Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse nuk do të ishte në pozicionin e shefit të qeverisë, do të kishte dalë për të protestuar paqësisht për vrasjen e 25 vjeçarit.
Rama tha se nga reagimet qytetare duhet të reflektojnë të gjithë.
“Protestat erdhën si rezultat i një arsyeje shumë të fortë. Vrasja e një të riu natën, në një situatë të pangarkuar me asnjë element apo rrethanë objektive apo psikologjike të një operacioni. Është tejet tronditëse për këdo. Edhe unë vetë po të mos isha në këtë pozitë do kisha dalë në protestë. Por jo për të gjuajtur policinë me gurë, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin. Në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje sepse një anëtar i familjes së madhe ka humbur jetën jo aksidentalisht por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur”, tha Rama
E kena pa se sa paqësisht proteston ti o zullap bashk me zdromsin