“Bashkëpunim me PD, vetëm me kushtet tona”! Patozi ironi me Kryemadhin: S'jam fallxhor që të di sa mandate do fitoj

16 Dhjetor 2020, 15:13Politika TEMA

Astrit Patozi nuk i thotë jo bashkëpunimit me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Nëse kjo do të jetë mundësia e vetme për të larguar qeverinë Rama, Patozi do të pranonte koalicionin paszgjedhor me Partisë Demokratike.

“Ne do të bashkupunojmë vetëm në rast se populli shqiptar do të na e kërkojë këtë dhe në rast se PD do të pranojnë kushtet tona. Kaq e thjeshtë është. Sigurisht që ky bashkëpunim nuk mund të ndodhë para zgjedhjeve, nuk ka asnjë shanc për këtë.” – thotë Patozi për Report TV.

Nuk ka bërë kalkulime elektorale, por Bindja Demokratike thotë Patozi po punon për të qenë forcë përcaktuese qeverisëse.

“Se sa mandate do të fitojë Bindja Demokratike nuk di ta them, sepse nuk e kam mbajtur veten as për profet dhe as për fallxhor, di të them vetëm që po bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të pasur një rezultat sa më dinjitoz në këto zgjedhje dhe ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse.” – shprehet Astrit Patozi.

Për t’i shërbyer këtij qëllimi dhe për të sjellë ndryshim, jo vetëm rotacion, diskutimet me partitë e tjera vijojnë.

“Me partitë e reja të tjera që e mendojnë Shqipërinë si ne, jemi të detyruar të garojmë së bashku sepse e para kemi kauzën e përbashkët dhe e dyta sepse interesat elektorale i kemi të përbashkëta, pasinëse do garonim vecantë ‘dinozaurët’ e mëdhenj të politikës do e kishin më të lehtë të na shyenin”, thotë Patozi.

Në një intervistë për Report Tv, Astrit Patozi komenton edhe protestën për vrasjen e 25 vjecarit Klodian Rasha. Ai tha se kjo protestë u nxit nga arroganca e pushtetit, por u përdor politikisht nga opozitarët jashtëparlamenti.

 

7 komente në ““Bashkëpunim me PD, vetëm me kushtet tona”! Patozi ironi me Kryemadhin: S’jam fallxhor që të di sa mandate do fitoj”

  1. Lesheli s’të do njeri?? says:

    Do ngordhni vetëm, s’ju do njeri .

  2. ida says:

    O popull, sa gjera behen ne emrin tend!
    Edhe Patozi flet ne emrin tend.

  3. lushnjari says:

    Nje vere ne uje..Dihet qe je i futur nga Saliu,me qellim qe nese rezohet Luli ty te te vere Sala kryetar partie,Keshtu do beje edhe Jozefina..Nders Murizi e ndonje parti tjeter, e vogel mos beje gabim te beje kualicion me Astritin..se do jumarin votat..

  4. Koti says:

    Ky vjen si fytyrë e re në politikë. Meqenëse nuk e parashikon dot sa mandate do marrë, po ta them unë. Një mut të madh.

  5. Velo says:

    Po me fallxhore do jesh në koalicion pas zgjedhor?

  6. Beni says:

    Me mire nje Astrit Patozi apo Jozefina Topalli ne bashkepunim me PD-ne, sesa nje Ilir Meta me te shoqen qe nuk kane asgje te perbashket me PD-ne, pervec interesave ekonomike familjare qe lidhen Berishen me Meten dhe ai ju fali plot 16 mandate dhe sot e kesaj dite demokratet degjojne pordhet e Mones.

  7. Aleamca per mbrojtjen e tallashit says:

    O Patoz, ti nuk je fytyrë e re, ti je i pafytyrë.
    Jo vetëm ti, po të gjithë ata që nuk dinstancohen nga Berisha.
    Ndryshimi vjen, vetëm kur të zhduket beridhizmi si fenomen.
    Gjithçka tjetër është një iluzion.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje