Ish-kryeministri Aleksandër Meksi mesazh demokratëve: Kjo s’është Shqipëria që ëndërruam

12 Dhjetor 2020, 12:18Politika TEMA

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka përcjellë një mesazh për 30 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike dhe Lëvizjen Studentore të ’90.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai thotë se kjo nuk është Shqipëria që ëndërruam.

Si sot në 12 dhjetor 1990, 30 vite më parë, një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e  protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës e kërkesave të tyre, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve, një Parti që qysh në Programin e saj theksoj synimet për  Shqipëri si Evropa demokratike, pluraliste me ekonomi tregu të lirë, me respekt për të drejtat e njeriut e një shtet juridik e për çështjen kombëtare dhe e quajti Partia Demokratike e Shqipërisë.

Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por  në mjaft aspekte as ajo që ëndërruam ato ditë.

I Uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndrrat e tyre të realizohen  plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë” shkruan ai.(TemA)

8 komente në “Ish-kryeministri Aleksandër Meksi mesazh demokratëve: Kjo s’është Shqipëria që ëndërruam”

  1. aaaaa says:

    Nuk diskutohet niveli intelektual dhe qytetar i Meksi,,,por kur ishe kryeminister edhe ti i dhe nje dore te mire shkaterimit te Shqiperise,,,nuk kishe faje se ishe nen presionin antipatriot te skemes Berishiane te manipuluar nga qarqet antishqiptare ne Beograd,etj te armiqeve tane tradicional.E pakta qe duhej te beje ne ate kohe ishte dorheqja dhe distancimi nga berisha and company. Por hajd mo vari lesht.

  2. demokrati says:

    Po more aaaaa, ke te drejte. Ne radhe te pare ti thote djalit te tij qe bashkohet me halabakerine. Zoti Meksi mos krahasoje intelektualet e viteve ’90 me intelektuhalet sot. Sot i kane ble diplomat, ndersa dje mesimit i thoshin mesim. Nuk u dogj ne vitet ’90 sa u doq per nje dite sot nga ca kalamaj. Turp turp, po e keqja bie mbi popullin. Perdorimi i femijeve eshte skandali me i madh. Iliri, Monika Luli, Basha, Rama e kompani e kane ne terzi vellezer.

  3. Piro says:

    Meksi nuk eshte Berisha apo Meta. Eshte qytetar, prej tij s’mund te vije dhuna, as krimi.

    1. Realisti says:

      Meksi eshte hajdut me mend. Vodhi sa deshi dhe u largua me qetesi e nuk perzihet me. I pelqen ne fakt te kete turbullira te tilla se keshtu nuk i vjen radha te gjykohet per bemat e ti. Psh. si pronari i autoboteve te naftes qe shkonin ne Sebigjate kohes kur Kosova vritej… i fshen vjedhjet nen mustaqe dhe ben intelektualin. Pltuuu plere!

  4. Daja says:

    Ik o brekmut dhjet gjak nga berisha akoma frike i dorezove djalin redon luci meksi.

  5. Ndroqi says:

    Kam patur shume respect per Meksin,por kur pash djalin e tij para tre ditesh me halabaket e rruges u trishtova, dhe me vajti mendja ne 2005 kur Meksi u fut ne listen e Dash Shehit per tu bere deputet.

  6. Shpetimi Debatik says:

    O te shketdhefte kina racen o cope muti .
    Ti dhe sorollopi yt si dje dhe sot qe ju drejtohesh
    demonkrateve tuaj vetem nje enderr keni patur dhe keni :-
    Shkatterrimin e vendit.dhe kthimin ne nje toke te djegur me te vetmin qellim perfitimin tuaj , duke u shendrruar ne SHEIK pa.punuar por vetem duke vjedhur e shfrytezuar skllevrit injorant te ketij shekulli, te ceritifikuar neper universitetet e padijes hajdute .
    ALKSANDER JE NJE QELBESIRE MESJATARE .

  7. Aleksandër Meksi ësht njëri nga EUNUK të SALI BERISHOVIÇIT që ka 30 vjet në politik e kishit në dorë ta bënit Shqiprin lule por nuk e bët . Çfarë doni tani !? Hapni krahun e mos pengoni ata që dun me punu . Aaa po , tani që tu rit djali kërkon ta fusësh në politik .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje