Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Shkodër, ku i kërkon llogari për burimin e pasurisë dy të dënuarëve për prodhim e shitje të narkotikëve.
Mësohet se OFL u ka dorëzuar sot formularët e vetëdeklaramit, Bari Delaj, Taulant Shkëmbi (Ahmeti).
Deklarata e plotë:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
B. D., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
T. Sh.(A.), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.