Hetimet për vrasjen e Rashës, prokuroria sekuestron bisedat e efektivit të policisë

10 Dhjetor 2020, 20:42Kronika TEMA

Prokuroria ka sekuestruar të gjitha bisedat e raportuara në sallën operative nga efektivët e policisë lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha.

Të gjitha bisedat janë marrë nga sistemi TIMS, aty ku edhe regjistrohen. Në dosjen hetimore të prokurorisë cilësohet se si dy efektivët kanë raportuar dhe kanë kërkuar përforcime në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha”, aty ku dhe u bë ndjekja e Klodian Rashës.

Policia, për verifikim, mësohet të ketë thënë oficeri që përdori armën. Sipas të dhënave të siguruara nga prokuroria, oficeri i ka kërkuar Rashës të ndalojë rreth orës 01 e 10 minuta pas mesnate e në momentin që ai është larguar me vrap, e ka ndjekur për disa metra.

Efektivi i Shqiponjave, gjatë ndjekjes, ka thënë për prokurorinë se në një moment i dyshuari është kthyer dhe se i ka thënë mos u afro se do të të qëlloj. Kaq ka mjaftuar që efektivi të bërtasë “Armë”, në mënyrë që të ishte një formës injalizuese për oficerin tjetër, i cili menjëherë ka bërë raportimin në sallën operative.

Gjatë ndjekjes, ndonëse kanë tentuar t’i dalin para, 25-vjeçari ka bërë të njëjtën gjë edhe me efektivin tjetër duke e kërcënuar se do ta qëllonte. Një tjetër raportim në radio është dëgjuar gjatë kohës kur i riu ka qenë duke u larguar në rrugicat që të nxjerrin në ish-Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave se i riu mbante armë.

Oficeri që përdori armën gjatë ndjekjes u rrëzua dhe qëlloi në drejtim të të riut. Njëri nga plumbat nuk e preku, ndërsa plumbi i dytë i preku zemrën pas shpatullave. Efektivi përballet me akuzat e kapërcimit të kushteve të mbrojtjes dhe përdorimit të armëve, ndërsa prokuroria kërkon arrest me burg.(A2)

6 komente në “Hetimet për vrasjen e Rashës, prokuroria sekuestron bisedat e efektivit të policisë”

  1. Ermal says:

    U rrezua dhe qelloi pa dashur jo njehere po dy here!!!!

  2. Tr says:

    DUHET ANALIZUAR POLICI, DUKET SI NJE SKENAR NGA OPOZITA, PER TE KRIJUA ANARSHI, DHUNE. KA KOHE QE OPOZITA NUK PO PRETESTON. I DUHESHE NJE RAST IDEAL SI KJO VRASJE.

  3. lavdosh says:

    nqs kjo histori eshte e vertete, Polic del pa lagur nga gjithe kjo mesele
    I duhet nje avokat i mire. Duket qe ka reaguar nen presionin e perdorimit te forces.
    Unioni i Policeve duhet te marre nje avokat te mire dhe te mbroje efektivin e vet
    Te tjerat jane politike

    1. Shqipe says:

      Fatkeqësisht ai polic do e haje, se u fut ne mes politika. Nuk mund ta kuptoj se cbente ky djale ne 2 te nates te luante me policine macja me miun. Nuk jetoj ne Shqiperi, por kur thone qe policia jone keshtu, policia jone ashtu, cuditem. Keta skane pare polici jashtë, apo bien pre e mediave nuk e di. Gjithmonë kane qene te sjellshëm me mua ne Shqiperi. Po ashtu ne rruge. Policia nuk duhet tu zgerdheshet ketyre, kur ata i quajne jo kështu jo ashtu. Shqipetaret nuk e duan rregullin, ligjin, eshte ne adn kjo. Nder shekuj.

  4. Demokriti says:

    POLICI KA BER DETYREN. NUK DEGJOVA NJE PERSON TE AKUZOJE RRUGACIN PSE KISHTE DAL I ARMATOSUR NE MESNAT.POLICI KA TREGUAR SHUM DURIM DHE SHUM PROFESIONALIZM DUKE NEGOCIUAR ME SHKELESIN E LIGJIT I CILI ESHTE VIKTIM E OPOZITES QE E KA ARMATOSUR E MESUAR SI TE VEPROJE. TE GJITH MENDER LIDERAT E OPOZITES FSHIHEN SI MINJ NEPER VRIMA TANI. PSE KAN FRIK TE DALIN NE SHESH? fEMRA QE MASHTRON DUKE U SHTIRUR SI MOTRA E VIKTIMES DUHEJ TE ISHTE ARRESTUAR ATE E RENDOJNE DISA AKUZA. MINISTER I BRENDSHEM TE CAKTOHET NJE NGA FISI HAKLAJ VETEM KESHTU BIE NE QETESI SHQIPERIA NGA SALIU DHE VEGLAT E TIJ.

  5. Lili says:

    Sa sniper i mire na qenka policiedhe i reeuar per toke kap armen edhe qellon mu ne zemer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje