Pushimet e festave të fundvitit, ministrja Kushi sqaron datat kur do mbarojë dhe kur do rifillojë shkolla

18 Dhjetor 2020, 13:22Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, këtë të premte ka bërë me dije se pushimet e festave të fundvitit do të fillojnë me 24 dhjetor dhe do të zgjasin deri në javën e dytë të janarit.

Kushi nga Pusteci, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se pas pushimeve të fundvitit shkolla do të nisë më 11 janar dhe jo në 4, sikundër thuhej në urdhrin e mëparshëm.

Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje