Eurodeputeti austriak Harald Vilimsky e paskësh quajtur Kosovën “shtet të dështuar dhe mafioz”. Sa i përket këtij personi duhet ditur disa gjëra: Vilimsky është politikan i partisë së ekstremit të djathtë FPÖ, e cila ka lidhje të ngushta me Kremlinin, me oligarkun rus Konstantin Malofejev dhe me partinë “Rusia e bashkuar” të Vladimir Putinit.
Mes FPÖ-së dhe partisë së Putinit ekziston një marrëveshje bashkëpunimi nga viti 2016, të cilën e ka nënshkruar Vilimski.
Partia e Vilimski FPÖ prej vitesh mban qëndrime proserbe dhe antikosovare. Vilimski nga mediat austriake disa herë është akuzuar për deklarata antisemite.
Në prag të krijimit të qeverisë mes ÖVP-së së kancelarit Sebastian Kurz dhe FPÖ-së më 2017 mediat e Vjenës njoftuan se presidenti austriak kurrsesi nuk do ta pranonte si ministër Harald Vilimsky-in, por as Johann Gudenus, i njohur po ashtu për qëndrimet proruse dhe proserbe.
Si sekretar i përgjithshëm i FPÖ-së dhe si eurodeputet Vilimski luan rolin e “qenit të lidhur me zinxhirë” për të vëzhguar terrenin (kështu ka shkruar gazeta “Die Presse”).
Në janar të këtij viti Vilimski u largua nga posti i sekretarit të përgjithshëm. Më herët qeveria austriake e përbërë nga ÖVP dhe FPÖ dha dorëheqje për shkak se mediat gjermane publikuan një inicizim, ku shihej shefi i atëhershëm i FPÖ-së Heinz-Christian Strache dhe Johann Gudenus duke i premtuar një gjoja vajze të një oligarku rus se kur të vijnë FPÖ në pushtet do t’ia shesë Moskës gjysmën e Austrisë, përfshirë edhe një gazetë me ndikim. Krejt ky muhabet ishte zhvilluar në një vilë në Ibiza.
Jo çdo kritikë që vjen nga eurodeputetët duhet të merret seriozisht. Austriaku Harald Vilimsky nuk është shembull i politikanit me duar të pastra.
Prej vitesh ka dyshime se partia e tij financohet nga burimet ruse. Krahas gjuhës me tonalitet antisemit, FPÖ ndjek një politikë ekstremiste (dhe raciste) kundër të huajve në Austri.
Deklarata e Vilimsky kundër Kosovës ka elemente raciste. Ai flet për situatën e vështirë në veri të Kosovës, ku jeton një pjesë e pakicës serbe, dhe për situatën e rënduar në kufi me Maqedoninë e Veriut.
Dhe për këtë e akuzon Prishtinën. Kjo është një përrallë. E poshtër. E një eurodeputeti që poshtërsitë gjuhësore i ka biznes dhe mënyrë mbijetese në politikë.
Pala kosovare duhet të punojë më shumë me deputetë liberalë dhe socialdemokratë në Parlamentin Europian në mënyrë që të kundërshtojë ekstremistët e tipit Vilimsky apo ndonjë racist francez nga partia e Marine Le Pen. Vilimsky është ndër të fundit politikanë në botë që mund të japë leksione për shtet ligjor. (E.Robelli)
Mbiemri eshte rus… Kaq e thjeshte eshte..
Ky nga mbiemri duket që është rracë slave(skllav) prandaj ky ata do mbrojë slaves(skllevërit) ky s’është austriak
Vertet nuk e kuptoj Temen dhe Mero Bazen? Po kur shqiperine e sulmojne ata qe jane zgjedhur dhe pasuruar nga populli i vet, cfaj na kane te huajt. Nuk e shifni se cfare thote hajudti me ze dhe figure i emruar ne presidence? Apo PDistet?
E megjithate duhet t’i tregohet opinionit austriak me vepra se nuk jemi siç thotë ky tipi.
Te behen te njohur sa me shume njerez te ndershem e te talentuar e qytetare si Shkelzen Dolli me shokë.
Nuk eshte vetem Shkelzen Dolli ,Austria nderon mjaft shqiptare te nderuar je jane ose vizitore vipa si Bode,Gjhiknuri etj apo rezidente si ylli Fatos Nano, apo Fuat Veliajn…. Ka edhe shqiptare te tjere fakira qe vjedhin ndonje banese,shesin bileta…
Z. Robelli! FPÖ ka qenë që në fillim kundër Kosovës. Ish kryetari i saj HCStrache me miq dhe dashnore serbe ka deklaruar gjithmonë se Kosovo je Srbija. Problemi është partneri i FPÖ-së Kruz i ÖVP-së. Përsa kohë që edhe kjo parti e rrëmbyer nga turkizët, neo-fashizmi serb do gjejë gjithmonë përkrahje. Do ishte interesant të dihej se sa kosovarë në Austri votojnë për ÖVP. Mendoj se janë shumë.
Keta jane njelloj si AfD’ja ne gjermani, bolet e putinit, parti te krijuara me parate e sllavoviçave! Nuk i merr njeri seriozisht ne vendet e tyre. Fuck putin !
ik laj pjatat e ambasadores pastaj leh kunder putinit
Kosovo eshte Serbija zoti Kapterri ashtu sic eshte Kostantinopoli turk,ashtu sic eshte atdheu i te ash tuquajtureve Indiane Amerika,Palestina e Cifuteve etj.
Ketu nuk behet fjale se kush ka te drejte,por kush ka fuqi dhe bv e qofte se perfiton nga interesat e Fuqive te Medha Imperialiste,sidomos Amerikes.
Derrat kane nje turi.
P.sh.Andoni nga Zagoria ka shkruar:
Kur bere derr e arine
Cdeshe qe bere Tur-qine.
Del qe Arnautet “Pellazge” ne Epirin Greke te Kastriotit jane edhe ata si Turqit,derra.
Me thuaj me ke rri,te te them se cili je.
E ci hyn Kosova Rusise? Pa lidhje! Marrdhenie te mira me Putinin kishte edhe G. Schröder epo pastaj? Ishty ky anti-shqiptar? Rusia nuk e mbrojti Armenine. Azerbajxhani e fitoi luften.