Alfred Bourgeois u ekzekutua nga qeveria federale mbrëmjen e së premtes në Indiana, pasi ishte dënuar me vdekje në vitin 2004 për torturimin dhe vrasjen e vajzës së tij 2-vjeçare në Teksas.
Në fjalët e tij të fundit, 56-vjeçari nuk kërkoi falje, por këmbënguli se ai nuk ishte autori i abuzimit seksual dhe i vrasjes së vajzës së tij.
“I lutem Zotit të falë të gjithë ata që komplotuan dhe planifikuan këtë ngjarje kundër meje dhe ngritën prova të pavërteta. Unë nuk e bëra këtë krim”, thuhet në raportin e publikuar nga gazetari i pranishëm.
Bourgeois është personi i dhjetë që ekzekutohet që nga korriku 2019. Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, tha se Departamenti i Drejtësisë po zbaton ligjet ekzistuese.
Por kritikët e shohin me shqetësim këtë valë ekzekutimesh, pasi vjen disa javë përpara se Biden të marrë detyrën. Demokrati ka në plan t’i japë fund masës së dënimit me vdekje.
E duam Shqiperine si gjith Amerika,a mund te thuhet? Apo rrezikojme te na quajn vend komunist? Sepse per zotin ,nje çike Amerike na duhet,te pastrojme nje çike Shqiperine nga kriminelet,si domos ata te politikes.Mund ti ngelet hatri Europes,por edhe keshtu nuk behet,as si Amerikanet,As si Avropianet, dhe as si dreqi.
O pjeter ku je vlla te pim ndonje konjak?