Pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Dibrës për dosjen 184, nga e cila u morën të pandehur katër persona ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho thotë se ky akt është i turpshëm dhe po aq kriminal sa vjedhja e votave.
Në përfundim të deklaratës së saj, Xhixho shprehet se LSI nuk do të heqë kurrë dorë nga dënimi i çdo personi të implikuar në vjedhjen e votave, kushdo që të jetë ai dhe kudo që të fshihet.
Deklarata e plotë e Xhixhos:
Dosja 184, një nga dëshmitë e krimit zgjedhor mbi të cilin qëndron pushteti i Edi Ramës, ashtu sikundër pritej dhe është thënë para shumë kohësh nga opozita, është mbyllur.
Ky akt i turpshëm dhe po aq kriminal sa vjedhja e votave, është dëshmi e dështimit të vetë sistemit dhe e korruptimit politik të prokurorisë, e cila po i bën në ketë mënyrë shërbimet e fundit apo shërbimet e funeralit pushtetit të votave të vjedhura.
Pretekstet procedurale të parashkrimit të veprës penale dhe loja e shëmtuar e pasimit të dosjes sa nga njëra prokurori në tjetrën, nuk është gjë tjetër, por manovra e imponuar nga pushteti dhe e realizuar nga prokuroria.
Vendimi i prokurorisë është thikë pas shpine jo vetëm për besimin e qytetarëve tek reforma në drejtësi, por edhe sabotimi sipas interesave antishqiptare të kryeministrit të procesit të integrimit europian të vendit, po të kemi parasysh se ndëshkimi i krimit të vjedhjes së votave është njeri nga kushtet për çeljen e negociatave.
Ndërsa qytetaret shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë presin që ideatorët dhe urdhëruesit e vjedhjes së votave prej kryeministrit e me radhë ministra dhe ish-ministra, deputetë dhe oficerë të policisë të dalin para drejtësisë e drejtësia të vendosë për ta, prokuroria këta i merr në mbrojtje dhe merret me disa karta të djegura!
SPAK në vend që të jepte një përgjigje të fortë sipas ligjit dhe të çonte përpara drejtësisë të gjithë ata që rezultojnë të përfshirë në krim elektoral që njëkohësisht është edhe krim shtetëror, zgjodhi t’i shërbejë pandëshkueshmërisë duke hequr përgjegjësine nga vetja.
Autorët e veprimit kriminal të vjedhjes së votës janë me emra, me zë dhe me figurë si pjestarë të një grupi të grupi të strukturuar kriminal me në krye kryeministrin dhe bashke me të ka edhe ministra e ish ministra, deputete te rilindjes dhe oficerë policie të shperblyer per krimin e kryer.
Përmbajtjen e dosjes 184 tashmë e dinë të gjithë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kancelaritë europiane dhe në SHBA.
Mirëpo kur pritej që e ashtuquajtura drejtësi e re të dëshmonte se është në anën e ligjit dhe të shqiptarëve, me vendimin për mbylljes e dosjes 184, provon se nuk është gjë tjetër por një repart ndihmës i Rilindjes.
Por, pavarësisht makinacioneve, LSI nuk do të heqë kurrë dorë nga dënimi i çdo personi të implikuar në vjedhjen e votave, kushdo që të jetë ai dhe kudo që të fshihet, në kryeministri apo në zyrat e rilindjes në Prokurori.
25 prilli është apel që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë për të zhdukur qeverisjen e krimit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Erisa bebisiter i familjes meta duhet te jete e qarte se:
Zgjedhjet ne diber ishin lokale dhe vetem per kryetar bashkie se i pari po i ps u shkaekua nga kryeministri dhe skane te bejne me qeverine qendrore
–Fitorja e ps ishte e qarte dhe e dukshme.
–Nuk ka pse sulmon spak mbi baze te pretendimeve te ngritura m te ngritura nga pd e lsiq qe rezultuan bllof propogandistik
O po edhe kjo kishte mbetur pa folur ?
Po nuk ka një çikë turp kjo ?
Kaq e pa cipë ?
Kaq e zhytur në llumin e Ilir Metës të jetë ?
Sipas fjalëve tek kafeneja ngjitur me SYRI TV, kjo Erisa Xhixho, ka qenë dadoja e tre femijëve të Ilir Metës e Monika Kokmadhit, dhe flinte në shtëpinë e tyre, për ditë e ditë të tëra, edhe kur e zonja ishte me sherbim jashtë apo brenda Shqipërisë.
Me aprovim të Monikës, kjo është gruaja numur dy e Ilir Metës.
Siç duket, nuk u ka mbetur ushtar tjetër për të recituar fjalimin e rradhës.
Nesër, prisni e të shikoni, kur të nxjerrin gruan e tretë të Ilir Metës, Floida Kërpaçin.
Këtu do të jemi.
Qytetetaret luftojne per buken e gojes. Nuk lexojne gazeta dhe nuk shohin prononcimet tuaja ne medie se nuk kane nge te merren me ju. Nuk e marr vesh ku ka kryer akt te turpshem dhe ku ka ngulur thike mbas shpine SPAkU. Nje dite hetimet do mbylleshin. Tani fjalen e ka gjykata. Ti e ke merakun pse nuk akuzohen zyrtare te larte te PS. Absurd pretendimi Juaj. Administrimin e zgjedhjeve vendore e bejne zyrtaret ve dore. Nuk ia vlen te zgjatesh. Ju nuk dini te beni politike. Po te isha ne vendin tuaj, pra po te isha politikan, do ta falenderoja SPAK-un ne keto hapa te pare dhe do ta motivoja. Ju flm!
Po gjalle qenka kjo Erisa hundpinokja e babaxhikes, ik moj shore e neveriteshme se ta shpif kur del ne tv ma ke hunden me te shpifur ne planet.