“Kemi foto dhe video”, akuza e deputetit socialist: LSI ka organizuar protestat e dhunshme

17 Dhjetor 2020, 22:46Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti ka akuzuar dy ish-deputetët e LSI-së Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçin si organizatorë të protestave në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës.

Ai është shprehur se ka foto dhe video të këtyre përfaqësuesve të LSI në protestë dhe është e provuar që janë ata organizatorët.

“Humbësi i madh në këtë histori është prishja e qetësisë së shqiptarëve. Qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë korrekt. Është e provuar që organizatorët kanë qenë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.

Kemi foto të këtyre të përfaqësuesve të këtyre partive në protestat e ditëve të fundit.

Ka foto dhe video të ish-deputetëve të LSI-së, Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi të cilët kanë qenë organizatorë në protestat e fundit.

Situata është shumë e thjeshtë. Kemi patur një incident që ndodhi nga një punonjës i policisë së shtetit, i cili është nën hetim”, tha Shameti.

2 komente në ““Kemi foto dhe video”, akuza e deputetit socialist: LSI ka organizuar protestat e dhunshme”

  1. antipatrea says:

    Është shumë e thjeshtë : Faturën të dyve , stresit dhe kujtdo tjetër që identifikohet si organizator – kush nuk e paguan , te shtatë penxheret të dhjesi në teneqe dhe mbyllet … Po i pagoi bossi Veliaj dëmet, aty i keni prapë këta dhe të tjerë … Më falni por ai surrat kali rap-ist qoftë edhe vetëm për smogun oral duhet veshur ca kohë me mini për të argëtuar të burgosurit…

  2. antipatrea says:

    PS. Dhe boll me llafe se s’ju beson më njeri …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje