Raporti sekret: Gjin Gjoni i përfshirë në korrupsion dhe i lidhur me njerëz të krimit të organizuar

10 Dhjetor 2020, 14:32Kronika TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni, i cili dha dorëheqjen nga drejtësia në korrik të këtij viti nga frika e Vetingut, ka pasur lidhje me njerëz të krimit të organizuar si dhe është përfshirë në afera korruptove, duke favorizuar njerëz të krimit në procese gjyqësore, në këmbim të përfitimeve të paligjshme. Ky është konstatimi i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në një raport sekret, hartuar për llogari të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut. DSIK rezulton se ka prodhuar dy raporte për Gjin Gjonin.

Në 2 nëntor 2017, DSIK i ka dërguar një raport KPK-së, duke konstatuar se Gjin Gjoni ishte i përshtatshëm për të vijuar të shërbente në drejtësi. Gjatë hetimit të thelluar, Komisioni i Vetingut ka konstatuar të dhëna të reja komprometuese për Gjin Gjonin, duke i referuar në DSIK. Në këtë rrethana, DSIK i ka hartuar një raport të dytë për pastërtinë e figurës së Gjin Gjonit, duke konstatuar se ish-gjyqtari ishte i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Raporti i dytë negativ i është dërguar Komisionit të Vetingut 17 janar të vitit 2019, ndërsa Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga drejtësia disa muaj më pas, fillimisht me pretendimin se Vetingu ishte politik dhe më pas se do të kandidohej për deputet nga Partia Demokratike.

Në raportin e dytë thuhet se për Gjin Gjonin janë administruar “informacione kofidenciale apo informacione të tjera, nga të cilat mund të ngihen dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprime të kundërligjshme, kryesisht atë të korrupsionit aktiv apo pasiv për shkak të funksionit të tij”. DSIK flet për disa raste ku Gjin Gjoni pretendohet që është përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“…Mbi bazën e të dhënave të vitit 2006 dhe 2012…për subjektin e rivlerësimit Gjin Gjoni ngrihen dyshime të arsyeshme se gjatë një procesi gjyqësor ka ndihmuar/favorizuar, kundrejt përfitimit të paligjshëm, një shtetas…, të përfshirë në krim të organizuar. Gjithashtu, në vitin 2006 dhe 2011 disponohen të dhëna ku thuhet se Gjin Gjoni ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krime të organizuar….si dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj peronave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në raport.

Sipas raportit të DSIK, që nga viti 1994 dhe në vazhdim, periudhë gjatë të cilës Gjin Gjoni ka ushtruar detyrën e gjyqtarit, deri në vitin 2009 në shkallën e parë dhe më pas në Apel, ka të dhëna në ngarkim të tij për “veprimtari të kundërligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas raportit, të dhënat e bëjnë Gjin Gjonin një person që mund të vihet lehtësisht në presion nga strukturat kriminale./shqiptarja.com

19 komente në “Raporti sekret: Gjin Gjoni i përfshirë në korrupsion dhe i lidhur me njerëz të krimit të organizuar”

  1. Na myten says:

    Dalja e ketij raporti Sekret e shpeton Gjinin nga burgu?

  2. Koli says:

    Po cfare sekreti more.Ate e di dhe bufi se Gjin Gjoni eshte i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar.Kriminelat i jepnin para per te mos hyre ne burg.

  3. Mandravellua says:

    “Sekret” !!!
    Po cer sekreti mer daj. Ket e di dje fshatari me i fundit i Shqypnis.
    Po..he me pra… futeni ne burg…. Cer prisni ?
    As me Xhin Xhonin nuk ja ma bytha SAPK-ut … pa le me peshqit e medhenj te kalibrit Meta etj..
    Ja se po e ben Basha deputet, dhe t`i rruni trapin pasanaj…. Do kini frike se do quhet burgosje politike…
    Te dhifsha SAPK-un qe marrin rrogen kot

  4. The One says:

    Ate qe ne nuk e dime eshte se si gjin gjon e mori information sekret qe ik se te hodhen prangat. Kush nga keta qe rrine akoma ne karrige ia kaloje gjinit informacionin?

  5. Dajti says:

    Kemi 20 vjet qe meremi me korrupsionin e Gjin Gjonit,rraseni mo ne burg kete maskaran e Saliut!

    1. Taulant says:

      Po te futet ky ne burg bje brenda edhe Saliu,Meta e Rama.
      Rama qe ka depozituar qindra miljon euro me firmat off shore ne USA e gjetk mbahet mbas sistemit te drejtesis te korruptuar.
      Nje sistem i drejt drejtesie per vjedhjet qe kane bere keto plehra i dergon ne giotin.
      E harruat 21 janarin ku Rama dogji kryeministrin e u brane 4 qytetar te pafajshem.
      Demonstraten e drejtonte Rama per te denuar korrupsionin e Ilir Metes qe u kap me video duke vjedhur.
      Rama mbasi vrau indirekt 4 qyetar tek kryeministria shkoj ne 2013 beri aleanc me Meten .
      Ne 2018 e votoj per President.
      Ka njeri me te poshter se Rama qe hedh njerezit ne bulevard dhe vrihen per te pastaj ai vete ben mareveshje me Ilirin ????

      1. ben says:

        Taulant-Persa i perket asaj qe ke ni shkruar per Saliun, Meten, nuk i heq asnje presje komentit tuaj.
        Rama nuk eshte person ideal dhe ne kete pike bashkohem me juve, por akuzat qe i beni jane thjesht supozime qe nuk mbeshteten ne fakte, pasi po te kishit fakte do i kishit shkruar ne komentin tuaj.
        Se pari, po qe se Rama, sic pretendoni ne komentin tuaj, do te kishte para te fshehura ne SHBA apo off-shore, me siguri qe nuk do mbeshtetej prej ketij shteti, qe ka qene dhe eshte i interesuar per te patur nje Shqiperi model ne rajon. Aresyeja se perse SHBA u terhoq nga mbeshtetja pa kufi qe i ka dhene dikur Berishes ishte pikerisht korrupsioni galopant dhe lidhjet e tija me sllavet dhe krimin, qe ky individ krijoi gjate sundimit te tij prej dhespoti. Te njejten gje beri SHBA me Nanon dhe Ilir Meten qe i hodhi ne koshin e plehrave, aty ku edhe e kane vendin.
        Rama nuk ka vrare askend, as direkt dhe as indirect, pasi eshte qytetar dhe jo me mentalitet fshatar si Saliu. Edhe ne kete pike, SHBA nuk do ta mbeshteste aspak Ramen, po te kishte dyshimin ne te vogel per perfshirjen e tij ne krime. Sa per ato te 4 qyqaret me duar ne xhepa qe u vrane ne 4 janar, ajo ishte veper e Berishes dhe vetem e atij.
        Nuk e besoj kurre se Lul Basha, si minister i brendshem te kishte kellqe qe te urdheronte nje krim te tille, pamvaresisht se eshte nje cope maskarai si gjithe te tjeret qe hane buke ne grazhdin e SHQUP-it.
        Ajo qe dua te theksoj eshte se ne duhet te ndalojme hamendjet dhe te kritikkojme politikanet tane mbi keto hamendje. Faktet dhe hamendjet ndahen nga nje det i tere dhe faktet jane ato qe nevojiten ne vleresimin e personave publike. Hamendjet jane corbat e prishura qe jane krijuar e krijohen cdo dite nga PD e LSI per te perligjur veprimet e tyre antikushtetuese dhe dhunen qe kemi pare e po shohim edhe ne keto dite.

  6. Kozmo says:

    ME SIGURI GJYQI I GJONIT DO TE BEHET OSE TEK ENI VASILI, OSE TE FEJZIU. ???

  7. Nafia says:

    Kam nigju se Gjin Gjoni do folloj pune si anilist kunder korrupsionit ne studion e Fejziut te Klanit.

  8. Myll i sy t,fus i loqe says:

    Raporti sekret thote qe gjin gjonat Jane kusare po asnje nuk e di, perc atyre qe lexojne!Dhe qahemi ne pse ka kaq shume MAMAQER NE GAZETARI DHE NE CDO CEP TE CDO ISISTUCIONI NE SHQIPERI !!!

  9. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ore raportet i dime ne para raportit,por cfare behet pas raportit….
    Ai pretendon se saliu do ta bej deputet…
    Ai ka bashkepunuar me kreun e grupit kriminal sali .

  10. k says:

    E di gjithë shqiperia që ky maloku eshte i korruptuar,degjeneruar,hajdut dhe mafjoz.
    Vetën organet e kontrollit dhe drejtësisë nuk kishin parë asgjë-

  11. trianda says:

    Qe Gjini eshte plehre kjo nuk diskutohet ; por ama del engjell nese e krahasojme me bemat e Saliut, Nanos, Ilir Metes dhe shalgjatit ne detyre. Vini keta hale njehere para drejtesise pastaj kete hajnon e rradhes. Rrasen brenda hallexhinj per 5000 leke nderkohe keta qe kane bere baterdine japin leksione. Keta duan sfurkun ne b..r te byt.es nga i pari tek i fundit.

    1. Durrsakja says:

      Artikulli I dobet dhe I stisur. Kam pershtypjen qe sponsorizohet nga ndonje me interesa biznesi

  12. omen69 says:

    Tani s’eshte me sekret.

  13. Loku says:

    Gjin Gjoni simbol i drejtesise se korruptuar. Te gjthe e dine por para drejtesise nuk po e cojne.

  14. 5 Stars. says:

    Prokurore ANILA GALANXHI PAPA.
    Prokuror JULIAN ZONJA.
    Etj.
    Te dy keta prokurore jane te lidhur ne menyren me extreme dhe I sherbejne me perulje dhe besnikeri KRIMIT TE ORGANIZUAR.
    Gjyqtar ARTAN GJERMENI.
    Gjyqtar ALBERT MECE.
    Etj.
    Ne cdo qelize te gjakut te tyre jane te molepsur nga korrupsioni.
    Keta dhe disa gjyqtare te tjere jane sherbetore te perulur te Krimit jane MONSTRA TE GANGRENES KORUPSION EXTREM..
    DO SHIFEMI SE SHPEJTI NE GJYQ ME JU O MONSTRA.

  15. Velo says:

    Jooo, mos e thuani atë llaf. Gjin Gjoni i korruptuar? Kurrë, nuk bën vaki. Lëreni rehat se është me lejen e lindjes.

  16. Jimi says:

    Nese aSPAK, BKH, Apo OFL do ta kishin seriozisht, pa hetuar fare dhe pa u lodhur hic duhet te degjonin zerin e qytetareve. Ata jane hetuesit dhe gjykatesit me te mire dhe do te thoshin, se pari dergojuni mandatin ketyre xhahileve dhe mos u rrekni t’na mbushni mendjen, se ja u kemi derguar kaq, e aq personave mandaten, kur dihet qe keta te fundit nuk jane asgje tjeter vec’se sejmenet e ketyre horrave me pushtet. Nese nuk e dini po u’a themi ne, te parin ne liste keni.
    1- Sali Berisha
    2- Ilir Meta
    3- Lulzim Basha
    4- Adriatik Llalla
    5- Ardian Fullan
    6- Gjin Gjoni
    Se paku filloni me kupolen se rruges, pa tjeter qe kane per te dale edhe shum sejmene te deklaruar e te padeklaruar, ne c’do fushe, sidomos ne ate te medias dhe te ndertimit. Demi kapet per briresh, e jo per bishti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje