Kreu i komitetit paralel presidencial anti-Covid, veterineri Panariti: Të sigurohen ngrirësat me azot të lëngshëm për ta ruajtur vaksinën, lëreni retorikën boshe

18 Dhjetor 2020, 10:51Sociale TEMA

Shefi i Kabinetit të Presidentit, njeheresh dhe kreu i komitetit paralel presidencial anti Covid, veterineri Edmond Panariti ka bërë një thirrje urgjente për investime në ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës anti Covid, përpara se ajo të vijë. Përndryshe thotë ai, do të dështojmë.

Në një status në Facebook, Panariti thotë se kërkohet urgjent një zinxhir ftohës, ruajtje dhe shpërndarje që ende nuk e kemi.

Reagimi i plote i Panaritit:

Urgjent! Që tani duhet investuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës anti covid, para se ajo të vijë përndryshe do dështojmë!

Vaksinat janë shumë delikate, prishen shpejt dhe duhen ruajtur në temperatura shumë të ulëta.

Pjesa më e madhe e vaksinave anti covid, si Pfizer dhe Moderna janë vaksina ARN.

Nëse nuk ruhen dhe shpërndahen në temperaturën e duhur, prishen dhe duhen flakur.

Kërkohet pra urgjent një zinxhir ftohës, ruajtje dhe shpërndarje që ende nuk e kemi.

Prandaj sa më parë të sigurohen ngrirësat me azot të lëngët për ta ruajtur  vaksinën sapo të zbresë nga avioni si dhe termuset speciale ngrirës për vaksinatorët që do vaksinojmë popullatën.. Padyshim edhe Autofrigoriferë për ta shpërndarë në gjithë vendin!

Sepse vaksinat nuk mbahen nëpër çanta dhe xhepa!

Mjaft të kujtojmë se Vaksina Pfizer duhet ruajtur dhe shpërndarë në – 70 gradë celsius, ndërsa Moderna në – 20 gradë.

Dhe kjo nuk është e lehtë!

Mendoni pak, edhe për vaksinën e gripit që ruhet në intervalin 2-8 gradë firot nga mos respektimi i ftohjes shkojnë në 25 % sipas një studimi të vitit 2019.

Po për vaksinat që kërkojnë ftohje në – 70 gradë?

Nga ana tjetër disa vaksina si ajo e Pfizer, kërkojnë dy doza në interval dy javor për të garantuar efektshmërinë.

Pra njerëzit pas dozës së parë duhet ti regjistrosh dhe gjurmosh për dozën e dytë.. Përndryshe do dështosh!

Pra duhet investim, veprim dhe organizim dhe jo retorikë boshe!

4 komente në “Kreu i komitetit paralel presidencial anti-Covid, veterineri Panariti: Të sigurohen ngrirësat me azot të lëngshëm për ta ruajtur vaksinën, lëreni retorikën boshe”

  1. prefesori says:

    prefesor.
    vaksina kunder virusit kinez ruhet ne minus 70 grade. ndersa azoti behet leng ne minus 276 grade.
    prefesor azoti i lengshem e demton vaksinen.
    duket qarte, preferor se ti nuk ke bere asnjehere nderzim artificial.

  2. Merrni masa për ftohësat dhe skemat e ambjenteve të vaksinimit .Koha nuk pret !! says:

    Po .Ka të drejtë .Lerini llafet .
    Gjermania ka javë për të mis thënë muaj që i ka sigurusr dhe ka bërë skemën e plotë të vaksinimit .

    1. Artis says:

      Asnjë nga shtetet e europës nuk ka bërë gjë më parë.Vetëm dje dhe sot po marrin frigoriferët specialë -80’C me çmime nga 9000€ deri 19000€ copa dhe nesër fillon shpërndarja e tyre në spitalet më të mëdha të vëndit, Komentet e tjera janë fakenews.
      Sipas dw së pari do të vaksinohen ekipet e shëndetësisë e më pas të tjerët pra edhe numri i vaksinave do të shpërndahet në bazë të numrit të popullsisë në kohë të ndryshme

  3. Majarjeta says:

    Aman o Ed profesori se na hape barkun, e di me ngjan me Elez Gjozen, po nuk ke turp more je bere rrugac si gjithe partia. Yyyyy plehre po me titull profesore.
    Ky eshte aq frikacak sa mbush breket nga gruaja pale nga kryetarja …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje