Imunologu Italian Francesco Le Foche këmbëngul që shpejt do të dalim nga ky makth.
Sipas tij, nëse Covid do të kishte dy nivele më lart vdekshmërie, do të kishte zhdukur njerëzimin.
“Vaksina ka zgjidhur patologjitë më të rënda në botë. Megjithëse sot duket e pamundur, fëmijët vdisnin nga tetanozi, apo nga kolla e mirë.
Nëse sot nuk ndodh më është vetëm prej vaksinave. Kështu do të shkojë edhe me CoVid dhe duhet ta kemi të qartë: nëse do të kishte patur dy gradë më shumë vdekshmërie do të kishte zhdukur njerëzimin”, shprehet ai.