Marjana Kondi ka folur për herë të parë për marrëdhënien me babain e saj biologjik.
Eftuar në emisionin e Mirela Milorit “Historia ime”, ajo ka rrëfyer se babain e saj e ka takuar pas 47 vitesh pasi u divorcua nga e ëma.
Mirela Milori: Të flasim pak për raportin me babain tënd biologjik, mesa di unë e ke takuar pas më shumë se 40 vjetësh, si është historia?
Marjana Kondi: Po, siç duket prandaj e kam dashur shumë vjehrrin në fakt atij i kam thënë për herë të parë dhe të fundit babi dhe ai asnjëherë nuk më thërriste nuse, por më thoshte moj bijë, qenke bërë e bukur shumë, thoshte s’na bën kush një kafe në mëngjes, e kishte për mua sepse unë nuk ia bëja kafen dhe shkonte e bënte vetë dhe ma sillte dhe mua.
Ai ka qenë i shkëlqyer. Përsa i përket babait tim, çdokush ka këto ngjarjet që na ndodhin në jetë dhe janë mëse normale, se po të ishin të gjithë të bukura nuk do kishte kuptim jeta.
Unë e kam takuar pas shumë vitesh dhe fytyra e tij ishte çuditërisht ashtu siç unë e imagjinoja kur isha 3 vjeç. Nuk e kisha parë nga mosha 3 vjeç deri 50 dhe kur erdhi momenti që unë do shkoja ta shikoja, ishte po ashtu siç unë e imagjinoja.
Ai ka qenë aviator, kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik edhe ai ka qenë shumë i mirë ose ishte shumë i mirë, apo ka qenë, si i thuhet, nuk e di ka qenë i mirë, ka qenë babai im.
Nuk është më, ka vdekur, por i kam bërë një gjë shumë të bukur, një dokumentar si aviator i parë që ka qenë dhe e kam bërë me Televizionin Shqiptar dhe është një kujtim goxha i bukur. Më ka thënë që kam bërë shumë fluturime, por më vjen keq që nuk i kam bërë me ty.
Mirela Milori: Pati një divorc në familjen tuaj?
Marjana Kondi: Po.
Mirela Milori: Ke motra, vëllezër?
Marjana Kondi: Kam një motër dhe një vëlla tjetër. Janë marrëdhëniet korrekte, gjithmonë për gjërat kryesore jemi bashkë se unë kam e një vëlla tjetër që nëse jepet jeta unë do e jepja vetëm për të, por edhe ata janë shumët ë mirë, gjenden në çdo moment edhe për gëzime edhe kur kemi ndonjë problem që i merret mendimi.
Ata janë të zgjuar, sidomos motra është femër goxha e zgjuar, ka punuar gjithë jetën e saj në administratë dhe është me post. Mua më pëlqejnë shumë njerëzit e zgjuar.
Mirela Milori: Të dhëmb diçka nga të gjitha këto gjëra, ndoshta vitet e babait që nuk ishin, adoleshenca pa të, fejesa pa të, vajzë që u bëre nënë pa të?
Marjana Kondi: Jo, mua më dhëmb mami im. Stop, kalove tek emisioni jot tani!
Mirela Milori: E di të gjithë qajnë tek unë.
Marjana Kondi: Mua më dhemb mami im sepse më vjen keq që ajo të kalonte jetën me një bashkëshort, por është një shprehje që thotë më mirë djepin bosh sesa shejtani në të. Është shumë e rëndë, por shumë e bukur. Gjërat e vërteta të vrasin, por janë të bukura.
Ajo e ka mbushur shpirtin me mua, me vëllain, si kam sjellë asnjëherë probleme. Nuk ma ka hapur asnjëherë atë bisedë as për mirë as për keq.
Babai im ka qenë shumë i mirë, por vjehrri ka qenë ai që ka ndenjur afër meje dhe më ka mësuar shumë gjëra.
Edhe shejtan edhe shumë i mirë.
Futja por.hës kot.
Inteligjenca shprehet kur I pergjigjesh pyetjes sakte.
Mariana I pergjigjet pyetjeve te pa pyetura.
Ndihmomëni te kuptoj inteligjencen e kesaj bibe.
A thuhet per babën shejtan dhe shume I mirë.
Dhe pastaj vazhdon më legjendat e vjehrrit si ne c’do intervistë. Qe te tregoj se ç’fare sëre i perket.
Vjehrri ishte Zotni, I ngreh kapelen, pyetja ishte per babën.
Baba ka qene me zotni burre i qete i bute fjalepak dhe me shume kulture.Figure ebrespekruar nga qytetatet e Vlores dhe zonja e di mire kush eshte baba i vet ..nje nga dallendyshwt e para teaviacionit shqiptar qe ka nxjerre me qindra oficere qe kane sherbyer ne aviacionin tone pet vite me radhe. Ja ky eshte i nderuar Goxho
Hahaha Pa Ju ofenduar por per tju ppergezuar..
Qe paske patur nje Vjete te Nderuar qe jua bente kafe dhe Juve. !
Normal Interviste e 2020 ,Kane ndryshuar gjerat ..
Unser rijne rregullohen zbukutohen ,kafet i bene Vjeri..
Pfiu..
Eh Marjana Kondi. Njifemi bashk kemi kaluar dite te veshtira ne Spital Ti me mamin une me dajen qe e kisha baba se isha e biresuar nga ai. E lexova rastesisht intrevisten tende ehhhhhhhhhhh jo shume e sakte.
Marjan Kondi apo Marjana Kondi ( shif Titullin ),ec e bjeri n’fije ?!
Mariana respekte,e pashe vidion dy here.
Une personalisht se bashku me bashkeshorten time te kam njohur rreth vitit 1976-1977 ne shtepine tende,te cilen e kishe afer st.trenit.Ju ishit gjimnaziste mos qofsha gabim se u bene shume vite.Une nihja mamane tende ne mardhenje pune si llogaritare ne nje institution ushtarak.Shume korrekte,dinjitoze me shume kulture.Mamaja jote ishte dhe rrobaqepse,punonte ne shtepi,zakonisht per te njohurit,prandaj dhe gruaja ime qepte nga nje here tek mama jote.Vertet qe atere ishe shume capkene,e zgjuar dhe shume e dashur.Te degjova me shume respekt,por per mamane shume shkurt fole.Divorcet jane te zakonshme,e shpjegove bukur.Ne ate kohe,mbase eshte mendimi im nuk merresh kush me punet e tjetrit,te pakten intelektualet.Tani e mora vesh qe Babajn e paske patur pilot.Edhe babajn ta kam njohur se punoja ne M.M.por pa ditur se ka pas te bej me ju.Une te uroj gjithe te mirat familjarisht,respekte dhe si artiste e madhe e humorit.
Pse nuk eshte e sakte moj Mery? Ke ndonje gje per te korrigjuar? Jo per gje por thjesht per kuriozitet he xhan.
Eh moj çupe babi jot ka qene fisnik dhe shembull per te gjithe me zemren plot e fare si djall. Po me mirë krevati Bosh sesa te gjesh mermangen ne rrjetet e te tjereve
Sna pelqeva be ca the shume kontrat ke bë
Loca Aq i mire ka qene babai sa e takoi vajzen pas 47 viteve, pavarsisht ……..
Mos dil me marjana se jeni bere bajat
Nuk fitohen leket duke bere viktimen Marjana dhe duke perfolur historine tende qe mendoj se eshte petsonale..ki resoekt pet te ndjeret prinder se je bere bajat fare.sa per babain ne vlore mbahet per burre i nderuar
Babai natyral burre zoteri dhe nga aviatoret me te mire te vendit
Ty zonje te njofim nepermjet ekranit dhe bene mire te mos flasesh me gjate ,se kur flete per mamane na vjene per te vjelle neve qe e njofim,per te vertetuar keto qe them ,vure nje mask nga keto te korona virusit dhe pyet shoket e shoqet e punes se mamas tende dhe degjo se cdo te thone per te, dhe te jesh e bindur qe ske per te dhene intervista te tjera ne jeten tende.