Flet nëna e dy vëllezërve të vrarë: Ju thaftë dora kujt më shtriu djemtë nën dhe

10 Dhjetor 2020, 20:28Kronika TEMA

Nëna e dy vëllezërve që u gjetën të vrarë në Maliq, kërkon nga drejtësia të zbardhet ngjarja dhe të zbulohen autorët e vrasjes së djemve të saj.

E pyetur nga gazetarët nëse djemtë kishin konflikte, ajo thotë se nuk ka dijeni dhe nuk kishte vënë re asnjë shqetësim tek fëmijët e saj.

E tronditur nga ngjarja e rëndë, nëna shprehet se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi punonin punë të ndryshme me çfarë të mundeshin, por nuk kishin një punë të qëndrueshme.

Nëna: Çfarëdo që të kishin le të trokisnin në derën time, do i përgjigjesha unë, jo të më merrnin jetën e dy trimave. Më mbyllën derën.

Kishin konflikte djemtë?

Nëna: Asgjë nuk më thanë, kurrë nuk m’u ankuan. Nuk e di…

Me çfarë merreshin djemtë? Çfarë pune bënin?

Nëna: Ata kur gjenin punonin. Kur s’gjenin nuk punonin. Punë të ndryshme, me ndonjë shok… Por jo, punë kështu nuk kishin.

Gjatë kësaj kohe që ata munguan në shtëpi, i keni telefonuar?

Nëna: Po po, që në orën 22:00… Atyre ja u kishin marrë telefonat që në datën 7, ja kishin zhdukur. Në orën 22:00 të darkës nuk kishin më telefon.

Ju tentuat komunikimin?

Nëna: 100 herë janë pak.

Kush mendoni se e ka bërë?

Nëna: Unë po ta dija, bashkë me fëmijët e mi e me veten time…

Kanë qenë të shqetësuar djemtë këto kohë?

Nëna: Jo, jo.

Çfarë kërkoni nga policia?

Nëna: Të zbardhet, kujt ju tha dora që të shtrivi në dhe dy djemtë, dy vëllezër.

Keni bërë kërkime vetë si familje?

Nëna: Po, në tërë vendin, në tërë të afërmit tonë, nëpër shokë…

Po policia gjatë këtyre ditëve çfarë ju tha?

Nëna: Asgjë. Po kërkojmë.

7 komente në “Flet nëna e dy vëllezërve të vrarë: Ju thaftë dora kujt më shtriu djemtë nën dhe”

  1. tropoja says:

    kohe e keqe shtet qe vret e nuk te mbron gjynah shume

    1. Mondi says:

      Shpellare we vrasin naten she qajne diten.Spak po I afrohet kupiles prandaj duhen disa kufomat per dhune.

    2. vp says:

      O Tropoja! Kush te tha ty se I vrau shteti….apo mos kujton se je ne kohen e 21 Janarit !

    3. TROPOJA E NGATERRON ME SHTETIN E SALIUT.QE VRAU 350 DJEM NGA TROPJA…E FUTI NE GJAK GJITH TROPOJEN…SHIF DHITE SE TE IKEN…

  2. Albanian till I die says:

    Ik o tropoja e rruaji ndonje plens se nuk mer vesh nga gjella me presh ti…ke ngaterru karin me dollarin…tung

  3. Tani says:

    tropoja ke zane lesh e goje dhe sdi cfrare flet..

  4. GENTI says:

    I lumte dora atij qe i coj per lesh keta hajdute banesash. Dhe pas tyre dhe e ema se ka perfitura nga vjedfhiet e ketyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje