Votoi kundër Çuçit dhe Ekonomit, Kodheli: Ishte lapsus, nuk kisha syzet me vete! Arritjet që kam më dalin dhe teprojnë!

17 Dhjetor 2020, 21:58Politika TEMA

Sot në Kuvend u votuan edhe emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër. Ajo që vihet re është se në emrat e deputetëve në parlament që votuan kundër është edhe Mimi Kodheli.

I ftuar në “Open”, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se ky është një lapsus dhe nuk ka asnjë përçarje në PS, ndërsa me anë të një ndërhyrje telefonike ka reaguar vetë Mimi Kodheli.

Kodheli sqaroi gjithçka duke thënë se ishte një lapsus dhe jo e qëllimshme, por ajo nuk kishte syzet me vete.

“ Ka qenë në një lapsus, jam në një moshë që kam nevojë për syze, dhe në atë moment nuk i kam pasur syzet ndaj ndodhi ky lapsus. 

Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morën. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”, tha ajo në Open.

Eni Vasili: Do donit të ishit ju në vend të tyre?

Kodheli: Nuk flasim për gjëra a kam inat unë apo jo, arritjet që kam më dalin dhe teprojnë!

3 komente në “Votoi kundër Çuçit dhe Ekonomit, Kodheli: Ishte lapsus, nuk kisha syzet me vete! Arritjet që kam më dalin dhe teprojnë!”

  1. Martin says:

    E drodhi striptistja!

  2. Taruba says:

    Po mire syzet i harrove se ne parlament do shkoje, po mbathjet i kishe, apo i harrove edhe ato??? Nuk meriton te jesh ne legjistraturen tjeter!!!

  3. Mesuesi says:

    Bobobo @T….,çfarë degradimi! Po pse mor rob zoti kështu? Nuk merr dot frymë po të mos bëhesh kaq pervers?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje