Hetimi i raportit kundër UÇK, ironia e Myslim Murrizit: Ta thërrasim edhe Dick Marty, mbase Meta i ka dhënë shtetësinë si atij futbollistit

15 Dhjetor 2020, 15:06Politika TEMA
Hetimi i raportit kundër UÇK, ironia e Myslim Murrizit: Ta

Mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin e raportit të Dick Marty, është zhvilluar dhe përmes batutave dhe ironive të anëtarëve.

Teksa po diskutohej mbi planin e punës në vijim, ka qënë deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, ai që kërkoi edhe një herë nga Komisioni që ish-anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty të vijë në Shqipëri në një seancë dëgjimore

“Dua që për këtë raport të na flasin dëshmitarë të gjallë”, tha Murrizi, duke kërkuar që Marty të vijë në Shqipëri nëse është e mundur.

Përgjigjia i ka ardhur nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, i cili deklaroi se është jashtë juridiksionit të Komisionit që të marrë në seanca shtetas të huaj.

Murrizi nuk e ka lënë ti shpëtojë ky rast dhe iu përgjigj me ironi Manjas, duke përdorur skandalin e Presidentit Ilir Meta me dhënine e shtetësive.

“Mos kanë marrë shtetësi si ky sportisti, e kemi më të kollajtë, nëse janë te lista me këta 500-600 persona dhe kanë marrë shtetësi shqiptare”, tha Murrizi.

Batutat:

Manja: Ne kemi zhvillimin e seancave me ish-zytarë të kohës apo dhe zyrtarë aktualë, që kanë dijeni ose kanë marrë pjesë në verifikimin e të dhënave të raportit të Dick Martyt.

Murrizi: Po të shikojmë te lista se mos kanë marrë nështetësi këta persona si ai futbollisti.

Manja: Jo zoti Murrizi nuk besoj se shtetasi peruan kanë marrë nënshtetësi.

Murrizi: Kam bindjen se mendimi juaj është i dyzuar. Ne s’po i thërrasim për burg ata. Për të folur i duam, s’do i fusim në burg jo. Ti dëgjojmë se ça dinë më shumë nga çfarë kanë shkruajtur. Edhe online nëse Dicku…

Manja: Relatorët të shikojnë kuadrin ligjior që t’i kemi në seancë. Se ne do kemi seanca dëgjimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje