Vjosa Osmani, vizitë me “’llastiqe” në xhep, Meta e opozita tërbohen me Ramën se qëndroi jashtë perimetrit të “goditjes”

18 Dhjetor 2020, 16:00Politika TEMA

Vizita e Presidentes së përkohshme të Kosovës Vjosa Osmani me sa duket ishte përgatitur me shumë kujdes për të dhënë më shumë mesazhe politike e anti Rama se sa për të qënë një vizitë vëllazërore.

“Steka” e Osmanit ishte ngritur shumë lart, dhe nuk përjashtohet mundësia se çdo frazë e saj kishte një kalkulim të fortë politik, për t’i  shërbyer axhendave politike në Kosovë dhe Tiranë.

Vizita gati tre ditore dhe mesazhet që tentoi të përcjellë Vjosa Osmani, e cila gjendet mes LDK nga ku mori beneficet politike dhe Vetëvendosjes së Albin Kurtit, kishin një objektiv të qartë dhe të pafshehur: Goditjen e kryeministrit të shtetit amë Edi Rama dhe përpjekja për ta futur atë në një “cep” si proserb.

Mbi këtë bazë ishin kalkuluar të gjitha lëvizjet, që nga takimi me Presidentin Ilir Meta dhe konferenca e shtypit me të, fjala në Kuvend, takimi me kryeministrin Edi Rama, takimi me ish kryeministrin Sali Berisha e deri tek takimi dhe konferenca e pangjarë e shtypit me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Në fjalën e saj në Kuvend, Presidentja e përkohshme e Kosovës, Vjosa Osmani nuk rreshti së akuzuari indirekt kryeministrin aktual si një njeri që i ka shitur interesat e Kosovës tek Serbia dhe se ka punuar për të ndarë Kosovën

Nga pozicioni si përfituese e atij posti falë dhe dorëheqjes së Hashim Thaçit i cili pasi kishte përjetuar burgjet e Berishës në Tiranë para 25 viteve, gjendet në burgjet e Tribunalit të Hagës “falë” dosjeve të kopsitura për krime lufte nga Lulzim Basha dhe Argita Berisha Malltezi, Presidentja tranzitore kërkoi një rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë.

Ia kërkoi Edi Ramës, i cili ka shtatë vite në këtë post, ndërkohë që para tij kryeministra kanë qënë me radhë, që nga Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko dhe vetë Sali Berisha.

Mungesën e një rezolute të tillë nga ana e Parlamentit shqiptar, Osmani e quajti një përpjekje të mazhorancës aktuale, të kryesuar nga Rama, për t’i “mbrojtur fytyrën Serbisë dhe Aleksandër Vuçiç”.

Teksa merrte aprovimin e Ilir Metës për çfarë fliste, Presidentja tranzit e Kosovës u shpreh kundër “Minishengenit Ballkanik” duke e cilësuar atë një fatkeqësi dhe që nuk i shërben as Kosovës, e as Shqipërisë, por favorizon më shumë Serbinë.

Pavarësisht se ka qënë vetë kryeministri Abdullah Hoti ai që e ka firmosur atë, në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë bashkë me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe në prezencë të Donald Trump, Vjosa Osmani ka një qasje tjetër për këtë rast.

Sërish akuzon kryeministrin Rama si njeriun që e bindi homologun e tij të Kosovës Hoti që të bëhej pjesë e kësaj iniciative të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Njëherësh nxori në skenë akuzat e kahershme të ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtit, të artikuluara dhe nga Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha në Tiranë, sipas të cilave Edi Rama bashkë me Aleksandër Vuçiç kanë bërë ç’është e mundur për ndarjen e territorit të Kosovës.

Arriti deri aty sa të thotë se kanë qënë Ilir Meta, Sali Berisha dhe krerët e opozitës shqiptare ata që e penguar një gjë të tillë, duke treguar qartë se Vjosa Osmani këtë çështjen e ndarjes së kufijve të shtetit shqiptar e ka me të dëgjuar.

Pasi sa herë që janë vendosur kufijtë si në Londër ashtu dhe në Jaltë, kanë qënë Fuqitë e Mëdha ato që kanë vendosur për hir të interesave të tyre gjeo-politike dhe as që i kanë njoftuar shqiptarët, jo më të pranojnë propozimet e tyre.

Ndërkohë që Presidentja tranzitore e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan kërkoi me insistim ngritjen e traut dhe shkrirjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku pavarësisht se arritjet më të mëdha janë nën qeverisjen e PS, la për të kuptuar se është fajtor personalisht Edi Rama.

Të gjitha këto mesazhe të kalkuluara për përfitim politik në të dy anët e kufirit për opozitat respektive, Vjosa Osmani i ka bërë në prezencë të Ilir Metës, njeriut që i kishte propozuar Hashim Thaçit planin serb të ish kryeministri Zoran Gjinxhiç për ndarjen e Kosovës.

Por për hir të së vërtetës Vjosa Osmani nuk e dinte një gjë të tillë, dhe ata që i kishin përgatitur axhendën politike nuk ia kishin shënuar për ta lexuar në Tiranë.

Ndërkohë që është ndjerë mirë nga premtimet e “nipit” të Kosovës Lulzim Basha për rezolutën kundër genocidit serb të cilën nuk e bëri vite më parë sa ishte ministër i Jashtëm, por i fali “detin” Greqisë në këmbim. Nuk ia bëri “zemra” Vjosës madje as ta pyesë Bashën për zhdukjen ne kasetës së Milaim Bellanicës me filmimin e maskrës serbe të 241 shqiptarëve të Krushës së Madhe.

Ishin gjëra të “vogla” këto për Vjosa Osmanin, e cila ishte instruktuar vetëm që të sulmonte Edi Ramën për ndarjen imagjinare të Kosovës, pavarësisht se shqiptarët as i ka pyetur dhe as i pyet njeri në raste të tilla.

Janë ndërkombëtarët, që nga SHBA e deri te BE, ata që përmes NATO-s çliruan Kosovën, që vendosin nëse mund të ndodhë një gjë e tillë. Pavarësisht se nuk ka qënë në axhendë.

Por megjithatë, Ilir Meta, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe vartësit e tyre në partitë respektive PD e LSI, janë tërbuar me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj vizitës së Vjosa Osmanit.

Lidershipi i opozitës i ka mëshuar fort sulmit ndaj Ramës, duke publikuar fotot e karriges bosh të kryeministrit në momentin e fjalës së Vjosa Osmanit në Kuvend.

Pavarësisht faktit që Presidentja e përkohëshme e Kosovës deklaroi se nuk e kishte vënë re mungesën e kryeministrit Rama në Parlament, apo se takimi i zhvilluar në Kryeministri nuk u shoqërua me një konferencë të përbashkët për shtyp, Meta, Basha, Berisha dhe lidershipi i partive opozitare janë shfaqur të acaruar në media për këtë fakt.

Madje nuk kanë munguar ta cilësojnë një tradhëti ndaj Kosovës mungesën e Edi Ramës në parlament, duke arritur deri aty sa të thonë se nëse do të ishte Presidenti Vuçiç në Kuvendin e Shqipërisë, Rama me gjithë kabinetin qeveritar do të ishte aty pa asnjë mungesë.

Për hir të së vërtetës të gjithë e dinin më parë se Vjosa Osmani të fillonte vizitën në Shqipëri se çfarë do të deklaronte në takime dhe në Kuvend.

Axhenda politike ishte përcaktuar qartë në Kosovë dhe në Presidencën shqiptare, dhe mbetej vetëm artikulimi me zë i të gjitha akuzave të Presidentes së përkohshme kundër qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.

Vjosa Osmani i kishte marrë “llastiqet” dhe “gurët” në xhep që në Kosovë dhe mbetej vetëm të godiste sapo të ishte përballë Ramës në Tiranë dhe në takimet e tjera.

Kreu i qeverisë shqiptare me sa duket nuk ia dha këtë shans publik Osmanit, duke qëndruar përtej perimetrit të “goditjes” së gurëve të përgatitur më herët.

Pikërisht një qëndrim i tillë e ka tërbuar Metën, Berishën, Bashën e Albinin në Kosovë, të cilët ishin përgatitur të “shijonin” live përplasjen në “sy” Edi Ramës nga Vjosa Osmani të të gjitha akuzave për “tradhëti dhe thikë pas shpine ndaj Kosovës dhe në favor të Beogradit”!

Duke qënë një politikane e papapërvojë dhe për më tepër e menaxhueshme politikisht, Vjosa Osmani, në vend që të përthithte çdo mbështetje nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe qeveria e tij, duke shfrytëzuar dhe raportet e mira të tij me partnerët tanë ndërkombëtarë, kryesisht SHBA dhe BE, Kosova humbi shumë nga kjo vizitë në Tiranë.

Për më tepër që Vjosa Osmani, shkoi përtej kalkulimit politik në të mirë të Kosovës, pasi të gjitha gjasat janë që Rama të jetë dhe një mandat tjetër kryeministër i vendit, teksa u bëri “qoka” Metës, Berishës e Bashës, të cilët janë shpallur me kohë “sovranistë” dhe s’lënë rast pa sulmuar SHBA-në dhe BE-në se po mbështesin Ramën në kurriz të shqiptarëve.

E thënë më shkoqur, Vjosa Osmani bëri “lojën” e boshtit  anti Perëndimor në Shqipëri dhe në Kosovë, të cilët janë jashtë axhendës së partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Vjosa Osmani thjeshtë konsolidoi qëndrimin e Perëndimit se ky kontigjent politik në të dy anët e kufirit shqiptar ende nuk janë gati për të qënë partnerë të besueshëm të tyre.(M.N-TemA)

21 komente në “Vjosa Osmani, vizitë me “’llastiqe” në xhep, Meta e opozita tërbohen me Ramën se qëndroi jashtë perimetrit të “goditjes””

  1. Fatossi says:

    Jane zgjuar jeniqeret pa kurrizoret e Kristaqit ne sulme ndaj Albin Babes dhe Kosoves, kot e keni o hiena Albinin ska kush qe e ndal.

    1. Endri says:

      E pame shume pandalshmerine e Al-tocit. Rri mos na hap barkun me ate idiot e te shitur. Mjafton te shohesh si jane bere gjithe qelbesirat bashke qe ta kuptosh nga fryn era

    2. SAL LIK MON LULI says:

      I nderuar Fatos.
      Nuk po ju kunderpërgjigjem, mbasi ndofta duhet, por po ju citoj një humoreskë shkodrane, që gjithsesi, lidhet fort me këto mendimet tuaja ;
      KA RA DIElli N’SHEKE T’DJATHIT,
      E JAN ÇU SHTREPAT (krimbat) PËRPJETË,
      ASHT NISË KUBLA
      N’PIKË TË VRAPIT,
      ME XANË KRAPIN,
      N’BIÇIKLETË……..
      Ju përshëndes, dhe të fala kush të pyesi e që po shkojnë për rahmet.

    3. Nuk kuptoj says:

      Kur te permendesh Kristaqin, duhet te lash gojen mire, o goje pa lare, injorant dhe budalla i trashe.
      Para vepres te Kristaq Rames , gjithe Shqiperia perulet te pakten dy here ne vit.
      Edhe ai idhulli yt, SRB, qe une po ja quaj te atin sic ja njeh gjendja civile Ram, mirepo babai i tij i vertete e ka mbiemrin Karaxhic. Dhe ky idhulli jot Salih Karaxhici dhender i shkaut nuk duron dot qe rivali dhe pasardhesi i tij te jete nje familje 500 vjet qytetare, me prinder intelektuale te shquar, jo si ai barinj me dhi.

    4. L.R says:

      Me fal… me fal… me fal…
      jo.. jo.. jo… jo… joooo..
      nje minut.. nje minut… nje minut..
      jam kec Skrapari une.. s’me kundeshton dot ti mua e qen bir qeni… jam Pres. i Shqiperise une…
      provoje po ta mbajti… haaaa.

  2. Lili says:

    O tema, kuptoni se bota e ka shlye prej teftetit Edi Ramen! Edhe po t’i fitojevzgedhjet nuk do rikuperoje me shkelqimin se u pa si shkel mbi cdo gje e cdo kend!
    Mos u merzit per Vjosen , ajo ka perkrahjen e botes nderkombtare , edhe e ka sepse ka perkrahjen e shqiptareve kado ne bote ! Bile cdo dite e ma shume fiton perkrahjen tone!

    1. popolo says:

      Po ke perkrahje ka vjosa o koqe kanari se e bet vjosen e shkret sikur me qen zhan dark, ajo nje kalama i llastuar ne nje parti me stil fashist dukshem anti demokraci e anti perendim, kjo vjosa tende asht fillestare ne politik aq sa te hap barkun qe vjen ktu per here te pare e na jep komanda ne shqiptareve , sa ka vjosa ne politik rama i ka pas qe ne 1998 o hajdar

  3. emigranti says:

    Mjaft me me llomotitje e shpifje per zonjen e nderuar Osmani.
    Degjojini me vemendje e reflektoni me keto kritika.

    1. USA says:

      Vjosa Osmani eshte nje cope mishi me dy sy,e trash nga trupi dhe e trash nga truri,kujton truthara se Saliu me Meten do e nxjeri nga bataku ku eshte futur. Eshte bere bashke llumi I Kosoves dhe i Shqiperise kunder uck andej dhe Edi Rames ketej,me regjizor kriminelin Sali Berisha.

  4. Veterani says:

    Rama thjesht e injoroi. Dhe mirë bëri që e la në injorancen e vet.

  5. Kristi says:

    O Ymer, je bo si nje Freshsist qe flet kot, ndersa pseudo-sulltanin e quan Skenderbe. Cili nderkombetar e mbeshtet sulltanin, pervec vllaut te tij Vucic??

  6. amerika. says:

    Te lumte pena Mero Baze..Ti po i jep nje ndihme popullit Kosoves..per te kuptuar qe Albin Kurti; Vjosa Osmani,Ramushi ne Kosove..,dhe Saliu, iliri,Luli, ne Shqiperi, jane,agjente, Serbe dhe Rus,dhe duan te percajne popullin Shqiptar..
    Jane kunder, SHBAse dhe perendimit.Shume shpejt fjala jote, do shkoje ne cdo dere Kosovari.E shume shpejt, keto fytyra do te jene turpi i Kombit tone..
    Me cuditi Analisti Rebelli.kur tha qe SHqiperia se ka ndihmuar Kosoven,e prockulla te tjera..Ja ka bere per Kosoven Shqiperija ja ska bere asnje komb.Qe nga Nano,me armatime ndihmoj luften, Qe nga Majko srehoj gjithe Kosoven,Qe nga Edi Rama,qe ja perplasi Serbit ne mes te Beogradit,dhe po punon me mish e me shpirt,per bashkimin me te..
    Ku eshte Pandeli Majko, ky minister i diaspores, qe po hesht si mi, dhe nuk po thote nje fjale..Ai me siguri i qan zemra per tu bere president i vendit, apo pret qe ta propozoje opozita si kryetar i ndonje qeverie tranzitore, sic beri te zeri Amerikes…??
    Jane mbledhur 100 zagare politik,ketu e ne Kosove, 100 Analiste te shitur, dhe te mjere,dhe po sulmojne Ramen,por po thyejn hundet e tyre.

  7. Bureto says:

    Po, po! Unë e ndoqa me vëmendje vizitën e zonjës Osmani dhe fjalën e nesazhet e saj, të cilat janë rrjeshtuar mirë në shkrimin e mësipërm. Në vende të caktuara ato kanë sens dhe duhen marrë në konsidearatë, jo se i tha ajo, por i duhen shqiptarëve në të dy anët e Morinës. Ama duhet thënë pa droje, shumica e tyre ishte ashtu siç i trajton mareriali i përmbledhur: i paramenduar dhe i përgatitur, sipas një axhende të caktuar, për të goditur me alibira dhe me të pavërteta, kryeministrin e shtetit amë! E pa precedentë, që edhe një president i huaj të ishte mysafir i presidentit ku ishte mik, nuk do të guxonte ta bënte për kryeministrin e atij vendi. Këto çudira do mbeten në analet e historisë politike të të dy vendeve dhe do të artikulohen gjatë. Miopi politike! Po le të mbetemi me kaq dhe të justifikohemi me faktin se Osmani është e re në moshë e në politikë. dhe kështu se për të tjerët do vlente shprehja biblike: “Fali zot se nuk dinë ç’bëjnë! (Luka, 23:34)

  8. Rama - Vuçiç says:

    Nuk e meriton gjithë këte vemendje kjo lop që me siguri i vjen era shurrë…

  9. ku shkoj ajo Viedeo qe qitet mbram ,(nga romeokaraj amon )
    se ka lan nam ,pasha zotin ,kur kercente ky Fshatari peshtire si arijt e arixhijve dikur !
    qiteni pash zotin funderinen ta shikoj veten kush eshte ptuuuuuuuuuuuuuuu
    te shkerdhefte Afrika cte permban Vila e vjedhur e Lalzit

  10. Migranti says:

    PAFYTYRESIA e ka një fytyrë , fytyrën e Lulëzime Asmonit (turpërohet lumi kur dëgjon kush mban emrin e tij)!
    Bravo o “patriote”, na thua të dënojmë genocidin në krah të Lules që kopsiti dosjen e komandantëve që të dhanë ty e sërës tënde lirinë që nuk e meriton. Harrove ta pyesësh Lulen ku shkoi “kaseta e tmerrit”? Apo e kishe mendjen të shaje të vetmin njeri që ka bërë diçka për Kosovën?
    Pasi e zgjidhe problemin e traut (të pëlqen i ngritur, apo jo?) shkove të puthësh dorën e palarë, që nga takimi me shokun Enver, të njeriut që zhduku Remzi Hoxhën, arrestoi dhe provoi të vriste Presidentin e vërtetë të Kosovës. Pasi e puthe dhe atë dorë të ndyrë që arrestoi Adem Jasharin, do shkosh të vendosësh lule tek varri i tij? Oouu kuj, ka me tu çu Baca prej vorrit oj kameleone e pafytyrë!!!

  11. remarku says:

    mir qe erdhi zonjza osmani se sna kishte shkuar ne mendje te mbronim kosoven,…erdhi me defter me vete te na tregoj arat ku i kemi…

  12. Ed says:

    EDI RAMA THE GREAT
    KURRE NUK KA PASUR SHQIPERIA NJE KRYEMINISTER SI EDI RAMA
    EDI RAMA THE GREAT
    GOD BLESS HIM

  13. Konjak says:

    Bravo zoterinj , me se fundi e zbuluat armikun e jashtem –megjithse eshte edhe gjysem e brendeshme — por sidoqoft ja teguat vendin , duke ja zbuluar te gjitha veprimtarite armiqesore , ne dem te partise tone heroike . Sidoqoft , i dhat nje grusht te fort revizionizmit Kosovar , dhe i treguat se s’ka force ne bote qe te percaj partine dhe popullin ton , te bashkuar , si nje grusht i vetem , rreth partise . C’kerkon populli , ja ben partia ; c’urdheron partia , pirdhet populli .

  14. Zylo says:

    Ibrahim Rugova e kuptoi me vonese politiken antikomberare te qeverise saliane ne Tirane qe me kundershtim me saksionet e OKB furnizonte makinen vrastare serbe ne dem te Kosoves.Lulka djali politik i Saliut zhduku masakren serbe karshi popullates se pa mbrojtur te Kosoves.Politikanet andej dhe ketej kufirit kane pare vetem interesat e tyre personale asgje kombetare.Dhe Kosova ka vuajtur po vuan dhe do te vuaje dhe neser nga keta palaco politikane.Mjere ky popull andej dhe ketej kufirit

  15. DEMOKRATI says:

    E kam ndjekur më vemendje aktivitetin politik të Vjosa Osmani-t! Është për të ardhur keq që ajo nuk ka akoma individualitetin e saj, “fytyren” e saj dhe aktivitetin e saj në politiken kosovare! Është për të ardhur keq që terhiqet prej hunde! Le të bëj si të doje, por më sa kuptoje nuk e ka të gjatë në politike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje