21 janari, vizioni i i ri Bashës për vrasjen nga shkelja e perimetrit dhe protestat e sotme

15 Dhjetor 2020, 17:22Politika TEMA

Sa herë Lulzim Basha përballet me 21 janarin, përveç sikletit që e kaplon se ka qenë ministri i Brendshëm kur u vranë 4 qytetarë, largon çështjen dhe përmend Agron Malajn, kreun e Bashkisë së Matit, ish-oficerin e Gardës së Republikës.

Por sërish frazat e tij çarten e bën edhe më nga gafat e tij, vetëm se kësaj here bëhet fjalë për 4 palë fëmijë jetimë.

Lulzim Basha deklaroi sot se “policia më 21 janar pati një sjellje shembullore, ishte Garda e Republikës ajo që qëlloi si pasojë e shkeljes së perimetrit” dhe më pas nisi të përmendë Agron Malajn, ku e vulosi si vrasës së 4 qytetarëve të pafajshëm.

Ky është pikërisht qëndrimi që e bën Bashën pikërisht të pabesueshëm dhe hipokrit për krimin e ndodhur me mes të ditës, por edhe jep edhe vizionin e politikanit sesi do të qeverinë në të ardhmen, në konceptin e “perimetrit”.

Tani sa për t’ju kthyer historisë: më 21 janar, është e vërtetë që Policia e Shtetit është goditur më 21 janar nga një grup i dhunshëm i protestës së atëhershme.

Por është fakt, se asnjëri prej grupit të dhunshëm nuk u sulmua apo qëllua.

Garda e Republikës, siç u pa edhe me zë e figurë, qëlloi kur mitingu kishte mbaruar, 4 qytetarë që ndodheshin të gjithë jashtë “perimetrit të Kryeministrisë” që thotë Basha.

Menjëherë pas asaj dite, Prokuroria kërkoi që të merrte nën hetim të gjithë zinxhirin komandues të Gardës për ta pyetur që të gjente se si kishte ndodhur vrasja, por Lulzim Basha nuk pranoi të çojë zyrtarët e tij në Prokurori.

Nga ana tjetër, Basha së bashku me Berishën, pasi mbajtën në bodrumet e Kryeministrisë gardistët e grupit të zjarrit, i dekoroi ata në një karshillëk të hapur me viktimat.

Të tjerat dihen si u pengua drejtësia, si u fshehën provat, rregjistrat e gardës, filmimet etj.

Garda, thjesht për informacion ishte në varësinë direkte të Lulzim bashës, atëherë ministër, ndaj ndarja policia veç e garda veç, me demek që garda varej nga Berisha, është një budallallëk me brirë.

Megjithatë, këto janë lajthitje apo paaftësi për t’u përballur me një krim, pasi të paktën për një herë të vetme, duke qenë se tani kërkon të vijë në krye të qeverisë, duhet të tregojë qëndrimin e qartë dhe të pastër për 21 janarin.

Kurse vizioni i tij është te fraza: “shkelën perimetrin”. Një skandal i përmasave të mëdha, që nuk dihet pse nuk pipëtin asnjëri prej opinionistëve të darkës pas kësaj deklarate.

Vrasje se shkelën perimetrin nuk ndodh as në një Zonë Ushtarake, që është e cilësuar e tillë me ligj të veçantë, siç janë bazat e armatimit.

Berisha e quante në mënyrë më tribale: “gardh”.

Mjafton thjesht të krahasosh këtë mentalitet me pamjet më të freskëta të protestës së ditës së parë pas vrasjes së Klodian Rashës.

Protestuesit hipën në shkallët e Kryeministrisë, thyen xhamat e portës kryesore dhe sulmuan policët që qëndronin sipër shkallëve.

Nuk kishte perimetër, siç nuk ka pasur që prej kohës kur Edi Rama u bë kryeministër dhe hoqi gardhin rrethues të Kryeministrisë.

Ndërkaq për Agron Malajn, çështja është e qartë: Si ai vetë, si Edi Rama, kanë deklaruar se ai nuk ka qenë në grupin që ka qëlluar mbi qytetarët.

“Agron Malaj ishte pjesë e Gardës së Republikës, ka qenë pjesë e atij grupi, por është e provuar katërcipërisht se nuk ka marrë pjesë në asnjë shkelje të ligjit.

Juve që merreni me informacionin, keni të gjithë të drejtën dhe detyrën, para se të vendosni njerëzit në një kornizë shabllone, të investigoni.

Është e vërtetë që është larguar si shumë të tjerë, por jo për të konfirmuar fajësinë morale, në këtë rast, por për t’i dhënë transparence procesit.

Si mund, në cilën sferë të imagjinatës do shkoja unë për të pranuar dhe vendosur në një lidership, një person që do ishte fajtor, qoftë edhe moralisht në 21 janar.

Ishte një nga ata që kanë informuar imtësisht për 21 janarin”, tha Rama një vit më parë.

Nëse Basha si ministër i Brendshëm e di më mirë se kush ka qëlluar e kush e dha urdhërin. Le ta thotë, por ti thotë të gjithë, kush i vrau 4 qytetarët, pasi Prokuroria dhe FBI bëri balistikën vetëm për Ziver Veizin dhe Faik Myrton, dhe jo për Aleks Nikën e Hekuran Dedën.

Basha ka qenë githë kohën aty, në zëmër të dhomës ku gatuheshin urdhërat, le të flasë….

17 komente në “21 janari, vizioni i i ri Bashës për vrasjen nga shkelja e perimetrit dhe protestat e sotme”

  1. Trotski says:

    Ky herif duhet te hetohet per te gjitha bemat e Tij.Po ky spurdhjak Dhjet Gjak kur i kujton Prokurorine.Po afron Ora kur te gjithe te damkosurit dhe te Korruptuarit do te japin hesap. Nuk shpeton dot o Karakurve e Sali kriminelit.Po Olldashin pse e Vrave ?? apo nuk ndjeheshe rehat ne PD prej Tij.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Si shkëlqeu në algjebër
      u hodh në gjeometri
      belbëzon për perimetër
      por, ç’a është, ai s’e di.
      .
      Dikush le t’i thotë bylmezit
      si e nxorri perimetrin
      tê rrethit, rombit … të trap-ezit
      apo e mati siç mati Detin?

  2. Qytetari says:

    Po cili nga ata te kater u vra brenda perimetrit , mor dallkauk?. Po ne ishim vet atje dhe i pame me syte tone. Phy vrases i ndyre, si nuk te vret pak ajo ndergjegje?. Po duket , qe cpune ka ndergjegja me ty.

  3. O zot, nga na e solle këtë në Shqipëri.?? says:

    Ky është i papërgjegjshëm .

    1. ? says:

      Me parashutë i katapultuar nga Beogradi? 00B-ja

  4. voica says:

    Po sikur te hapi gjyq ky Agron Malaj sot, kunder Lulit, per shpifje c’behet ???? Perderisa ky i tha vrases. Apo Shqiperi hesapi, c’pyet, c’te te vije….thuaje.

  5. Fatossi says:

    Shpresa e vetme per shqiptaret eshte anarkia, perndryshe shkum per lesh

  6. Mesuesi says:

    S’më kish shku mendja ndonjëherë për këtë version. Vërtet po sikur Agron Malaj ta bëjë atë padi për shpifje kundër Lule Bashës.?!?! “Gallatë” e madhe do të ishte, sepse Lulja i ka frikë tmerrësisht flet-thirrjet për gjykatë, aq sa sëmuret sapo i merr ato, dhe merr raport mjekësor. Por sikur të ndodhë (Malaj duhet ta bëjë) tashmë nuk është më drejtësia e Berishës. Tani çdo ditë e më shumë që kalon, tregon se Çeçua ka biçak.

  7. Mirdita says:

    Ky njeri kerkon te behet Kryeminister i popullit shqiptar te Shqiperise?
    Nuk eshte ky monster.
    Monstra jane zgjedhesit qe votojne nje vrases, i cili, gjakftohtesisht, mbi taracen e Kryeministrise, urdheroi Garden te vrase 4 qytetare te pafajshem!

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Si shkëlqeu në algjebër
    u hodh në gjeometri
    belbëzon për perimetër
    por, ç’a është, ai s’e di.
    .
    Dikush le t’i thotë bylmezit
    si e nxorri perimetrin
    tê rrethit, rombit … të trap-ezit
    apo e mati siç mati Detin?

  9. çeço Selimi says:

    Po përse je kaq i paduruar ,o i uruar ! Ja erdhi 25 prilli dhe do të të bëjmë kryeministër . Lei e commercio

  10. Babale says:

    Cudi e madhe!? Kur ishin keta horra ne pushtet, qytetaret gjithkund do te ndeshnin ne vija te kuqe, perimeter i k/ministrise, te cilat po ti prekje, njelloj si ne kohen e “xhaxhit” kush prekte klonin kufitar gjente vdekjen! Po ky Rama, te jete kaq injorant!? Ky nuk e ditka qe egziston vija e kuqe, perimeter k/ministrie, qe nuk i ve? Ky nuk e di qe edhe shtepia e tij ka nje kufi privacie, perderisa cdo lloj horri, e zjarrvensi ka deshire kerkon te shkoje “mysafir” edhe pa ftuar, ashtu sic jane shprehur keto ditet e fundit keta halabake qe fshihehin pas vetes kete lukuni horrash e vrasesish, te cilet me cinizem tallen me kater te pafajshem te cileve u morren jeten me 21 janar. Ne cili ligj thuhet qe njerezit e paarmatosur, por te revoltuar, kur shkelin ne territorin e k/ministrise, asgjesohen? Sipas kesaj mendesie i bie qe tere keto vite, qe taborret militare te ketyre xhahileve me uren e zjarrit ne dore dhe me molotove qe kecenonin seriozisht k/ministrine, por mbi te gjitha edhe jeten e k/ministrit, Rama duhet t’i kishte kositur!? Ptu fare e keqe!

  11. Sasame says:

    O idjot!Te jesh kaq injorante ne matematike,qe nuk kupton se cfar eshte perimetri i nje objekti?Perimetri i objektit nuk eshte tortuari dhe bulevardi deshmoret e kombit o injorante e mashtrus.Te kesh turp qe sot nxore nje variante te ri per vrasjet e 21 janarit.Ti je i pa besushem dhe palaco,ato qe the sot ne konferencen e shtypit jane vetem mashtrimeqe iritojne cdo qytetare me ato genjeshtra qe deklaron.P.D kurre nuk vjen ne pushtet me kete dallkauk.

  12. Patrioti says:

    Luli krimineli

  13. BUDINAKU says:

    Ky km.ky Koci i Ollges.ky eshte per ti qare hallin.jo per leke.po per mend.ky ka kater akuza penale.qe ne nje vend tjeter do tja kishon hedh celsat ne det.po mos e merni seriozisht.se nuk ja vlen.ai tani e ka kuptuar dhe vete.se qeverisja do bythe.ky eshte i lodhur

  14. Arbërori says:

    Po ku di Lulushi ça është perimetri, ai kujton se bëhet fjalë për kopshtin e vilës së tij..

  15. zgalem says:

    Me mire se gopisti i NSHRAK-ut askush nuk e percaketon . Te lumte . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje