Andrea dhe Martin Olldashi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Korçës, pasi janë gjendur të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.
Policia e Korçës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se rreth mesditës, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve.
Viktimat janë Andrea Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç, banues në Pogradec
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.
Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.
Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
(TemA)
Eh mor djema! Po c’eshte kjo rini pa krye keshtu? Ngushellime. Humbje e madhe per famijen!
Shkuan per te vjedhur dhe lane koken.
Nuk thone kot. Nje dite do te bjesh ne hundlesh…