"Lufta e Ftohtë" mes Prishtinës dhe Tiranës

18 Dhjetor 2020, 09:27Politika TEMA

Nga Enver Robelli

Problemi i Edi Ramës në raport me Kosovën është se viteve të fundit nuk e ka luajtur rolin e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë, por rolin e sekretarit të ish-presidentit të Kosovës. Pa u konsultuar me mbarë spektrin politik të Kosovës, Rama ka vrapuar pas projekteve, autor i të cilave – në zanafillë – ishte kryetari i Serbisë. Ramush Haradinajn deshi ta hedhë në gjyq dhe kundër tij përdori fjalë të rënda.(sipas «traditës» Haradinaj ia ktheu me të njëjtën monedhë). Rama e quajti Isa Mustafën tinëzar (të dy polemizuan sa i përket «Mini-Schengenit», që përfshin edhe daljen e Serbisë në Detin Adriatik). Mustafa iu kundërpërgjigj: «Unë nuk dëshiroj ta cilësoj ashtu siç e meriton, sepse është kryeministër i Shqipërisë». Secili mund ta marrë me mend se çfarë fjalësh ruan në arsenalin e tij Isa Mustafa për Edi Ramën.

Që Edi Rama s’mund t’i durojë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, nuk është befasi e madhe. Pa marrë parasysh se a kanë apo jo vlera si politikanë (sipas kutit të Ramës apo ndonjë propagandisti medial), Kurti dhe Osmani përfaqësojnë diçka tjetër nga modeli i politikanëve të deritanishëm të Kosovës. Fitorja e partive të tyre (me Kurtin dhe Osmanin si kandidatë për kryeministër) në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, shkaktoi një panik në mesin e sundimtarëve «socialistë» në Tiranë. Ekzistonte frika se modeli kosovar i ndryshimeve më të thella mund të përsëritet edhe në Shqipëri. Duket se kjo frikë, ky panik ekziston ende.

Askush në Tiranë nuk duhet të acarohet dhe humb arsyen kur qytetarët e Kosovës nuk votojnë sipas pritjeve të kësaj apo asaj partie në Shqipëri. Kjo s’është punë e Shqipërisë. Askush në Tiranë nuk duhet të acarohet dhe humb arsyen kur politikanët e Kosovës gjejnë ndonjë fjalë kritike ndaj sjelljeve të politikanëve të Shqipërisë ndaj Kosovës. Edi Rama ka ardhur në Kosovë dhe ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës, të cilin ia ka bojkotuar gjysma e Kuvendit për shkak se ka tentuar të (ri)shkruajë historinë e Kosovës, të cilën përpiqen ta (ri)rrëfejnë suflerët e tij qe 20 vjet në Kosovë – pa sukses.

Pastaj kur i ka parë pasojat e fjalimit të tij popullist, Rama vrapoi te varri i Ibrahim Rugovës. Edi Rama nga Kuvendi i Kosovës ka bërë thirrje për një «president të përbashkët» të Kosovës dhe Shqipërisë dhe këtë e ka bërë për poza patriotike. Në Bruksel – ku iu lutet burokratëve të atjeshëm për integrim të Shqipërisë – «presidenti i përbashkët shqiptar» nuk është fare temë. Ose mund të jetë temë anekdotash. Sepse politikanët shqiptarë ndryshe flasin për nevojat e publikut lokal, e krejt ndryshe kur përballen me faktorët perëndimorë.

Edi Rama sot ka raport të acaruar me pothuaj të gjithë politikanët udhëheqës të Kosovës. Me disa as nuk flet. Kjo situatë është absurde. Edhe politikanët e Kosovës kanë ndikuar në acarimin e situatës. Por pyetja që mund t’i përgjigjet vetëm Edi Rama është kjo: përse ai s’arrin të krijojë raport normal bashkëpunues me asnjë politikan të Kosovës, me përjashtim të ish-kryetarit të Kosovës? Pse ka raporte të acaruara me të gjithë të tjerët? Dhe si është e mundur që ta quajë mik presidentin e Serbisë ndërsa me politikanët e Kosovës të shkëmbejë fjalë të rënda?

Kjo Luftë e Ftohtë mes Prishtinës dhe Tiranës (apo Tiranës dhe Prishtinës, lexojeni si të doni) është duke i bërë dëm të madh të dy vendeve. Politikanët e Kosovës – e sidomos Albin Kurti – duhet të përqendrohen në hallet e Kosovës. Për cilësinë e politikës në Shqipëri janë përgjegjës ose fajtorë shtetasit e atij vendi. Ata duhet të vendosin se në çfarë drejtimi do të ecën Shqipëria. Nëse votuesit në Kosovë vendosin për opsione të paprovuara, të reja politike, kjo nuk është arsye për panik në Tiranë. Sepse siç nuk e ka çliruar Shqipëria Kosovën, ashtu edhe Kosova nuk do të zgjedhë apo heq qeveri në Tiranë. Është vetëm humbje energjie.

30 komente në ““Lufta e Ftohtë” mes Prishtinës dhe Tiranës”

  1. klodi says:

    Arsye për panik nuk është kur Kurti debaton me Ramën por kur Kurti debaton me qeverinë e USA, arsye për panik nuk është kur Haradinaj zihet me Ramën por kur Haradinaj i mbyll derën Merkelit dhe Macronit, apo kur rrezikon të hedh në erë marrëdhëniet me Malin e Zi për teka elektorale (debati mbi kufirin) dhe sapo bëhet vet kryeminister, bën sikur s’ka ndodh asgjë. Dhe ja ku jemi tani, ku i vetmi projekt serioz i Osmanit dhe Kurtit është që ta hedhin në gjyq Serbin për genocid e derisa Vuçiç tu bie në gjunjë e tu kërkoj falje ata të mos ti flasin me gojë. Kësaj i thonë diletantizëm politik, dhe nëse Shqipërisë i falet se nuk është në rrezik ekzistenca e saj, Kosovës nuk i falet as edhe një gabim i vetëm politik (është njësoj sikur UÇK të dilte e të bërtiste Allahu Ekber në luftë) dhe të thoshim hë mo se s’ka gjë nuk janë politikan kaq dinë e kaq bëjnë.

    1. Realisti says:

      Ore zoteri po sipas teje ti kerkosh Vucic te kerkoje falje qenka shume? Edi Rama ka shume merita ne Shqiperi dhe une e mbeshtes shume, por nuk e kuptoj me cfare absurditeti hiqet mik i Vucic-it kur Vucic para nje muaji bente lojra fjalesh se mund te kete lufte ne Kosove. Cfare hajri i ka pare kesaj miqesie, i ka ulur tensionet dhe tonet Vucic apo i ka ngritur? Albin mund te jete naiv per sa i perket komunkimit dhe menyrave te veprimit, por ka te drejte mbi rendesine e reciprocitetit absolut me Serbine. Serbia akoma nuk njeh Kosoven por desh Trumpi dhe hajde te normalizojme marredheniet tregtare, me cfare pro-je? Cfare benefiti kane Kosovaret nga ky normalizim marredheniesh? Cfare vantazhi kane bizneset Kosovare qe pak u takon te mbijetojne ne nje treg te vogel tani hajde ti normalizo dhe marredheniet me Serbine dhe te konkurrojme edhe me oligarket Serb. Berisha esht mut, Rama eshte dipllomat dhe punetor por nuk ja ka idene se si te ndertoje nje treg dhe rrise ekonomine vendase. Modeli i Rames hajde ti cojme Shqiptaret ne Gjermani te shfrytezohen si infermiere apo profesion tjeter. Ky eshte model analfabetesh. Modeli Albinit eshte te mbrojme interesat e bizneseve vendase, ti ndihmojme te rriten qe ne ti eksportojme produkte e sherbime Gjermanise, jo te behemi sklleverit e Evropes. Vjosa Osmani beri gabim qe shkoi tek Berisha qe e ka shkaterru ekonomine Shqiptare me maloket e vet duke shkel mbi cfaredolloj principi te tregut te lire e cfaredolloj interesi kombetar. Por VV dhe Albin Kurti jane shume me largpames dhe kurajoz sesa Rama, Rama thjesht nuk do kishte kurre kurajon qe te bente a te luftonte per ate per cka po lufton VV, per zhvillim ekonomik real, jo iluzion begatie duke i dergu njerezit neper evrope ose duke sjelle ndermarrje te huja ne shqiperi qe te shfrytezojne shqiptaret si meqene nga Bangladeshi. Ore Shqiptar zgjohuni, Rama punen e tij e ka bere, ka ckredituar komplet PD-ne e Berishes por tani duhet nje alternative tjeter qe te mbroje interesat e tregut dhe bizneseve Shqiptare qe ti ndihmoje (ata qe munden dhe kane aftesi konkurruese) ta rrisin rrezen e veprimit ne rajon dhe ne Evrope bote. Jo ti shtrydhim e tia dhurojme tregjet e tyre Serbise

  2. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Or shoki Enver,Albin kurti ka dalë hapur kundër Amerikës.
    Ky është fakt.
    Kujton ti dhe ata që mendojnë si puna jote,se Kosova
    pa mbështetjen amerikane,mund të ekzistojë si shtet ?
    Politika or tej nuk ështe shkencë ekzakte dhe sie tillë
    duhet të trajtohet,d.m.th. gjërat nuk thuhen troç,
    poooor vishen ,amballazhohen,që ti shijojnë bashkfolësit.
    Pa mbështetjen amerikane Kosova dhe jo vetëm ajo,
    pooor gjithë kombi shqiptarë është rrezikuar.
    Dora që të ushqen,nuk duhet kafshuar.
    Me keqardhje duhet thënë,që ju nuk jeni shkëputur akoma
    nga nostalgjia titiste dhe një pjesëe mirë i bëjnë dua Baba Dovletit.
    Evolucioni si proces nuk ka lënë gjurmë tek ju.

  3. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Eshte nje lufte mes dy boteve shqipfolese asaj turkoshake (muslimon brother’s) dhe kristianeve shqiptare nga ana tjeter.
    Nje bashkim islamikesh ne nje big Albanistan do te fundoste perfundimisht identitetin shqiptarokristian.

    1. Arben says:

      1. Albini e ka gruan Norvegjeze
      2. Albini eshte ateist i deklaruar (edhe pse babain e ka katolik)
      3. Albini mban rekordin per noten me te larte mesatare ne Fakultetin Elektroteknin ne Universitet te Prishtines
      4. Vjosa eshte PhD ne Universitetin e Pitsburg ne SHBA

      keep going you foreign agency member

      1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

        Babai i Albinit nuk eshte katolik por eshte mysliman!
        Albini nuk eshte ateist por eshte dyzim komunist o-islamik!

        1. bujari says:

          KUSH NUK ESHTE SHQIPTARE >>>TE RRI I QETE NE PUNEN E TIJ > OSE PIRDHUNI NE LINDJE TE MESME MOS U MERRNI ME SHQIPTARET! I DIME PUNET TONA

  4. Lani says:

    Andej nga paragrafi i fundit ke filluar te reflektosh pak si me me kembe ne toke por s’e ke zgjatur shume se duket ke pasur frike.
    (Keqardhje per ty qe nuk arrin as t’i permendesh emrin Ashim Thaçit)

  5. Shqiptar says:

    Enver Robelli, ndoshta Shqiperia nuk e c’liroi Kosoven por pa Shqiperi nuk do kishte Kosove e ‘Kosovare’.
    Nuk e di se ciles zile do ti biesh me ate fjali te fundit.
    Epo ju qenkeni palla nga i pari tek i fundit.
    Nuk ju plas me menderja pe vendin ‘ame’ tani.
    Kur u be magjypi mbret, thone se vrau te jatin.

  6. Sqepari says:

    O Enver ti je nje cope muti para Rames! Si guxon ta pergojosh, o qofte! Nivelit te tij intelektual as mund t’i afroheni!

  7. Dash says:

    E veshtire te te gjesh artikuj me kembe ne toke,, hidhu e perdridhu, por je gatuar keq dhe smund te besh ndryshe……….. shpresoj mos ta mendojne keshtu te gjithe kosovaret

  8. Bashkim says:

    BRAVO SHOKU ENVER. KE BERE ATE QE VJOSA OSMANOVICI E ALBINLADENE NUK KANE ARRITUR TA BEJNE.. ZOTROTE THUA QE ME QE RAMBUSHI ALBINLADEN DHE VJOSA NUK E DUAN EDIN AHERE AI TE LERE QEVERINE. FAKTI QE EDI NUK KA ARDHUR ME NE KOSOVE TREGON SE ATA NUK E DUAN ATEHERE ATA VINE NE SHQIP RI QE NE TE PRANOJME PER MBRET ALBINLADENIN DHE VJOSEN SE AI DRU ME PRE SMER VESH

  9. Todi says:

    Aleanca… E keni thënë shumë qartë dhe bukur. Bravo.

  10. RUBIKU says:

    ESHTE FAJI I POLITIKES KOSOVARE OOOOOOO KAFSHEEEE…QE KANE IDHULL TRADHETARIN E LUFTES SE KOSOVES SALI BERISHEN…

  11. Trump says:

    Robelli ben pjese tek ata shites flamujsh qe ketej hiqen si patriote te medhenj, ketej flene me flamurin brazilian te Kosoves. Ky eshte produkt i kushtetutes jugosllave te 76 qe krijoi mendesine bajraktare tek disa shqiptare te Kosoves qe me ne fund ju krijuan kushtet te kishin dhe ata feudin e tyre. Harruan perpjekjet per liri dhe bashkim dhe u deklaruan jugoslloven. O Robell tinzari, meqe i keshilloke Albinit te mos ngaterrohet me Shqiperine, filloje nga vetja he burre, mos u merr as ti me ne, shkruaj per ata “akademiket” e kombit kosovar qe s’dine te lidhin dy rreshta sakte ne shqip. Kenaqu me bajrakun tend atje. Mos u merr as me shqiptaret e Kosoves, si Albini, e Vjosa, e mijera te tjere, se ata mire keq, te pakten nuk e kane bere gjakun uje. Shkruaj per jugosllovenet, se atje te rreh zemra.

  12. Bashkim says:

    BRAVO SHOKU ENVER. KE BERE ATE QE VJOSA OSMANOVICI E ALBINLADENE NUK KANE ARRITUR TA BEJNE.. ZOTROTE THUA QE ME QE RAMBUSHI ALBINLADEN DHE VJOSA NUK E DUAN EDIN AHERE AI TE LERE QEVERINE. FAKTI QE EDI NUK KA ARDHUR ME NE KOSOVE TREGON SE ATA NUK E DUAN ATEHERE ATA VINE NE SHQIP RI QE NE TE PRANOJME PER MBRET ALBINLADENIN DHE VJOSEN SE AI DRU ME PRE SMER VESH. Ti japesh mend nderkombetareve dhe Edi Rames. Fali o Zot se sdine cbejne.

  13. Babale says:

    O enver leshi….qe kur u vari rama qillon u mori lumi….o lolo rame nuk ben me shqiptaria….po ju ini arab te devoytshem ju doni ate qe u vrau perdhunoi tradhetio…doni akoma sali kriminelin e banden e tij ….mbajeni ne krye te oxhakut tja u fus prap.,….ne e kemi ber dalje ate qen me mora ….ne ne shqiperi duam ramen….dhe deri sa te beheni njerez kur mos u bashkofshim nuk e she ju gjysmat ini serb….besa e shqiptarit si purtek e k…..roft EDI RAMA LEGJENDA ?

  14. Haka Tekizoti says:

    Më në fund, në fund të përroit psikik, që përkon me fundin e shkrimit, Enveri vjen në vete. Edi Rama edhe thotë s’jam politikan, edhe kridhet në politikë me sy mbyllur dhe duket sikur as që i kupton cinizmat e lëvdatave që i bën Vuçiçi. Po edhe Kurti ngjan më shumë me një kec që e pandeh veten cjap. Vjosa duket më burrneshë, por difektin e ka te fakti që nuk e kupton që është ende e njomë. Sa për diplomat, që dikush i quan si vërtetime të aftësive si politikanë apo si mjeshtra demokracie, duhet të përgjigjen për gjithë hajvanët e perëndimit që kanë po ato diploma si këta të dy. Populli jonë e ka parë këtë punën e shkollës dhe lajthitjet e të shkolluarve në jetë shumë herë më të rënda se të të pashkolluarve, prandaj ka arritur në përfundimin se, shkolla ose t’i jep, ose t’i merr mendtë.

  15. Buda says:

    Gazetari Enver Rrobelli nuk e thote hapur se politikanet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
    mbrojne idene se Kosova mund te vazhdoje si shtet i pavarur,
    pavaresisht pergatitjeve te gjithanshme qe po ben Serbia per t’u rikthyer ne territorin e shkeputur ne NATO-ja;
    ndersa Edi Rama, nga ana tjeter, lufton me mjete diplomatike per perspektiven e bashkimit e shqiptareve te Kosoves
    me trungun ame-Shqiperine. Nga kritikat qe gazetari Enver Robelli i ka bere Fjalorit Enciklopedik Shqiptar,
    botim i Akademise se Shkencave te Shqiperise, ne tre vellime (2008-2009), une kam nxjerre perfundimin
    se ai nuk e njeh gjakun e derdhur te luftetareve patriote kosovare per Lirine, Pavaresine dhe Teresine Tokesore te Shqiperise.

  16. shteti qe dremit pa fund says:

    Per nivelin si eshte formuar,apo vetformuar, ne shekuj dhe ne vite gjindja frymore ne Arnautistan(ku frika dhe interesi shumicen ketej, e ka bere te leshojne fe dhe atdhe,per ti sherbyer,ne shekuj,brenda dhe jashte vendit, dushmanit denatyrues aziatik, dhe me vone komunizmi i hoxhes e gjen rrugen shtruar,per te prodhuar spiune pa hesap,dhe per te vene ne timonin e shtetit diktatorial izolues,mjelese,shofera,karrociera,saldatore etj)Saliu dhe Meta produkte shpella malesh te errta anadollake-komuniste,pajisur me injorancen, dhelperine,egersine,pafytyresine,pra me vesin njerzor ne ekstremet fundore te tij,nuk e paten te veshtire dhe te vazhdojne akoma ta mbajne te pushtuar kete vend per mbi tre dekada.
    Dhe eshte pushtimi me i mynxyrosur,ky i tyre, qe ka pesuar ndonjehere ky vend.
    Dhe mbas ketyre qenieve,kryesisht de jure(juridikisht) u cfaq Rama ne pushtet,mbasi de facto, anen ekonomike dhe zullumet vazhdojne ti bejne ata, falangat e sali-metes.
    Pasuria e vendit eshte kryesisht ne duart e jenicereve te zbritur nga malet,te dhuruara dikur nga fermanet e sali-metes,me te cilat tani financohen dhe nevojat e bandes,per aktivitetet e shumta diversive,per ta rimarre te gjithe sundimin me dhune.
    Prej 8 vjetesh ky vend ka nje kryeminister,sic ka veshjen me kollare dhe shallvare ka dhe vepren,pra nje qenie Hermafrodite kryevezir-kryeminister,qe administron pjeserisht anen ekonomike te vendit dhe emertimet administrative.Thote qe ka deshire ta bej vendin si Europa,por para se te flase me kete te fundit shkon tek Baba i tij aziatik,per ti puthur doren dhe se si duhet te sillet brenda dhe jashte vendit te tij!!!
    Kur asnje kryeminister,apo min europian,nuk ben udhetim ,per ti marre terroristet islamik ne vendin e tyre,te cilet jo vetem qe nuk udhetojne ne drejtim te sirise,por i quajne dhe te padesheriuar per vendet e tyre,kryeministri shqiptar shkon dhe i merre vet!!!!Dhe kur keta terroriste arrijne te shkojne ne menyre klandestine ne vendet europiane,keta i nxjerrin para gjyqit per krimet e bera.
    O temmpora o mores!
    Po keshtu dhe politikat me Kosoven;Edi me buke,hapja e deres se Shqiperise per lehtesime ne fusha te ndryshme te ekonomise ,arsimit etj, te qytetareve dhe institucioneve kosovare.Aty dhe dy ministra te qeverise se Rames ai i morri nga Kosova( valle nuk kish gjithe ky vend te afte per keto dy poste).Kurse institucionet e vendit´´vlla´´i jane pergjigjur me gure:
    Kushtet per tu futur dhe pershtatur ne shtetin kosovar,per qytetaret e vendit´´ame´´(Shqiperise),jane me denigruese nga e cdo qytetari i nje vendi tjeter,qe kerkon te atashohet atje.Vet kryevezirin tone vazhdojne ta shajne ta shpifin pergojojne ndyre, lloji i ´´politikaneve dhe shtetareve te larte´´Ramush,al-bin,osman,mustaf,kryetar akademie etj te panumert.Cfaqet hapur nje urrejtje gjenetike,per Shqiperine ndryshe nga mendesia e tyre ,me rrenje te forta islamike dhe krahinore.
    Rama me ne fund duhet te kthjellohet se perfaqeson jo individin Edi Rama,por nje popull te tere dhe marredheniet me Kosoven duhen ndertuar mbi baza korrekte dhe te nderveprimit proporcional.
    Dhe qenia apo fenomeni tipik Rrobelli,pasi si ky ka jo pak,cfaqet perhershem percares dhe helmatises primitiv midis dy vendeve Shqiperi-Kosove dhe i rrezikshem pasi prezantohet mbas nje pasaporte zvicerane,duke ngrene buken e kaurit dhe ben me gjithe shpirt duan e turkut.

  17. rexha 10 says:

    PO TE KISHTE VENDOSUR NE SHQIPRI NJE PRESIDENTE ME IDETE E RAMES ,GJITHCKA EDHE MUNDE TE QETSOHEJ .KJO PER SHKAKE SE KOSOVE ESHTE SHQIPTARE,.PROBLEMI ME I MADHE ESHTE SE NE SHQIPRINE NUKE I VENDOSE DOTE BASHKE DY GURE .SEPSE NE MESE JANE SHUME INTERESA ,QE ARRIJNE DERI ATY SA TA DJEGIN SHQIPRINE ,PERVECE VJEDHJEVE E VRASJEVE NDERMJET HAJDUTERVE ME KOLLARE.
    PO NE KOSOVE C’FARE NDODHI ME RIFORMIMIN E SHTETIT TE RI???????????
    QEVERITARET E KOSOVES NDOQEN RRUGEN E POLITIKANEVE TE SHTETIT AME.ZHDUKJE NJERZISH ,PER TE MBULUAR KRIMET,KORRUPSION EKONOMIKE NE TE GJITHA DIKASTERET ,VODHEN C’FARE DESHEN E SA DESHEN ,KURE E KUPTUAN SE NUKE KISHIN ME SE C’FARE TE VIDHNIN ,FILLUAN LOJEN E POLITIKES SE PERCARJES SE KOSOVES ME SHQIPRINE.
    ARRITEN DERI ATY SA AGJENTURAT E NDRYSHME TE SHTETEVE FQINJE QE BENIN PJESE , SI NE KOSOVE, ,ASHTU EDHE NE SHQIPRI KU SOTE PER DREQE KANE POZICIONET E LARTA TE SHTETEVE PERKATES TE BENIN PAZARE ME SHKEMBIM TERITORESH ME SERBINE. SHKEMBIMI I TERITOREVE NDERMJET SERBISE E KOSOVES ISHTE E NDALUAR QYSHE ME PLANIN ATHISARI QE E KRIJOI MBASI KOSOVA U BE SHTETE.
    TANI POLITIKAT E DY KRAHEVE NUKE ESHTE E NDERSJELLTE DHE INTERESA TE PERBASHKETA,PORE PER INTERESAT E PRESIDENTEVE,KRYEMINISTRAVE ,MINISTRAVEE SHUME NJERZEVE TE TJERE SI AGJENTE. PO TE ISHTE KJO POLITIKE EDHE NE KOHEN E SHKUAR NE VITIN 1912 NUKE E BESOJE SE TRIMAT KOSOVARE TE ASAJE KOHE DO TE VININ NE VLORE PER TE FESTUAR SHPALLJE E SHQIPRISE SE PAVARUR. PORE ATA DHANE KONTRIBUTIN E TYRE QE SHQIPRIA DHE KOSOVA TE ISHI NJE SHTETE ,DHE LUFTONIN PER TE NJEJTAT IDE,DHE QELLIME. BENI LLOGARITE LUFTEN E TRIMAVE KOSOVARE ,DHE SHQIPTAREVE ,ME LUFTEN E KRYEMINISTRAVE ,PRESIDENTEVE NE TE DYJA KRAHET BASHKE ME SEKRETARET E TYRE DHEMBECAKALLI ,SI DHE SEKRETAREN E RAMUSHIT ,PASTAJE FLISNI SE SI DO TE PUNOJNE KETA NJERZE PER INTERESAT E KOMBIT. C’FARE BASHKIMI PRISNI JUVE KURE KETA PO COJNE NE BURGE NJERI TJETRI ,EDHE PSE BENE NJE LUFTE PER TE QENE TE LIRE .NDRYSHE NGA SHQIPTARET ,NUKE PO FUSIN NE BURGE NJERZIT QEVERITARE QE I VRANE ,I VODHEN ,DHE I ZHDUKEN DISA PERSONA VETEM PER INTERESA EKONOMIKE.

  18. Shqiptar says:

    Presidenti i Kosoves Vjosa Osmani erdhi ne Tirane me axhende politike per te ndihmuar dyshen hajduto-kriminale, Meta-Berisha, duke sulmuar direkt dhe haptazi Kryeministrin e Shqiperise. Kjo eshte e turpshme. Kosova nuk duhet te perfshihet ne ceshtjet e brendeshme te Shqiperise. Aq me pak Shqiperia nuk duhet te perzihet ne punet e brendeshme te Kosoves. Por qe Presidenti i Kosoves, te kryeje vizite zyrtare ne Shqiperi duke sulmuar Kryeministrin e Shqiperise, kjo eshte jo vetem e pa pranueshme, por shume e turpeshme. Nese Kosova ka dhe do vazhdoje te kete politikane te tipit Ramush, Albin dhe Vjosa, une jam absolutisht kunder Bashkimit me Kosoven. Dhe per kete kundershti qe une kam, dhe jo vetem une, ndaj Bashkimit Kosove-Shqiperi po kontribuon me se miri Albin Kurti&Co. Me vjen keq ta them, por Kosova ka politike barijsh.

  19. Tropoja says:

    Per torobellin vetem dy llafe: kurre nuk eshte perzjere Rama ne zgjedhjet e Kosoves, keta politikanet ndryshe te torobellit, po keqperdoren nga ata qe i kane bere gjemen Shqiperise dhe Kosoves. Edi Rama eshte perpjekur , qe cdo gje ta beje ne perputhje me politiken e vizionin perendimor dhe ne te miren e Kosoves. Eshte perpjekur per bashkimin e dy vendeve tona dhe faktet flasin vet per kete , edhe ne qeverine e tije ka marre ministra nga Kosova, jo se nuk kishim djem d vajza ketu ne Shqiperi, vuri ne administrim te Kosoves nje terminal te tere ne Durres, arriti te beje lidhjen energjetike midis dy vendeve e implementimin e shume marreveshjeve te dala nga mbledhjet e perbashketa te dy qeverive. Atehere , ku e shikon ti mor pseudo gazetar e pseudo analist urrejtjen e Rames per Kosoven?. Eshte detyre e tije , ne radhe te pare si atdhetar, qe ti thote albinit , ramushit e kujdo tjeter , qe gabojne rende duke dale kunder Amerikes apo BE-se , sepse nga ato Kosova u be kjo qe eshte sot.

  20. Jo realisti says:

    Dikur ti kam pelqyer shkrimet z. Enver Robelli.
    Por habitem se ose une jam aftesuar(pjekur) sepse nuk shof asnje gje pozitive te shkrimet e tanishme. Nuk mundesh ti trajtosh si duhet apo keshtu te thon ti trajtosh?
    Le shum per te deshiruar, vetem lojra fjalesh…
    Shum keq…..

  21. Kledi says:

    Per z. Robeli kam respekt si gazetar i paanshem ama, kur thote Edi Rama mos te perzihet ne Kosove dhe te merret me punet e Shqiperise pse nuk i ben çudi qe Vjosa dhe Albini merren me traun ne Kalimash qe edhe nese esht gabim eshte ne territorin e Rep.Shqiperise. Albini ben thirrje te ndryshoje pushteti ne Tirane etj etj qe mund edhe te hajne arsye por eshte nderhyje ne punet e brendshme ne Shqiperi sikur do behet kryeminister ne Shqiperi por Robeli nuk e shikon kete dhe humb paansine e tij e kthehet ne gazetar krahinor per fat te keq.

  22. !!!! says:

    Jo lufta politike mes Tiranës -Prishtinës por mes disa individëve mediave dhe partive të Prishtinës kundër qeverisjes të majtë apo socialiste në Tiranë këtu qëndron e vërteta mbështetësi direkt indirekt kryesor ka qenë Beogradi dhe çarçe anti shqiptare në Europë dhe po të analizohet dhe krahasohen zhvilimet shoqërore politike në Kosovë në kohrat kur Shqipërinë e qeverisnin parti të djathëta dhe të majta aty del në pah e vërteta

  23. Kosovari Mirenjohes says:

    Ne kohen kur liria e informimit qofte historik qofte aktual eshte ne zenitin e saj, te gabohesh ne cilesimin se Shqiperia nuk e çliroi Kosoven, eshte thene me se buti, infantile.
    Sa per informacion zotrote Robelli, Shqiperia qe nga LDB e ka ndihmuar Kosoven e mbi te gjitha, qenien shqiptare ne Kosove nga ASGJESIMI. Sa per ilustrim, gjate LDB shqiptaret e Kosoves ishim me kembengulje ne anen e humbesit, ngaqe na kishte bere bashke me shtetin ame. Sikur atehere, edhe sot, e kemi mangu largpamesine. Po te mos ishin komunistet nga Shqiperia te na i hapnin syte neve do perfundonim si çamet, ne mos me zi.
    E dyta, Shqiperia, e them kete hapur, sakrifikoi dhe njerezit e vet, qe ne emer te “kaosit” te shperthente depot e armatimit, qe te mund te armatosej Kosova e te luftonte e te çlirohej nga Serbia.
    Per mendimin tim personal, viktimat e 1997 ne Shqiperi, duhet te rreshtohen si martire te Kosoves. Ngase e gjithe ajo hallakame u be vetem e vetem te ndihmoheshim ne, kosovaret. Sa per thjeshtezim te atyre veprimeve qe te kuptoni ju gjithologet, nese Shqiperia do te ndihmonte institucionalisht Kosoven ne lufte, ajo do te ishte AGRESION. Ndersa, ne kohen kur Shqiperia ishte edhe zyrtarisht KAOS, asnje institucion nderkombetar nuk e akuzon dot Shqiperine per agresion ndaj jugoslavise (qellimisht me shkronje te vogel). E kjo e fundit zotrote Robelli, eshte ajo largpamesia qe e karakterizon politiken e Shqiperise.
    Ne kosovaret duhet te jemi pafundesisht mirenjohes per ate qe ka bere dhe bene politika e Shqiperise per ne.
    E ne rradhet e largpamesve, pa asnje fije dyshimi, eshte z. Edi Rama.
    Mirembetshi

  24. emigranti says:

    Na pelqen apo jo analiza eshte shume e sakte dhe me fakte konkrete.
    Z. Rama reflekto sa me pare, leri llafollogjite qe I ke per zemer.
    Eshte koha per te vepruar ne te mire te kombit dhe jo te Serbise.
    Dhe mjaft iu servilose te huajve te cilet per hir te stabilitetit ne rajon e kane me te veshtire te bindin palen serbe dhe me te lehte te neneshtrojne palet e korruptuara ne Kosove e Shqiperi.
    Prandaj ” luftohet ” dyshja Kurti – Osmani.
    Sado te cirren elitat tashme te deshtuara politike ne Shqiperi e Kosove , e ardhmja I perket politikaneve te ndershem e patriote te nivelit Kurti e Osmani.
    Shqiperia dhe Kosova kane plot djem e vajza te ndershem, te mencur e patriote qe duhet te zevendesojne kete klase te korruptuar politike shkaktare per lenien e vendit ne staniacion si vend ne tranzicion per 30 vjet.
    Dhe me e bukura, planin e vjeter serb per dalje ne Adriatik zoti Rama na e paraqet si nje sukses per palen shqiptare, nderkohe qe kush e kundershton kete plan antishqiptar anatemohet e shantazhohet nga sharlatani Rama.

  25. Mirëdita says:

    Torobelli, duke u nisur nga pozitat e tij, ben gjykimin: fajin e ka Tirana, perkatesisht Rama qe paska Lufte te Ftohte midis Prishtines e Tiranes!!!
    Ne linjen e Torobellit, te gjitheve u digjet zemra per Shqiperine, me shume biles i digjet Sekretarit te Partise Komuniste te Jugosllavise Islam Mustafa. Vetem Edi Rama qenka Vucicist!
    Nga pozitat e tij, Torobelli del ne konkluzione qe te lene pa fryme:
    – Edi Rama – Sekretaer i Thacit!!!!
    – Fitorja e Kurtit hapi panik te e majta ne Tirane!!!!!!
    – Politikanet e Shqiperise nuk duhet te perzihen fare ne punet e Kosoves dhe anasjelltas!!!!!
    -Shqiperia nuk e ka cliruar Kosoven!!!!
    Sipas Torobellit, Shqiperia te izolohet, te mos beje lobing as me SHBA, as me BE, as me NATO-n si antare e saj, as me Gjermanine, me askend, sepse Kurt revolucionari leninist i zgjidh vete keto pune, qofte edhe duke ngritur ceta guerrije per te djegur ndertesat e institucioneve te Shqiperise!!!!

  26. TIRONA says:

    Nuk ka rremuje ne Shqiperi,nuk ka vrasje:Ku te mos kete dore:
    1)sali karaxhic dhe
    2)”ne doni botes mbare ti vini zjarre, …..”
    “vellezerit me pagese kosovare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje