“Çfarë e vrau Maradonën?”, dokumentari që “zbulon” shkaqet e vdekjes se “Pibe de Oro”

17 Dhjetor 2020, 18:23Sport TEMA

Javët e fundit është shkruar dhe thënë shumë për Diego Armando Maradonën. Vdekja e tij, në moshën 60-vjeçare, tronditi të gjithë botën, por midis thashethemeve mbi trashëgimisë, historive të dhomave të zhveshjes, qëndron misteri mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo Deportivo”, Discovery Uk është përpjekur të hetojë mbi shkakun e vdekjes, duke porositur ITN Productions të prodhojë një dokumentar me titull: “Çfarë e vrau Maradonën?”.

Sipas versionit zyrtar, “Pive d’Oro” vdiq për shkak të mosfunksionimit të zemrës, por ka hije dyshimi për shkaqet e vërteta.

Përmes intervistave me shkencëtarë, mjekë dhe njerëz të ndryshëm pranë legjendës argjentinase, ky dokumentar përpiqet të analizojë shkaqet e vërteta që çuan në vdekjen e kampionit të madh të futbollit. Bëhet një kthim pas duke u përqendruar në stilin e tij të jetës, për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

“Ky dokumentar ofron një pasqyrë unike në jetën dhe vdekjen e Maradonës, duke folur me njerëzit që e njihnin, e donin dhe punonin me të,” – zbuloi Sarah-Jane Cohen nga ITN Productions. Dokumentari pritet të jetë shfaqet ekskluzivisht në platformën “Discovery Plus”, duke filluar nga 28 dhjetori.

1 komente në ““Çfarë e vrau Maradonën?”, dokumentari që “zbulon” shkaqet e vdekjes se “Pibe de Oro””

  1. Albert says:

    Vrasje per se dyti. Ne gjykimin tim, me e drejte do te ishte te lihej ne shejterine e tij ky yll i sportit boteror, i cili nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe shuhet heret, pasoje edhe e jetes se parregullt qe ka bere. Ka plot aspekte te tjera te jetes se Maradones qe mund te behen publike, sepse edhe media ne kerkim te sencasionit vret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje