Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Idrizi kundër Bashës: Opozita e kompleksuar, duhet t’i dalë për zot çdo lëvizje qytetare

16 Dhjetor 2020, 14:26Politika TEMA

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë dhe protestave të zhvilluar në vend, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e Partisë Demokratike.

I pyetur nëse Partia Demokratike duhet ta mbështeste apo jo protestë, ai tha se do të duhej të mbështeste çdo lëvizje qytetare.

“Sa herë ka ndodhur diçka që e tremb, fajin e ka opozita dhe pastaj Rama i ndan ky është i mirë dhe ky është i keq. Deri tani kemi thënë që nuk ka shpresë se shqiptarët nuk reagojnë.

Këtë herë të gjithë heshtën. Ne kemi probleme të konceptit se çfarë kuptojmë me sistemin demokratike. Edi Rama ka një problem shumë të madh me konceptin e demokracisë. Ne demokracinë e kemi si një ndërtim pa leje.

Opozita para dy vitesh kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe u bë nami. Shqipëria është i vetmi vend që në 30 vite nuk ka kryer zgjedhje të parakohshme.

Ekzekutimi i djalit 25-vjeçar ishte arsye e mjaftueshme për protestën. Ministrja e Arsimit ka thënë që këta fëmijë kanë nevojë për psikolog, bashkë me këtë fëmijë , t’ja bëjnë edhe Edi Ramës.

Unë ndaj të njëjtin opinion që opozita ishte e kompleksuar. Unë mendoj që çdo opozitë t’i dalë për zot çdo lëvizje qytetare. Nëse do ta kisha dorë do të bëja një homazh me të gjithë opozitën për të ndjerin”, tha Idrizi në i ftuar në studion e ABC.

2 komente në “Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Idrizi kundër Bashës: Opozita e kompleksuar, duhet t’i dalë për zot çdo lëvizje qytetare”

  1. O Shpëtim Idrizi, o gjysëm Çam e gjysëm Tironas, o hajdut e bir hajduti xhepash, o spiun i qarqeve Greke i katapultuar nga ASFALIA tek Shoqata Çamëria për ta përçarë dhe krijuar Partinë tënde Private PDIU, një Parti me shumicë hajdutë se sa formim për Politikë, o monstër në duart e Berishës dhe Metës që të drejton e imponon baxhella Doda-Demi, që ta futu Berisha në PDIU si kolonë e 5 ati-Çamërisë, edhe pse ka burrin loqe Çam, Enkek Demi, sa për faturë që ka Burrë. O Shpëtim Idrizi, Ne Çamët nuk të VOTOJMË kurrë më, shumica jonë dërrmuese ka votuar e do votojë Edi Ramën, dhe Ty e atë baxhellën Doda-Demi do ju Q … me sa keni me vete në shtëpi e Zyrat e PDIU. Ne çamët e vërtetë do ta çlirojmë PDIU nga Berishizmi e Metizmi yt o Hajdut, klysh i Grekëve, Spiun, Monstër.

  2. Dilni dilni për Protestë pprsëri si me rrugaçët adoleshentë e të rinjë apo do të vetëshpallur e të paguar nga Berisha+Metabetjerë në vallen Opozitl Rruge dhe Dhune, si dhe ata MONSTRAT në “mbrojtje të Teatrit”, që qajnë Teatrin e vekur tashmë, një kalbësirë e kancër disa dekada për artistët që punuan e jetuan aty në atë HALE, fatkeqësisht… Oor mos HARRONI asnjë çast se, Ne shumica e Popullit nuk ju duam dhe kurrë nuk do ju Votojmë për të ardhur Ju në Pushtet, nëpërmjet Rrugës dhe Dhunës, Shpifjes dhe Mashtrimit, Adoleshentëve e të Rinjve të infektuar nga barbarizmi Berishjano+Metist, ku hyn dhe Ti Shoëtim Idrizi dhe disa Çam gjakëprishur anti-Çamërisë, që paguheni nga Greqia prej 30 vitesh e mos më shumë, që nga prindërit tuaj. NE mbi 65% e Shqiptarëve do ju shpërthejmë para e mbrapa po dhunuat më Rendin e Qetësinë kudo nëpër Shqipëri, se jemi SHUMICA, që duam Rend e Qetësi dhe njohim vetëm ditën dhe rezultatin e Votimeve. Ok…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje