Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku ka mbetur i vrarë shtetas Klodian Rasha, është duke u zhvilluar tani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Drejtori i ShÇBA së, Muhamet Rrumbullaku dhe strukturat e tjera hetimore, po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv të çështjes.
Në takim është i pranishëm edhe prokurori i çështjes,Ardian Braho.
E dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj janë në takim.
Ndërkohë është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë , kërkesa për caktim mase sigurimi personal Arrest në Burg, për të dyshuarin N. H.
Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.