Një prototip rakete i kompanisë SpaceX shpërtheu gjatë provave për kthimin në Tokë pas një fluturimi në lartësi të mëdha.
Raketa Starship fluturoi për gjashtë minuta e gjysmë nga Teksasi, në një mision për të arritur lartësi prej 12.5 kilometrash dhe për të bërë kthimin në mënyrë vertikale.
Por prototipi i testuar u përplas me sipërfaqen e Tokës gjatë uljes. Shpejtësia në rënie ishte e madhe dhe pajisja u përfshi nga flakët.
Ky lloj rakete është prodhuar për të dërguar njerëz në Mars. SpaceX deri më tani ka kryer pesë testime të modelit Starship, por modelet e mëparshme nuk kanë fluturuar më shumë se 150 metra.
Kjo kompani synon të dërgojë njerëz dhe mallra në Mars brenda gjashtë viteve të ardhshme.
Nuk deshtoi, ishte sukses. Qellimi ishte fluturimi deri ne 12.5km dhe ja arriti. Elon Musk ne twitter tha eshte sukses.
Sukses i madh biles! E pash nga fillimi deri ne fund dhe rraketa arriti te kryente te gjitha manovrat e programuara. Ulja e plot nuk u krye per munges karburanti, por ajo esht dicka e paperfillshme.