Shokuese: Elseid Hysaj infektohet për herë të dytë nga koronavirusi, brenda pak ditësh

10 Dhjetor 2020, 11:27Sport TEMA

Elseid Hysaj është infektuar përsëri nga Covid-19.

Kujtojmë se Hysaj doli fillimisht pozitiv me koronavirusin pas grumbullimit me ekipet kombëtare.

Ai qëndroi në Shqipëri derisa doli sërish negativ dhe më pas u kthye në Itali ku e prisnin angazhimet e radhës.

Mirëpo ai ka rezultuar përsëri pozitiv siç ka njoftuar vetë klubi.

Napoli thotë se edhe Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtruan përpara sfidës kundër Real Sociedad dhe të dy janë të izoluar duke pritur të bëjnë tamponin e radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje