeverise me dhune dhe te marin pushtetin
Por protestat nukk tregojne frike sic thote ky sharlatani i Skaraparit,
dhe po ashtu protestat nuk jane nje mjet per te mare pushtetin sic e mendon ti
Protestat jane nje gjendje e natyreshme ne demokraci,
dhe ato jane tregues negativ i qeverisjes kur ekonomia dhe siguria e qytetareve jane ne standarte te uleta fare,
DHe natyrisht nuk them te behen protesta dhune, duke thyer e djegur–te behen protesta normale pa dhune
Leke pershendetje ,jam nje zonje dhe unê si ti nê emigrim ,nê France ,aty ku janê tê drejtat njeriut .Cfar viti ka ndodhur kjo histori ju lutem ?
“Ta bejne kete qytet te pabanueshem”. Tu prish rehati zotrote? Ik ne Skrapar me dhite dhe do te shohesh ça qetesie eshte. Ky qytet eshte i pajetueshem per ata mijera te rinj qe kane dale ne shesh. Nje qytet qe si ofron as mundesine per te dale te blesh cigare pa lejen e zagareve te Ardi Veliut si mund te quhet i jetueshem? Dhe kjo nuk filloi sot. Kjo filloi kur ministri(ai tjetri) u thoshte policave “bravo cuna” si nje cub kur vrane nje djale me probleme mendore. Asnje empati. Asnje shenje keqardhje. Asnje dyshim per keputjen e nje jete edhe ashtu te trazuar e qe kishte nevoje per ndihme nga nje doktor e jo per nje plumb nga nje polic. Kjo filloi kur i gazuan njerezit e femijet brenda shtepive te tyre (pa leje bertasin kafshet) tek unaza e re. Kur i thyen ne dru artistet tek teatri thjesht se protestonin per shkaterrimin e nje vendi te shenjte per ata(dopolavoro fashiste ulerin lukunia e hienave veliste). Kur shalegjati qesendiste se shqiptareve nuk u ngrihej. Filloi qe atehere por nuk do ndalet deri sa ta ndalin. Muços si pelqejne ata qe protestojne se ata sjane “intelektuale” qe tjerrin pordhe neper studio. Po ata sjane inetelektuale dhe ate qe duan e kerkojne ashtu si dine por ata nuk jane bythelepires si ti.
Turp të të vijë z. Nano, që edhe në këtë rast e ngjyeve penën për të sulmuar opozitën! Ke qenë i vogël kur në 21 Janar protestuesit u futën me makinë në kryeministri (nuk mbroj vrasjet që ndodhën në fund të protestës, por protestat e 21 janarit kishin në krye de fakto dhe de jure opozitën, por protestat mund të bëhen të dhunshme)?! Sot, ti dhe unë, do të na duhet që ti paguajmë Bechetit 110 mln euro thjesht për tekat e Ramës dhe ti si njeri publik, nuk e ngjyeve penën asnjëherë për të shkruar dy rreshta që fajtorët duhet të ndëshkohen. Kthen dot përgjigje për këtë? Prandaj po të them që nuk duhet vota jote për të zhdukur këtë diktator, që dikur të jepte shpresë. Do të të vijë dikur turp që je rreshtuar në anën e diktatorit. Besomë!
O THANAS LANGO…IK FSHI QURRET ANDEJ…
Muci bravo; si te duash po kjo eshte PD
hoqen Halim Kosoven vetem qe nuk shau nga nena
Edi ramen ne parlament
mos u merakos kostot e demeve i marrin ne 25 pril 100%
I dashur Mustafa ke qelluar ne shenje,jane te bindur se me vote nuk kthehe kurre ne pushtet, prandaj i kthehen dhunes,ky eshte nje skenar I sterperseritur nga Sali Berisha.
Shqiptaret nuk duhet te ushqejne asnje iluzion,kjo eshte fytyra e Sali Berishes dhe detashmentit kriminal PD qe frymezohet prej tij,jam me se I sigurt se shqiptaret do ta ndeshkojne rende kete band kriminale ne 25 Prille 2021.
Jane nje llum tribal hajvanesh, tashme te hedhur ne gropen e jashteqitjeve te historise.
I provuan te gjitha nga tradhetite, terrorizmi, vrasjet, vjedhjet, por tani ju kane rene breket.
Gjithe ajo edukate dhune dhe halabakerie qe kane mes vetes, jo shume vone do te sherbeje vetem qe te shqyhen si qente mes njeri tjetrit.
Nuk eshte cudi qe edhe Basha te rrihet dhe te haje ndonje plumb bytheve nga klanet e rrugacve te partise qe presin ngordhjen e kermes plake, per te shqyer Tokn e Xanun te Berishajve.
Ndersa per vete kermen, nuk shoh ndonje adhurues apo llustrues vrime nga te tijet, qe eshte gati ti jape djalin e vet si kurban per gjaksit qe e pergjojne, ne vend te Shkerdhenit.
Edhe une jam i sigurte per dhune dhe makabritet, por vetem aty ku ka rene rrufeja.
Ne fund te fundit, keshtu e mbyllin ciklin kermat e ndyra qe nuk shqiten.
Jetojne si qen, sillen si qen, nderrojne qime dhe ngelen po qen dhe vdesin po si qente.
Mos prisnim qe Sali bajga te ngordhe si Zotni?!
Cfare beri me zotnillek ne jeten e tij?!
Gjithmone dhe kurdo nje jashteqitje halabake. Pjella me e ndyre e kulturen sone te mizerjes.
Te lumte dora dhe mendja, nuk ke lene gje pa thene po kujt ja thua atyre qe nuk duan te degjojne.
Shqiperine dihet kush po e djeg ata qe e kane zakon por dhe gazetaret po mundohen ti hedhin benzine zjarrit.
Degjoni si e refen Clirim Gjata faktin qe i dirigjon PD, nuk e dine se cdo te djegim mbas pemes, sigurisht nuk del vete atje ne krye ta djegi se eshte burracak.
I ke rene pak a shume pikes Mustafa.
Kur thua ADN duhet te besh kujdes. Nuk eshte provuar gjekundi nese eshte ajo pergjegjese. Me siguri ti ke menduar edukaten e ketyre njerezve dhe pse edukohen me dhune. Kjo kerkon diskutim dhe une jam i bindur se per kete pergjegjesia eshte e gjithanshme edhe tek ti dhe une.
E ka shumë saktë Nano!! Në ADN e kanë dhunen vandalet e PD-se! Prandaj nuk ju afrohet njeri, I njeh Tirana shumë mirë! Nuk e ka harruar njeri se si kapnin nga kembet vajzat e shkollave, pedofilet e malokut Sali në 90′! Apo si masakronin në pusi çdo njeri qe u thoshte i pari i tyre! Dje dilnin me arkivol në krah sot shpikin motrën e kufomes! Bëjnë thirrje per gjak e kufoma si dikur edhe sot! Me vjen keq per ata hallexhinjte e Bathores që u perdoren si mish per top per shumë vjet e që padrejtesisht mbajten mbi shpatulla urretjen qytetare ndaj shpellarve të malokut Sali! Perfundimisht edhe ata e kuptuan.. Në shesh duke shkaterruan e djegur bredhat sot ke vetëm shpellaret , jetimet e malokut Sali!
Zoti Mustafa Muci, me kete artikull keni arritur majen e gazetarise. Faleminderit per shkrimin dinjitoz. Nga ky shkrim duhet te marrin shembull te gjithe gazetaret ne vendin tone qe te mos behen sherbetore te politikes se mbrapshte si Blendi Fevziu apo Arjan Cani.
Dikur Kam pas respekt per shkrimet e tua por tani e ndjej qe po behesh me apo pa dashje nje puthadore e nje regjimi e theksoj e nje regjimi, vende te zhvilluara shume me teper se ne Franca psh dalin protestojne e prishin e bejne deme, nuk dilet ne proteste me tufa me lule
Sokoli-ne protestat ne France nuk bejne vandalizma francezet, por emigrantet afrikane e te tjere si ata. Pastaj edhe sikur kjo te ishte e vertete, perse duhet te ndjekim shembuj te keqij gjate protestave ne Shqiperi? Ka me shume shembuj pozitive, kur protestat behen paqesore ne te kater anet e globit. Si do te ndjeheshe zotrote po te ishe njeri prej atyre policeve qe u plagosen pasi ishin duke bere detyren ne mbrojtje te institucioneve publike.
Demokracia ka nje mjet shume efikas per te denuar politikanet qe dikush mendon se abuzojne me pushtetin, qe quhet “Vota”.
Ne se nuk je dakort me qeverine, mos e voto ate ne zgjedhjet e ardhshme, por ne asnje menyre nuk te justifikohet shkaterrimi, djegja apo vandalizma te tjera te prones publike te denja per kafshet e egra por jo per njerezit.
Prona publike u perket te gjithe qytetareve, pra edhe une edhe juve kemi pjese ne te dhe nuk besoj se juve do te donit qe prona juaj te shkaterrohej prej vandaleve.
O Sokol , duhet menduar pak me teper , perpara se te flasim . Ata protestues te dhunshem ne France , jane antare e simpatizante te partise fashiste te Le Penit dhe nuk duhen marre si model per te kopjuar apo krahasuar . Kete e di mbare bota , kurse ti i merr ata per idhuj !
Si gjithmone i sakte!
Sa me shume opozita e shikon veten larg pushtetit aq me agresive do behen
E Rama bam e Muci ham,
Aman o shok, aman aman.
ja edhe njne tjeter gomar i SHQUP-it.
E ke pare qe jane aktivizuar ne maksimum keto dy ditë. Ne fb, dita, ketu. Sikur ishin ne pritje te gjëmës. Ujku gjak do.
Mire e ke kjo parti ska asnje lidhje me democracine Qe kur eshte formuar vetem ka vrare dhe ka prishur Keq kur eshte nr pushtet me keq kur eshte ne opozite Mbaj mend dikur hidhnin shtyllat e tensionit te larte ne ere Tani fshihen mbas disa rrugaceve si ky mut Stresi Kaq veshtire eshte per policine qe i sfidon ky mut i biri i mutit.
Histori qe perseritet.
100 vjet me pare ishin levizjet analfabete katunare te Haxhi Qamilit qe digjinin flamujte shqiptare neper qytetet e Shqiperise dhe tani kemi 30 vjet me levizjen shpellare berishiste qe here ve mina neper shtylla tensjonesh, here vret neper prita, here i ve flaken institucjoneve, here sulmon depot, here sulmon komisarjatet, here sulmon Perendimin, por kurre nuk harron ti beje gojore serbit e grekut.
Analize e sakte. Mustafaj ka tjeter mendim: Je i shitur nga pushteti ndrrsa ky eshte i pavarur.
Hahaa, Muçi flet si Mustafa edhe pse me tiranta imiton si majmuni Larry King-un.
O muc po pse shkove te zezaku amerikes po ke greqine fqinje qe u dogj athina me dite te tera per vrasjen e nje te riu.E ke bere shkrimin si firzamonike.
Kot i bie rrotull o Muç. Klodiane e Stresa , katunar e malok me ADN kriminale, ky vend ka dhe do ketë edhe në të ardhmen, e largët fatkeqësisht. Po mire mo, të gjithë ju qe keni gjetur fajtorin, që në këtë rast është një polic, pse nuk analizoni pasojën . Pa mendojeni qe e kundërta do kishte ndodhur. Që diaboliku i natës te kishte vrarë policin . Të kishte vrarë një person tjetër, ose të vendoste nje kallëp tritoli në ndonjë banesë, makinë etj. Doli për kafe, ky ishte versioni i familjes. Në cilën kafe? Ku ka bare hapur në 1:30 pas mes nate ? Ishte i sëmurë mendor, versioni i dytë. Kjo duhet provuar më parë. Pa duhen parë kartelat klinike, pa duhen parë ambientet që frekuenton etj, etj. Ky polic nuk ka asgjë te përbashkët r me policinë dhe gardistët e Sali kafsherorit. Ata zbatuan një urdhër për të vrarë njerëz në mes të ditës, në mes të bulevardit, me duar ne xhepa, dhe ne sytë e dhjetëra telekamerave e kameramanëneve e qindra të tjerë okularë në ngjarje. Ky polic nuk ka marre asnjë urdhër. Është munduar të zbatojë ligjin e të na ruajë ne egoistë që mos na prishet gjumi. Ose më keq akoma, që mos ngrihemi të lemeritur se na futet në shtëpi një Stres a Klodian. Për vete nuk kam asnjë mëdyshje që, policia kudo të bën thirrje të ndalosh e të identifikohesh. Largimi ose tentativë për diçka të dyshimtë, i jep të gjitha kompetencat policisë të neutralizojë një pasojë që mund te jete edhe me e rende. Këta uliganet nuk u ngritën vetëm se u a kërkoi Berisha . Jo. Këta kane interesin e tyre në radhë të parë. Sepse janë njerëz të krimit. Dhe kriminelet lëvizin më shumë natën. Vjedhjet, rrëmbimet, apo deri tek larje hesapesh, në më të shumtën bëhen në errësirë. Ata hane si minjtë, dalin natën. Dhe kjo ngjarje atyre u heq garancinë. Nufull derrat me xhunga ne balle dhe kocka të dala siper faqeve, tipike kjo për personat e dhunshëm, këtë demonstrim e bënë edhe në shenjë solidariteti mes llojit. Vazhdimi i kësaj dhune tribale do marrë koston e vetë ne 25 Prill. Njerëzit shikojnë por nuk harrojnë. Askush nuk i afrohet dhunës. Tani kanë dalë zbuluar, nuk fshihen dot pas propagandës. PD është dhe mbetet sekt kriminal.
Drejt, shume drejt, faleminderit per analizen e sakte.
I sakte.Z.Nano.
O Tafe (Mustafa) une quhem Lekë Ndreca jam mirditor kam lindur në Manëz të Durrësit dhe jam rritur në Vorë të Tiranës….kam 30 vjet që jam emigrant do të dëshiroja me shpirt të interesoheshit për vrasjen e GAZMEND MANES nga një polic me plumb në ballë me distancë prej rreth 2 metrash në mes të Vorës
Cfare viti?
E ka shumë saktë Nano!! Në ADN e kanë dhunen vandalet e PD-se! Prandaj nuk ju afrohet njeri, I njeh Tirana shumë mirë! Nuk e ka harruar njeri se si kapnin nga kembet vajzat e shkollave, pedofilet e malokut Sali në 90′! Apo si masakronin në pusi çdo njeri qe u thoshte i pari i tyre! Dje dilnin me arkivol në krah sot shpikin motrën e kufomes! Bëjnë thirrje per gjak e kufoma si dikur edhe sot! Me vjen keq per ata hallexhinjte e Bathores që u perdoren si mish per top per shumë vjet e që padrejtesisht mbajten mbi shpatulla urretjen qytetare ndaj shpellarve të malokut Sali! Perfundimisht edhe ata e kuptuan.. Në shesh duke shkaterruan e djegur bredhat sot ke vetëm shpellaret , jetimet e malokut Sali! Pa asnjë hezitim.. Ti quajme shpellare, vandalet e PD-së!
Përshëndetje i nderuari Mustafa Nano!
Shkrimi juaj është profesional dhe pa anësi politike. Më pëlqeu shumë. Mbrëmë, pas ndjekjes së protestës dhe disa komenteve në mediat vizive, shkarkova dufin me disa vargje modeste, të cilat, pasi e bëj (ves i kahershëm për të shkarkuar një ndjenjë emocionale, qoftë kjo e gëzueshme apo dëshpëruese) ndihem më qetë e ndërkohë si i lehtësuar që jap një kontribut të vogël, pasi poezia është edhe një ditar shpirti për krijuesi. Dëshiroj ta ndaj me lexuesit e me ju këtë poezi të shkruar pas mesnate, ende pa u gdhirë 10 dhjetori 2020. Respekt!
Revoltë pas mesnate…
Revoltuese ekstreme, deri në palcë,
T’vritet djal’ i ri në derë të shtëpisë!
Sa jepet pushtet, e paskemi n’rracë,
Të shtypim, sikur njeriu të jet’ mizë!
Jo! S’ka ç’më duhet, asnjë krahasim,
Me qeverisje të para dhe me ofiqet!
Ligji u shkel e që të respektojë zinë,
Ministri politik urgjent të dorëhiqet!
Mos t’përmendet njëzet e një Janari,
Janë çmendi garime me peshë gjaku!
Polici s’ka ditur rregulloren për s’pari,
E dini çdo t’bëja të isha i parë Spaku?
Në ag, do t’i bëja provim rregulloren,
Gjith’ zinxhirit armëmbajtës të shtetit!
Mjaftonte një t’mos dinte si përdoren,
Do hapja padi, qarkas e vetë mbretit!
Po ne nuk kemi drejtësi n’njëqind vite,
Pa edhe levadhisin të gjith’ me radhë!
Krimet e djeshme bëjnë valle opozite,
Të sotmit, specialistë…veç për fasadë!
* * *
Fatos Luta, 10/12/2020
BERISHA FRYMËZUESI, DREJTUESI DHE ZJARRVENËSI .
NUK DO TA VOTOJ PATOZIN, SEPSE DO TI BASHKOHET BERISHËS PAS ZGJEDHJEVE.
Nuk e di a te interesojnë komentet e shkrimit tuaj ( TAFË) por po të Vinit në peshoren e ndërgjegjes (dhe jo të interesit) të dyja rastet do të kuptoni që populli ynë shumë pak kohë më parë ishte i lumtur me mos funksionimin e shtetit
Leke Ndreca-po te ishte e vertete ajo qe shkruani se “populli yne paska qene i lumtur me mos funksionimin e shtetit”, atehere Saliu me Meten do ishin votuar perseri dhe do ti kishim edhe sot peshqesh ne krye te vendit duke bere ato qe dine te bejne me mire, vjedhjen dhe vrasjen pas shpine. Ata qe ishin te lumtur me “mos funksionimin e shtetit” mund ti shikosh ne fotot dhe xhirimet e te ashtuquajturve protestues, ndersa lideret e tyre i ke ne SHQUP dhe zyren e Presidentit.
Shumê e saktê Ben !
Ka nje filozofi kjo thênjia juaj Lekê,por a din tê na jepêsh shpjegim ? apo janê nga ata qê e duan anarshizmin..
Nano mos u perpiq të japesh rrethana lehtesuese kesaj ngjarje grotekse! Në USA e në EU protestat ndodhin per shkakun se njerzit jo vetëm vriten por sepse askush nuk jep llogari apo denohet per vrasjen e tyre, perkundrazi edhe në rastet me ekstreme ka personazhe politike, forca politike apo njerëz me pushtet që haptas mbrojne vrasesit me uniforme! Per Floyd protestat nisem sepse asnjë nga policet ishte ndeshkuar per atë ngjarje, vetëm pasi dolen pamjet ata u pushuan nga puna dhe një prej tyre u arestua! Kurse per rastin e te riut në Tiranë nuk ka nje zë të vetëm që e mbron, polici është arrestuar dhe është në burg, hetimet vazhdojne pa asnjë pengese! Per çfarë protestojne e kundër kujt jetimet e Saliut?
Autori nuk ka thene kryesoren;a thua ti kete shpetuar?:
Para nje grushti shpellaresh tropojan dhe skrapalinjesh,qe vazhdojne ta shkaterrojne dhe ta shperbejne deri ne qelize kete Shqiperi,shohim reagimin e nje shteti anemik dhe pasiv,qe frika e paralizon dhe ja humb guximin per te zbatuar ligjin,te cilin eshte dhe i detyruar ta zbatoje,kundrejt kesaj egersise primitive.
Mire ahere kur sundonin keto banda,por dhe tani qe Rama ka pushtetin,eshte nervozonjese,irritonjese dhe me se e neveriteshme,te shohesh pafundesisht llojin e nje produkti ordiner shpelle,lushaj,qe ne shek e XXI,ne nje kryeqytet europian,te bej zullume here mbas here,qe djeg here mbas here institucionet aty dhe kryeministrine dhe qe i kundervihen nje shoqerie dhe nje shteti te tere,per vite te tera dhe mbas gjithe ketyre te shkoje ne shtepi i qete dhe me pas te bej zullumin e rradhes,sipas direktives se shpelles..
Jam plotesisht dakord Muci, por do ti shtoja ketyre edhe arsyen e fundit. Se fundi ne media jane publikuar rezultatet e institutit italian per zgjedhjet e ardhshmre. Perfundimisht kjo i carmatosi ata politikisht, por i armatosi rrugacerisht. Keta kujtojne se duke perdorur dhunen per rezimin e nje qeverie legjitime, pushteti do te kaloj automatikisht ne duart e tyre. Kjo vertet ka ndodhur dhe ndodh, vetem atehere kur kryhet grusht shteti. Po a mendojne keta birbo se do ta toleronte kush nje gje te tille ne nje vend europian dhe anetar i bllokut te NATOS? Keta birbo, me keto veprime te dhunshme, kompromentojne keq qellimin dhe motivin e saj dhe mbi te gjitha kane efektin e kundert. Njerezit e ndershem qofshin, te angazhuar politikisht ose jo, majtas apo djathtas, duke pare keto veprime te ketyre barbareve, me shum se kurre binden qe pushteti kurre nuk duhet lene ne duart e tyre. Keta horra nje gje duhet ta dine mire, se ne fund te fundit pushteti do te kaloj nga kutia e votimit. Do te jemi ne keta “spektatore” te kesaj maskarade qe do te vendosim se kujt do t”ja besojme pushtetin. Ne pushtet nuk vjen dote ai qe e lakmon, por ai qe fiton besimin e zgjedhesve!
Po ce keqe me keta rama rri dhe 20 vjet ne pushtet keta skan kauza,skan lider e kan historikun cop cop te qeverisjes keta me shume pik do fitonin po ta kishin mbyllur sqepin keto 8 vjet e te reflektonin,me keto protesta tall trapin rama e bota.
Kacafytet shqiptari me shqiptarin per hir te zuzareve ne qeveri dhe ne opozite.
Ku ka ne bote qeveri te mire dhe opozite te keqe, apo anasajelltas ? Qeveria dhe opozita a nuk jane pjelle e njera tjetres ?
As ” arithmetiken ” me te thjeshte nuk e di ky popull : Jemi shteti ma i degraduar ne Europe. Kush e ka fajin per kete ?
Ne si popull debil kacafytemi me njeri tjetrin tesh 30 vjet.
Muqi-a Nano keni qene rehat ne haremin apo kurvaçanën e Edvin Sumes deri tani. Leke dhe bonuse me shumice. Ti edhe Mero beni mire te filloni stervitjen me patllixhan XXL se kohe te veshtira vijne seshpejti per te gjitha kurvat e Rameziut. Ne vecanti per ty do te kete nje “trajtim” ad hoc mqs je spermatozoid katundi I skaduar.
Ben Dervishi-ti duhet te jesh me siguri Trumpist se ndryshe nuk spjegohet qe beson akoma se opozita e sotme do vije ndonjehere ne pushtet pa zhdukur hajvanet e tipit Berisha and Co. Keshtu po ben edhe Trump-i, qe ka humbur cdo ceshtje ne te gjitha gjykatat amerikane dhe perseri i thote mendja se do fitoje. Ju more djale ruani kosheret se bletet ju kane lene me kohe e me vakt.
Duke bere vandalizma si ato qe keni bere gjithmone, vendin e keni ne koshin e plehrave dhe aty do mbeteni se aq mend keni. Shqiptaret ju a kane mesuar hilete dhe nuk ju besojne me, pasi jeni jashteqitjet e kombit. Na vjen keq vetem qe po jepni nje imazh te turpshem te Shqiperise ne arenen nderkombetare.
shpellaret e shofin qe nuk fitojne dot dhe filluan te djegin vendin Qytetaret e Shqiperise i shofin keto dhe do ti shpaguajne ne dt 25 prill 2021
Po ku e di ti o Muc qe polici qenka fajtore? Kush te vuri ty gjykates dhe Ramen qe flisni me kaq kopetenca? Cilin gazetare apo analiste ne Evropen perendimore dhe Amerike ke pare te shkruaj pa piken e turpit qe polici qenka fajtore duke ushtruar detyren e tij? Aktet vamdale te tilla ndodhin ne gjithe Evropen . Ne France as nuk i shkon ne mendje ministrit te jap doreheqje sepse policat arrestuan dike dhunshem apo vrane dike gabimisht. Polici hetohet dhe gjykohet , nuk i behet gjyqi nga media shatlatane dhe politika. Turp tu vij, shisni nje djale te ri polic per lufte politike. Ka 3 dite qe e di gjithe populli qe arma ishte e atij qe vdiq. Ka 3 dite qe megjithese jane bere gjithe ekzaminimet provat mbahen fshehur per shkak se duan te fitojne pike politike. Edhe ti o Muc e di kete por perseri pa piken e turpit e ben me faj policin e ri.
O Muc Muc! lepires çorape kuq mbete.Ti ke derrin e poshter brenda teje.Aty te fjeg te Saliu edhe ne gjume te del.Ha tsni tek sahani i qenve te piktorit qe te ka lene tek corapet e tij te kuqe.monster.kam deshire te ta them perbslle po te pashe ndonjehere.
Pato jam me ty ne arsyetimin tend.Sic thuhet qe polici qenka i ri ne ate pune…!!!!!!!..mendja te vete edhe tek ndonje plan i organizuar….pse jo ,nga njerez qe ju interesojne rremujat per intetes te tyre.
Kur te perfundoje hetimi do merret vesh se ku pikon catia.
Shkrimi i Mucit me pelqeu.
Bravo Muçi mese e vertet vetem kete qekeshkruar ti mendoja mbrem pas dorheqes se ministrit te brendshem ,pse vazhdon dhuna dhe jo protesta paqesore dhe qytetare qe aqe shume kemi nevoj si shoqeri.Po kur degjova Serbin Berish qe kishte pregatitur 5 veta snajper perte vrare shefin e opozites vetem nese preket nje gjethe nga Kryeministria prone personale e Berishes Rama doemerte ne lule te ballit plumbin ,ndaj kur lexova shkrimin tend thash bravo keta ushqehen me dhune.dhe pse qeverisja ka plot gabime ky popull do qetesi dhe ligj per te gjith ,kete duhet ta kishte kuptuar me mir Rama ,se opozita jone eshte dhe dojet fatale satejet Berisha dhe Basha ne krye.
Kur lidershipi i PDse, berisha, mbajti pushtetin me kufoma, sot bijt etij si thanasi qe fshihet dhe tregon turpin qe mustafai shkruan ate qe sheh, perserisin kerkesen per rrezimin e pushtetit se e duan keta te thanasit, nuk u intereson vdekja e djalit, por per vdekjen ne shkaterrojme e vrasim perseri. Ky tipi THANAS, tregon brengen qe mban brenda , ku me ç’do kusht me te vrare e me te djegur e shkaterruar duan pushtetin. Felliqesira si ky qe shfrytezon kete portal, ku bij apo vellezer, apo babalkaret tane sakatohen per te mbrojtur pasurine e thanasit dhe ne te gjitheve taksapagueseve. Thanas shtergo rripin e mendjes.
fanntaaaaaaaazema. …per ter jeten…..mbeten. …fosilet e pd e te lsi. turp…rinia. frd.e lsi ste.qe nuk distancohet…po ushqehet me kufomat. e.te vdek..me kovid..e me gjakun…e nje vrasje. aksidentale
e fatkeqe.
1e akoma. ska mbarue hetimi…
Ka nje filozofi kjo thênjia juaj Lekê,por a din tê na jepêsh shpjegim ? apo janê nga ata qê e duan anarshizmin..