Analisti Baton Haxhiu është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” ku po flitet për protestat që u zhvilluan në Tiranë për vrasjen e Klodjan Rashës.
Ai u shpreh se shijen e dhunës protestës ja dha politika.
“Protestuesit janë të pakënaqurit, që janë gjithmonë të gatshëm të organizohen. Por në përvojën time, të asaj çfarë ka ndodhur në vitin 2011, Tirana nuk e don dhunën.
Qytetarët në Tiranë e gjykojnë saktë, ju e dini çfarë ka ndodhur në zgjedhjet lokale 2011 edhe pse ka qenë një demostratë e madhe.
Çdo përpjekje për ta kthyer demostratën në demostratë të dhunës unë mendoj se qytetarët e marrin vendimin.
Nëse do menaxhohej mirë dhe do kishte qëllim kjo protestë unë analizoj që shumica është shumë më e rëndësishme se dhuna.
Ajo që i ka munguar kësaj proteste është që njerëzit që kanë dasht ta ashpërsojnë, kanë qenë politikë. Ata që kanë dalë në protestë nuk kanë qenë njerëz politikë dhe kanë protestuar kundër vrasjes së të riut nga polici.
Esenca pse protesta nuk është shndërruar në protestë masive është që politika në një farë kuptimi ja dha shijen e dhunës që kjo protestë ka qenë rast që 24% e të pakënaqurve të hyjë në vallen për ta ndryshuar Shqipërinë”, u shpreh Haxhiu.
Z. Baton, nuk eshte e vertete se politika i dha protestes shijen e dhunes, protesta per kete dhune u organizua,qe nga fillimi deri ne fund. Dhe sa per dijeni, strategjia qe teper e rende, mundesisht ndonje te vrare, pastaj hynin ne loje paramilitaret e PD dhe te LSI, Grupet e Zjarrit, Snajperet dhe pastaj e gjithe lukunia PD, LSI dhe mbeturinat e partive te tjera: Qellimi: Nje 1997 te Dyte! Nuk ka rendesi teorija se pushteti nuk vjren me dhune, por rrezohet pushteti me dhune, digjet Shqiperia, pastaj vijne zgjedhjet dhe fiton Saliu me Ilirin. Lylja Kryeminister, Yliri President dhe Saliu Kryetar i Kuvendit.
Batoni shume i sakte si gjithmone.
Unë nuk e uptoj çfarë ndryshimi duhet bërë.Ju e shikoni ndryshimin me udhëheqjen e Berishës?Nuk bëhen gjërat me urdhërin e peshkut sepse Saliu që ju doni ta sillni në pushtet e la Shqipërinë katraure.Shkatëroi çdo gjë dhe la militantët të vjedhin çdo gjë.Sistemi politik që fatkeqësisht ne e quajmë demokratik është bordello e vërtetë dhe ska burrë nëne që mund të regullojë ashtu siç duhet gjërat.Lufta për të erdhur në pushtet realizohet duke nxirë çdo gjë që bën mazhoranca.,dhe duke organizuar protesta të dhunshme dhe shkatërime gjoja për pakënaqësi.Unë skam parë të bëhet protestë për gjëndjen ekonomike por behen për të erdhur Basha në pushtet bashkë me llumin e shoqërisë.Politika është e lidhur me krimin sepse njerzit e krimit mund të djegin apo vrasin dhe jo njerzit e ndershëm.Shikoni se çbëhet në Amerikë.Mbështetësit e presidentit dalin me me kalloshnikovë nëpër rrugë dhe ai deklaron se nuk ikën nga shtëpia e bardhë.Pra kjo quhet demokraci?Kjo quhet anarshi.Shyqyr që jetuam disa vita të qeta se pas viteve 1990 po hamë dynjanë nëpër botë duke shkatëruar familjen .Njerzit e ndershëm e kuptojnë se pa diktaturë(për ata që nuk zbatojnë ligjet dhe jo si diktatura e Enverit) nuk realizohet asgjë sepse seicili bën çtë dojë dhe kjo quhet demokraci,,