Shpëtim Nazarko: Ministria e Brendshme, një mallkim! Dorëheqja e Lleshajt, një shembull i karakterit gjermanik

17 Dhjetor 2020, 21:51Politika TEMA

Analisti Shpëtim Nazarko komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, dorëheqjen e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja.

Ndërsa u shpreh se Ministria e Brendshme është një mallkim për vendet e varfra, Nazarko theksoi se ata që e kanë drejtuar këtë dikaster e kanë kuptuar se gjithçka vjen nga aty.

“Ata që kanë drejtuar Shqipërinë e kanë kuptuar se gjithçka vjen nga Ministria e Brendshme. Kemi së pari Ahmet Zogun, që grumbulloi tërë atë pushtet, dhe pastaj rasti tipik i 44-ës, kur në Ministrinë e Brendshme vajti Koci Xoxe.

Që nga 44 e deri më 85, kur vdiq Enver Hoxha, pothuajse gjithë Ministria e Brendshme ka qenë në dorë të zonës së Vlorës.

Lidhur me dorëheqjen e Lleshajt, unë shoh një shembull të karakterit gjermanik. Ministrit gjerman i ndodhi një gjë si Lleshajt dhe të nesërmen dha dorëheqjen, madje u largua njëherë e mirë nga politika. Por ata janë gjermanë, kurse ne jemi shqiptarë.

Unë besoj që Ministria e Brendshme është mallkim për vendet e varfra. Shumica e pasojave që vijnë në këtë ministri kanë lidhje të brendshme me pushtetin qendror, që në fund fare lidhen me votat.

Për këtë arsye, edhe për shumë kohë ministri i Brendshëm do të ngelet kyc për ne. Por ne nuk kemi vënë re një gjë, ky vend ka probleme me krimin ndërkombëtar”, u shpreh Nazarko.

 

1 komente në “Shpëtim Nazarko: Ministria e Brendshme, një mallkim! Dorëheqja e Lleshajt, një shembull i karakterit gjermanik”

  1. dardan says:

    Doreheqja e Sander Lleshit -tipike e karakterit te Marka Gjon Markut mirditor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje