Nga Robert Muggah, Pedro Francisco “Foreign Policy”
Në fund të vitit të kaluar, policia federale e Kolumbisë arrestoi Diego Optra, një bos që drejton një bandë të pamëshirshme të quajtur “La Local” në qytetin portaul Buenaventura. Përveç trafikut të drogës dhe zhvatjes, kjo bandë thuhet se ka kryer mbi 90 për qind të vrasjeve në këtë qytet.
Optra i ishte shmangur me sukses policisë për muaj me radhë. Por ai kishte një profil shumë të kuruar në Instagram. Aty fansat e tij mund të shihnin rregullisht fotot e Optra me unaza me diamantë, rroba firmato,dhe një arsenal të madh armësh.
Sipas zyrtarëve të policisë, profili i tij në rrjetet sociale ishte çelësi për arrestimin dhe dënimin e tij. Por Optra nuk është bosi i parë i krimit të organizuar që shfaqet në Facebook, Twitter, YouTube, apo Instagram, me stilin e tij të jetës prej gangsteri. Dhe nuk është i pari që kapet pasi e ka bërë diçka të tillë.
Trafikantët dhe bandat e drogës janë përdorues aktivë të mediave sociale në të gjithë Amerikën. Bosët e karteleve dhe njerëzit e tyre, i përdorin mediat kryesore sociale dhe aplikacionet e njohura të mesazheve të tilla, si Telegram për të rritur pushtetin dhe ndikimin e tyre, për të kërcënuar konkurrentët, për të rekrutuar anëtarë të rinj, për trafiqe seksuale, apo edhe për shitjen e drogës.
Bosët meksikanë ishin të parë që nisën të përdornin rrjetet sociale për këtë qëllim. Ndërsa tashmë kjo tendencë po vërehet edhe tek bandat në Brazil, Kolumbi, El Salvador dhe Shtetet e Bashkuara. Brazili është një nga konsumatorët dhe prodhuesit më të mëdhenj në botë të përmbajtjes së mediave sociale.
Prandaj nuk është për t’u habitur që bandat dhe grupet mafioze të tij, postojnë rregullisht në internet. Megjithëse nivelet e sipërme të bosëve të trafikut të drogës, shmangin lënien e shumë gjurmëve dixhitale, celulat lokale janë shumë aktive. “Comando Vermelho”, një nga organizatat më të mëdha të trafikimit të armëve dhe drogës në Brazil, përdor Twitter-in si një mënyrë për tëmarrërekrutët e rinj nga një grup rival në Rio de Janeiro, “Terceiro Comando Puro”.
Dhe taktikat e tyre nuk janë aq delikate:Mesazhet e “Comando Vermelho” i nxisin anëtarët e “Terceiro Comando Puro” të ndryshojnë kamp ose do të përballen me një fund të dhunshëm. Të njëjtat grupe përdorin edhe Facebook-un për të reklamuar forcën dhe pasurinë e tyre, një mënyrë e dobishme për të çimentuar besnikërinë dhe frikësuar armiqtë, përfshirë policinë.
Mediat sociale janë vendi i konkurrencës serioze që përfshin dhunën.
“Comando Vermelho” dhe “Primeiro Comando da Capital” me bazë në Sao Paulo, shkëmbejnë shpesh mesazhe të tmerrshme. Ekzekutime të regjistruara të anëtarëve rivalë të bandës, madje edhe brenda burgjeve, qarkullojnë shpesh në YouTube, WhatsApp dhe Telegram.
Synimi nuk është vetëm të tremben kundërshtarët, por edhe të dërgohet një mesazh tek komunitetet lokale se kush komandon. Ndërkohë,Facebook dhe Instagram janë gjithashtu mjete të përshtatshme për bandat për zgjedhjen e objektivit të tyre. Fotot dhe postimet e gangsterëve dhe informatorëve të dyshuar të policisë,monitorohen nga afër.
Ndërkohë, anëtarët e karteleve të drogës dhe bandave të rrugës janë gjithashtu përdorues të mëdhenj të platformave sociale, të tilla si Snapchat dhe TikTok. Këto mjete kanë qenë veçanërisht të efektshme në promovimin e kulturës sënarko-ve. Në Meksikë, përmbajtja muzikore e gjeneruar nga kartelet është teknikisht e paligjshme, përfshirë baladat famëkeqe me gangsterët më të njohur në vendit, të njohura si narkokorido.
Për shembull videot e TikTok, paraqesin armë, banda dhe prona të mëdha të disa karteleve. Ato kanë grumbulluar miliona shikime, përfshirë këtu edhe audiencat më të reja në Shtetet e Bashkuara. Ky i ashtuquajtur Kartel TikTok, synon të “normalizojë” stilin e jetës së kartelit, dhe potencialisht të joshë rekrutët të rinj për t’iu bashkuar bandave kriminale, nga Sinaloa në Meksikë, dhe nga Medelin në Kolumbi.
Por përdorimi i mediave sociale nga organizatat kriminale nuk është i kufizuar vetëm në Amerikën Latine. Ka shumë shembuj të anëtarëve të mafias italiane, veçanërisht Camorra-s, që përdorin TikTok, megjithëse postimet e tyre hiqen shpejt nga faqja.
Pasi shumë nga bosët e vjetër të mafias u arrestuan gjatë viteve 2000, udhëheqësit e rinj
që morën drejtimin, janë për çudi përdorues të zellshëm të mediave sociale. Në rrjet qarkullojnë shumë videot që tregojnë drejtues të Cammora-s që mburret me armët e tyre, tatuazhet, makinat, motorët, dhe mjetet e tjera,duke folur në dialektin e tyre vendas.
Ashtu si në Amerikën e Jugut dhe atë të Veriut, edhe mafia italiane ipërdor mediat sociale për të rekrutuar anëtarë të rinj nga rinia e pakënaqur e Italisë, sidomos në Siçili dhe rajonet jugore të Kalabrisë dhe Puljas. Platformat sociale si Snapchat dhe TikTok, kanë qenë veçanërisht shumë të efektshme në përhapjen në shkallë të gjerë të kulturës narko.
Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë paralajmëruar për vite me radhë që i ashtuquajtura darknet -zona e pa monitoruar e internetit – është një nga burimet më të mëdha të shitjeve direkte të drogave,mallrave kontrabandë, dhe shërbimeve të tjera të paligjshme.
Janë të zakonshme operacionet transnacionale të zbatimit të ligjit, që përfshijnë heqjen e njëkohshme të trafikantëve nga rrjetet e errëta në intermet. Megjithatë, mallrat e paligjshëm tregtohen masivisht në mediat sociale publike. Instagram është aktualisht platforma kryesore për shitjen e drogës tek konsumatorët, ndërsa Facebook vjen së dyti.
Këto platforma shërbejnë si një lloj ndërmjetësi midis tregut të rrugës dhe rrjetit të errët. Blerësit dhe shitësit i përdorin platforma tradicionale të mediave sociale dhe rrjete private virtuale, për t’u lidhur përmes shërbimeve të koduara si Telegram, Signal, WhatsApp dhe Wickr.
Të gjitha kompanitë e mediave sociale janë të vetëdijshme mbi rrezikun e krimit të organizuar që po “kolonizon” faqet e tyre. Ato e dinë gjithashtu se glorifikimi i dhunës
dhe përfshirja në veprimtari kriminale, shkel kushtet e tyre të përdorimit të platformës. Moderatorët e përmbajtjes janë shumë të zënë me fshirjen e videove dhe postimeve, sapo ato identifikohen. Gjithsesi,ka shqetësime se gjigantët e teknologjisë nuk po bëjnë aq sa duhet, dhe se nevojitet një qasje më pro-aktive.
Por si të bëhet kjo – duke shmangur në të njëjtën kohë shkeljet e së drejtës për privatësi dhe fjalën e lirë – është diçka komplekse. Disa qeveri po ndërhyjnë. Për shembull,
Kongresi në Brazil, po shqyrton një projekt-ligj për të ndëshkuar cilindo që poston ose ndan ndonjë përmbajtje, që në një mënyrë a tjetrën,mbështet veprimtarinë kriminale në mediat sociale.
Në Kolumbi, autoritetet kanë investuar në teknologjitë e mbikëqyrjes dixhitale, për të gjurmuar sjelljen kriminale dhe tendencat në mediat sociale. Por janë vetë kompanitë e teknologjisë,ato që duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të monitoruar dhe hequr përmbajtje të rrezikshme. / Perktheu Alket Goce-abc