Vitamina D rekomandohet të përdoret pasi shërben për mbrojtje ndaj koronavirusit Covid-19. Por, një panel ekspertësh thotë se nuk ka prova të mjaftueshme që vitamina D mbron nga covid.
Ky panel ekspertësh, i përbërë nga anëtarë të Institutit të Shëndetit Publik në Angli, tha se duhen më shumë kërkime në këtë aspekt.
Nga vëzhgimet që kanë kryer, ekspertët janë shprehur se nuk ka prova të mjaftueshme që vitamina D mund të parandalojë ose të trajtojë këtë sëmundje, sikurse rekomandohet nga mjekët.
Marrja e vitaminës D është veçanërisht e rëndësishme gjatë sezonit të Dimrit, sidomos në këtë periudhë, për shkak se njerëzit qëndrojnë më së shumti në shtëpi për shkak të pandemisë dhe nuk marrin mjaftueshëm rreze dielli. Por vitamina D mund të merret edhe nga ushqime të caktuara, të tilla si vaj peshku, drithëra etj.
Ekspertët shprehen se ka një shans që vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun ose ashpërsinë e Covid-19, por theksuan se duhen bërë prova klinike shtesë për ta vërtetuar këtë fakt pas nuk ka prova të mjaftueshme.
Në qoftë se një person ka nivel të ulët të vitaminës D dhe preket nga Covid-2019 është më shumë në rrezik nga ky virus. Nuk mund të shërohesh duke filluar të marrësh vitaminë D në momentin që sëmuresh nga Covidi. Niveli i duhur i vitaminës D arrihet duke marrë rreze dielli në mënyrë të vazhdueshme. Për ata njerëz që nivelin e kanë të ulët rekomandohet ta marrin në mënyrë sintetike domethënë me kokrra që blihen në farmaci.
Budallallek me brinje , kjo vitamine rrit nivelin e aftesive mbrojtese te sistemit imunitar por nuk mundet qe vitamina te te mbroje trupin tone nga infeksioni viral !!!!
E kini provuar ndonjehere qe niveli i vitamines D te ju bjere nen nivelin minimal te normalitetit ?
Mos e paci kesmet kurre se cfare do te ju ndodhe !