Portalet kanë pasur dje si lajm, një “rrëfim prekës” të Vjosa Osmanit nga Parlamenti i Shqipërisë, se si komunistët në Shqipëri i kishin varrosur të gjallë xhaxhain.
Nuk dihet se për çfarë qëllimi e ka treguar këtë histori Osmani në Parlament, por në fakt nuk bëhet fjalë për xhaxhain e saj, por të xhaxhait të mamasë së saj.
Më poshtë po sjellim historinë e plotë të tij, të botuar nga gazetari Dashnor Kaloçi.
Historia
Historia e panjohur të Sulejman Vuçiternës nga fisi që e ka prejardhjen nga Verbovsi të Drenicës së Veriut, i cili në moshën 18 vjeçare, kishte nën komandën e tij mbi 400 burra të armatosur dhe me cilësinë e komandantit të komitës, Sulejmani së bashku me Bajram Currin e Hasan Prishtinën, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve që ishin vendosur në 1913-ën dhe ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, gjë e cila solli dhe dënimin e tij me vdekje qeveria serbe e Pashiqit.
Ardhja e Sulejmanit në Shqipëri pas një burse të dhënë nga Hasan Prishtina për nxënësit kosovarë dhe shkollimi në Normalen e Elbasanit dhe më pas në Akademinë Ushtarake të Torinos në Itali, nga ku u kthye në atdhe duke shërbyer në qytetet e Kavajës, Korçës Shkodrës e Beratit, filllimisht në sektorin e Prapavijës së Ushtrisë Mbretërore, e më pas si Komandant i Shkollës së Plotësimit të Oficerëve të Monarkisë Shqiptare
Dorëheqja e Sulejman Vuçiternës pas agresionit fashist të 7 prillit të ’39-ës dhe kthimi në Kosovë ku ai bashkohet me Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës dhe emërimi i tij si Komandant i Komandës së Mbrojtjes së Kufijve Veri-lindorë të Shqipërisë, ku zhvilloi disa luftime të ashpra kundra forcave çetnike të Drazha Mihajlloviçit, në Kolashin, Novi-Pazar, Mal të Zi etj.
Kthimi i Sulejmanit në Shqipëri në vjeshtën e ’44-ës dhe arrestimi i tij nga komunistët më 14 nëntor të atij viti, ku të lidhur me zinxhir, disa partizanë e dërguan në fshatin Shupal, rrëzë malit të Dajtit ku mbaheshin të izoluar shumë nga ish-funksionarët e lartë të qeverive shqiptare që nga koha e Ismail Qemalit.
Dënimi i Sulejmanit në Gjyqin Special me 30 vjet burg, ku edhe pse aty erdhi si dëshmitare dhe e mbrojti e jëma e Heroit të Popullit, Xhezmi Delli, duke deklaruar se ai ishte patriot dhe i kishte shpëtuar disa herë jetën të birit, vendimi i gjyqit u la në fuqi dhe ai u dërgua për të vuajtur dënimin në Kampin e Vloçishit, ku nga tmerret tentoi vetëvrasjen, duke prerë gishtat e këmbës me bel dhe komandanti i Kampit, Tasi Marko, nuk e lejoi ta dërgonin në spital, por e la të vdiste dhe atë e varrosnin ende pa i dalë shpirti…?!
Ka qenë mesi i muajit nëntor të vitit 1944, kur forcat partizane që ishin dislokuar në periferi të kryeqytetit, rrëzë malit të Dajtit dhe kontrollonin pothuaj gjithë pjesën lindore të qytetit të Tiranës, prisnin nga ora në orë largimin e forcave gjermane që tërhiqeshin nga Rruga e Elbasanit për në drejtim të Shkodrës, për të hyrë si triumfatorë në kryeqytetin e çliruar. Ndonëse lufta akoma nuk kishte mbaruar, komunistët kishin filluar larjen e hesapeve dhe skuadra speciale partizanësh sipas listave që kishin marrë nga shtabi qëndror i tyre që ishte akoma në zonën e Priskës, shkonin lagje më lagje e shtëpi për shtëpi për të bërë arrestimet apo eleminimet e atyre që ata i konsideronin si ‘armiq e kriminelë të popullit’. Në mesnatën e 14 nëntorit, skuadrat speciale të partizanëve arritën të arrestonin dhe kolonel Sulejman Vuçiternën që ndodhej në shtëpinë e tij (sot ambasada greke), diku afër lagjes periferike të kryeqytetit te ‘Zogu i Zi’. Po kush ishte Kolonel Vuçiterna, cila ishte e kaluara e tij dhe përse ishte futur ai në ‘listat e zeza’ të komunistëve për t’u arrestuar prej tyre?
Kush ishte Sulejman Vuçiterna?
lindi më 11 shtator të vitit 1898 në qytetin e Vuçiternës në Kosovë. Sulejmani rrjedh nga dera e Kastratëve të Verbovsit të Drenicës së Veriut, ku i pari i atij fisi, Mulla Ali Kastrati (Shkoza) ishte shpërngulur nga Bushati i Shkodrës nga ku është dhe origjina e herëshme e familjes tij, e u vendos fillimisht në Malësinë e Gjakovës, aty rreth vitit 1609. Familja Vuçiterna që mbajti për mbiemër emrin e vendlindjes së të parëve të sajë, njihet në të gjithë atë krahinë, si një nga familjet më patriote që ka marrë pjesë në të gjitha luftrat kundër pushtuesëve të huaj që kanë shkelur Kosovën. Babai i Sulejmanit, Mulla Bajram Kastrati, ishte klerik myslyman dhe së bashku me dy djemtë e tij, Isufin e Rexhepin, ishin tepër të njohur si prijës të Drenicës dhe për veprimtarinë e tyre në dobi të çështjes kombëtare, gjithmonë ndiqeshin për tu arrestuar nga pushtuesit turq. Sulejmani, pasi u shkollua në vendlindjen e tij Vuçiternë, i ndërpreu mësimet e në moshën 16 vjeçare mori armët e u bashkua me komitët në atë që njihet si ‘Lëvizja kaçake kosovare’. Për afësitë e tija të jashtzakonëshme si organizator e drejtues, në vitin 1916 kur nuk ishte më shumë se 18 vjeç u caktua si komandant i çetës së Verbovcës dhe kishte nën komandën e tij mbi 400 burra të armatosur. Pasi ishte formuar mbretëria serbo-kroato-sllovene, aty nga viti 1919, forcat e xhandarmërisë serbe shkuan në fshatin Verbovcë dhe rrethuan shtëpinë e tij për ta arrestuar. Por ato nuk ia arritën dot qëllimit, sepse Sulejmani duke luftuar brenda në kullë, arriti që ta çante rrethimin dhe u largua. Në shenjë hakmarrje, forcat e xhandarmërisë serbe ia dogjën kullën dhe groposën të gjallë vëllanë e tij, Isufin, që ishte klerik myslyman. Pas kësaj ngjarje, Sulejmani u bë tepër i njohur në krye të çetës së Verbovcës nga që ishte shumë i ri në moshë dhe aty rreth vitit 1922, me cilësinë e komandantit të komitës, së bashku me dy deputetët e parlamentit shqiptar, Bajram Currin e Hasan Prishtinën, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve që ishin vendosur në 1913-ën dhe ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, gjë e cila solli dhe dënimin e tij me vdekje nga qeveria serbe e Pashiqit.
Diplomohet në Akademinë e Torinos
Pas dënimit me vdekje që ju dha nga serbët, i shtyrë dhe nga familja, duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër, Sulejmani vendos që të vijë në Shqipëri. Pasi la të gjithë njerzit e afërt dhe familjen në Kosovë, aty nga fundi i vitit 1922 së bashku me disa pjestarë të çetës tij, niset për në drejtim të kufirit malazezo-shqiptar, pasi kaloi me not nga liqeni i Shkodrës. Menjëherë pasi erdhi në Shqipëri, ai vazhdoi shkollën që e kishte ndërprerë në vendlindjen e tij, kur ishte 16 vjeç. Pas kësaj, duke përfituar nga një bursë shtetërore prej kontigjentit të nxënësve kosovarë që paguheshin nga fondet e mbledhura prej Hasan Prishtinës, ai u regjistrua në Normalen e Elbasanit të cilën e mbaroi aty nga viti 1929. Mbas mbarimit të shkollës Normale të Elbasanit, Sulejmani u vendos në Tiranë përkohësisht ku dhe krijoj familje duke u martuar me Faika Spatharën (me të cilën pati katër djem e një vajzë), që ishte vajza e ushtarakut të njohur të karrierës (nga Skrapari) kolonel Mustafa Spathara. Në atë kohë Sulejmani përfitoi një bursë shtetërore dhe shkoi në Itali në Akademinë Ushtarake të Torinos të cilën e mbaroi me rezultate të lartë në vitin 1933, duke u diplomuar në armën e Këmbsorisë. Mbas diplomimit ai u kthye në Shqipëri dhe emërohet në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë Kombëtare, në sektorin e Prapavijës. Në këtë sektor, Sulejmani punoi për më pak se një vit dhe më pas fitoi të drejtën e një specializimi një vjeçar për në Gratz të Austrisë, po për degën e Prapavijës, të cilin e mbaroi në qershorin i vitit 1935. Mbas kthimit nga specializimi ai emërohet në repartet e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, në qytetet e Kavajës, Korçës Shkodrës e Beratit. Punon për disa kohë në këto qytete, nga ana e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë, ai u propozua për të shkuar si pedagog në Shkollën Mbretërore të Plotësimit të Oficerëve në Tiranë ku punoi për disa kohë si pedagog në këtë shkollë, ai propozohet nga Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Xhemal Araniti, për t’u emëruar si komandant i Shkollës së Oficerëve, gjë të cilën Mbreti Zog e dekretoi menjeherë. Në këtë detyrë ai shërbeu deri në prillin e vitit 1939, kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipërisë.
Pas 7 prillit 1939, largohet në Kosovë
Mbas 7 prillit të vitit 1939, Sulejman Vuçiterna nuk paranoi të shërbente më në Ushtrinë Kombëtare dhe pasi dha dorheqjen nga detyra, u kthye në jetën civile. Duke mos pasur asnjë mjet jetese për të mbajtur familjen, pasi ajo jetonte vetëm me rrogën që ai merrte si oficer, u largua për në vendlindjen e tij në Kosovë, të cilën e kishte lënë që nga viti 1922, ku dhe kishte të gjithë të afërmit e familjen. Në vitin 1941, duke parë situatën e krijuar dhe pas kërkesës së vazhdueshme të parisë nacionaliste të Kosovës, Sulejmani mobilizohet përsëri në rradhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Krahas detyrës ushtarake, ai bashkohet dhe me Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës. Po në atë vit, Sulejmani u emërua si Komandant i Komandës së Mbrojtjes së Kufijvë Veri-lindorë të Shqipërisë, që fillonin nga Mali i Zi me Serbinë, e deri në Llap, afër kufirit me Bullgarinë. Këtë detyrë të rëndësishme e mjaft të vështirë Sulejmani e kreu nga vjeshta e vitit 1941 e deri në vjeshtën e vitit 1944, kur u kthye në Tiranë. Gjatë atyre tre viteve të qëndrimit në Kosovë në krye të forcave që komandonte, së bashku dhe me vullnetarët që i kishte rekrutuar vetë, zhvilloi disa luftime të ashpëra kundra forcave çetnike të Drazha Mihajlloviçit, përpjekje të cilat u bënë kryesisht në Kolashin, Novi-Pazar, Mal të Zi etj. Po kështu aty nga fillimi i muajit mars të vitit 1943, në krye të forcave ushtarake e vullnetare që komandonte, nënkolonel Vuçiterna zhvilloi përsëri luftime të rrepta kundra forcave serbo-malazeze-çetniko-komuniste, të cilat u shtrinë në zonën e Tushiqit, Çukovskit, Previjes, Rezallës, Okllacit, e deri në zonën e Rashkut. Në këto luftime të ashpra që zgjatën nga data 4 deri më 26 mars, forcave që komandoheshin nga Sulejmani u erdhi në ndihmë dhe një batalion artilerie i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, i cili në përbërje të tij kishte dhe dy oficerë italianë me gradat e kapitenit, që quheshin Rudi e Sada. Nga këto luftime forcat e komanduara nga Sulejmani dolën me humbje të vogla, kurse ato serbo-malazeze patën humbje të konsiderueshme. Për këtë rezultate që arriti në fushën e Luftës, nënkolonel Vuçiternës ju akordua grada e kolonelit nga Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare.
Me parinë nacionaliste të Kosovës
Gjatë viteve të qëndrimit në Kosovë, Sulejmani mori pjesë aktive dhe u bë një nga mbështetësit kryesorë i Lëvizjes Nacional-Demokrate Shqiptare, ose siç njihet ndryshe ‘Balli Kombëtar i Kosovës’, që udhëhiqej nga profesorët Ymer Berisha dhe Luan Gashi, si dhe Bedri Pejani, Bedri Gjinaj, Rexhep Mitrovica, Mehmet Gradica etj. Sulejmani së bashku me Mehdi Elezin e Hajredin Spahiun, mbanin lidhje të vazhdueshme me Shërbimin Informativ Anglez (Intelixhent Servis), për realizimin e marveshjes së bërë nga Lëvizja Nacional-Demokrate Shqiptare me atë shërbim informative, për ndihmën që qeveria britanike do t` ju jepte forcave nacionaliste të Kosovës, në luftën kundra pushtuesëve italianë. Sulejmani, përveçse një ushtarak i talentuar i karrierës, ishte dhe një intelektual i formuar me prirje perendimore, i cili zotëronte mjaft mirë dhe disa gjuhë të huaja, si: turqisht, serbo-kroatisht, italisht, gjermanisht dhe anglisht. Ai së bashku me një grup intelektualësh kosovarë që kishin mbaruar universitetet e Perëndimit, bënin një propagandë aktive shumë të madhe në popull, për lidhjet e bashkpunimin që kishin me aleatët anglo-amerikanë, e ndihmën që ata po jepnin për të fituar luftën kundra boshtit fashist: Romë-Berlin-Tokio. Nga fillimi i vjeshtës së vitit 1944, Vuçiterna si ushtarak profesionist i karrierës, ju përgjigj urdhërave të eprorëve të tij, për ta lënë Kosovën dhe u rikthye përsëri në Tiranë, ku kishte lënë dhe familjen që nga viti 1939.
Rikthehet në Tiranë e arrestohet
Pasi la Kosovën, Sulejmani erdhi e u vendos në Tiranë pranë familjes tij në shtëpinë që e kishte ndërtuar vetë (aty ku sot është ambasada greke) që nga fillimi i viteve ‘30-të. Ai as që e kishte menduar kurrë atë çka do i ndodhte më vonë pas ardhjes në shtëpinë e tij (arrestimin), sepse gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake, kishte punuar dhe luftuar vetëm për Shqipërinë dhe për atë gjë, ishte dënuar me vdekje nga forcat çetnike – komuniste (serbo- malazeze), gjatë kohës që kishte luftuar kundër Drazha Mihajlloviçit në Kosovë. Kështu ai duke e ndjerë vetën krejt të pastër për atë që kishte bërë gjatë gjithë jetës tij, u kthye në shtëpinë e tij në Tiranë tepër i vetëdijshëm. Por llogaritë e kolonel Vuçiternës duket se nuk ‘kuadronin’ aspak me ato të komunistëve që kishin ardhur në pushtet dhe mezi prisnin për të larë hesapet me ata që i konsideronin si ‘kundërshtarë politik apo armiq të popullit’. Kështu pak ditë pas ardhjes tij në Tiranë, akoma pa u çmallur mirë me familjen, aty nga mesnata e 14 nëntorit të 1944-ës, kur gjermanët ende nuk ishin larguar nga kryeqyteti, në shtëpinë e tij u paraqit një skuadër speciale partizanësh e cila e arrestoi duke i`u thënë familjes: ‘Sa për një sqarim në komandë.’ Pas kësaj skuadra speciale e partizanëve e bashkoi me disa ‘kolegë’ të tjerë, dhe ashtu të lidhur me zinxhirë tre nga tre, në këmbë i nisi për në Shupal, rrëzë malit të Dajtit, ku disa baraka të vjetra tip kazeramsh ushtrie që ruheshin nga partizanë të armatosur, shërbenin si burg. Në ato kazerma ku mbaheshin të arrestuar edhe dhjetra persona të tjerë (shumica ish funksionarë të lartë të qeverive shqiptare që nga koha e Ismail Qemalit), si ministra, deputetë, prefektë, ushtarakë madhorë etj, Sulejmani qëndroi deri në datën 21 nëntor, kur po ashtu të lidhur tre nga tre i nisën përsëri në këmbë për në Tiranë, duke i ‘sistemuar’ tek burgu i vjetër (sot ‘Mine Peza’).
Në gjyqin Special, 30 vjet burg
Në Burgun e Vjetër të Tiranës, për katër muaj, kolonel Sulejman Vuçiterna iu nënshtrua torturave ç’njerëzore deri sa doli në Gjygjin Special, i cili u hap në fillimin e muajit mars 1945. Senacës gjygjësore për Sulejmanin u zhvillua në datën 29 mars, ku pati disa replika të ndërsjellta në mes tij dhe Prokurorit Bedri Spahiu. Në atë gjygjë avokat i Sulejmanit u caktua Spiro Stringa, i cili me profesionalizëm të lartë bëri të pamundurën për ta lehtësuar klientin e tij, duke gjetur si dëshmitarë për ta mbrojtur atë, disa persona, si: Hajri Jegenin, Gjon Llambushin e Fehmi Poshin. Po kështu një mbrojtje të madhe i bëri Sulejmanit, Habibe Delli, (nëna e Xhezmi Dellit, komunist ‘Hero i Popullit’), e cila ishte fqinje me familjen Vuçiterna. Ajo shkoi vetë dhe deklaroi në sallën e gjygjit (pa e thërritur njeri), duke u shprehur: ‘Sulejmanin e njoh si njeri të ndershëm dhe shumë korrekt, pasi e kam komshi. Duke qenë oficer i lartë, në një rast e di që ai i ka shërbyer Lëvizjes. Kur Xhezmiut i ishte përgatitur pusia, ai i shpëtoi rrethimit, falë informacionit të zotit Sulejman, si dhe dërgimit të atij municioni qoftë dhe të vogël që ai kishte me vete. Ai ishte simpatizant i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, por vetë nuk doli në mal të luftonte, se ishte me një veshkë. Përse ky njeri duhet të jetë në bankën e të akuzuarëve si kriminelë?’ Pas kësaj, Gjygji Special, e dënoi Sulejmanin me 30 vite burg e punë të detyruar së bashku me Sokrat Dodbibën, Et`hem Carën, Anton Kozmaçin, Sami Kokën, Mihal Zallarin, Ndoc Naraçin e Lazër Radin. Sulejmani nuk ‘pati fatin’ t`a plotësonte dot dënimin e dhënë, sepse vdiq më 15 tetor të vitit 1945 në kampin e Vloçishtit, në kënetën e Maliqit ku vuante dënimin, duke prerë vetë gishtat e këmbës me bel. Sipas disa dëshmive nga bashkëvuajtës të tij në atë burg, Komandanti i Kampit, Tasi Marko, nuk pranoi kërkesën e mjekut Hysenbegasi, për ta dërguar Sulejmanin në spitalin e Korçës, por e varrosën ashtu gjysëm të gjallë, pa i dalë akoma shpirti në një gropë buzë kallamishteve të kënetës së Maliqit, për të mos u gjetur kurrë eshtrat e tija.
Nuk ecet me biografine e paraardhesve, duhet kontribut personal. Shtjellimi i biografise eshte mode tek ne.
Boll ti mor qen i piste !
Pra qenka e vertete ajo cfare thote Vjosa Osmani —
Ky Xhaxhai i Nenes se Vjoses paska qene edhe njeri heroik, por edhe intelektual klasi,
Shume te ulet jane treguar qe kane denuar nje Intelektual Patriot , i cili gjithe jeten e tij kishte luftuar kunder qelbesirave serbe .
Por me i poshter qenka treguar ai Komandanti i Kampit , Marko,
..
Vjosa qenka familje patriote dhe intelektuale ndaj edhe eshte aq shume e pregatitur eshte edhe shume patriote –Bravo !
Urime Vjosa Osmanit ne detyren e sajj fisnike !
@Ray
Tasi Marko eshte vellai i Rita Markos, qenit besnik te Enverit, dhe anetarit te perjetshem te Byrose Politike te PPSH qe na la me “dhimbje te madhe” ne moshen 97-vjeçare pas nje kontributi te shkelqyer ne ndertimin e FERRIT te Shqiperise Socialiste dhe pas nje jete te “veshtire” qe kishte bere ne Bllok.
Duket qe dhimbja e bythes tende ka qene dhe vazhdon te jete e forte ? ? ? ?
KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine, i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
Dinet, Elezët.
3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
(Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
“…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
“Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”
Per kete paska ardhur Vjosa Osmani ne Shqiperi, te na thote se si u vra xhaxhai i nenes se saj si aleat i ballisteve bashkepunetore te pushtuesve ? Per pozicionin qe ka do ti duhej qe te vinte ne Shqiperi per detyren dhe problemet qe ka dhe jo te paragjykoje ne emer te se kaluares. Sic duket kjo zonje inatcore rron me mellefe te se kaluares. Rruga sapun.
Se çfarë bën dhe apo e shfrytëzon Osmani politikisht fatin e xhaxhait të nënës është një anë e problemit. Por ana e dytë e medaljes është se çfarë bënë xhelatët komunistë ende pa hyrë në Tiranë, në pritje të largimit të gjermanëve. Nuk e kishin mendjen të luftonin me gjermanët por të gjurmonin ata që i mendonin si “armiq”, që në fakt ishin, por ishin të serbo-malazezve, miqve të komunistëve njëherazi udhëheqës të tyre. Është kjo arsyeja e vërtetë pse u arrestua, dënua dhe vdiq në baltrat e Maliqit patrioti S.Vuçiterna. kjo sigurisht që shkakton dhembje. Të burgosësh dhe torturosh bashkëatdhetarët dhe patriotët (jo pak po me mijra) për interesat e armiqve shekullorë të shqiptarëve, kjo është më shumë se kriminale, është antishqiptarizëm. Dhe këtë e treguan më së miri komunistët shqiptarë, shërbëtorë të sllavokomunistëve për dekada. Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet; Historia përsëritet; Pa njohur të shkuarën nuk ka të ardhme, etj si këto, janë disa mësime që na historia. Nuk i vjen e keqja shqiptarëve jo, nga ndonjë “lajthitje” politike e vockël e Vjollcës, edhe pse ajo momentalisht është presidente në detyrë e Kosovës. Ato janë thjesht, nëse janë, kosto politike vetëm për të.
Bureto o katunar i trashe, detyra jote dhe e gjithe pinjolleve te kolaboracionisteve eshte TE HANI MUT NE PERJETESI …
Tmerre i vertete !! Komunistet e bashkpuntoret e Milladinit e denuan kete patriote te devotshem vetem e vetem se luftoi per trojet etnike shqiptare e kjo si shkoi per shtati partise komuniste jugosllave !! Qudira te pa arsyshme ,qendrim kunder vetvetes e kombit tone -fatkeqesisht ..Absurditeti ska skaj !! Pse psh sot si kerkohet serbise gjakatare ti kthej tokat tona ne Sangjakun e Nishit e te Pazarit te ri por joshet serbija me ndonji cope toke nga mini-Kosova e ngecur ?? Absurditet pas absurditeti !! Poplli shiqon e veshtron e sben ze ose ike jashte !!! Qka po ndodhe !!!
O debil shko mbaro shkollen fillore, o INJORANT KLASIK!
Injorante e vonuar. Kjo nuk eshte arsye te rreshtohesh ne rradhet e funderrinave te kombit me ne krye antishqiptarin Berisha !
Nuk keni per tu bere ndonjehre rrace e trashe
Ndyresirat bolshevike Miladin Popovici e Vukmanovic Tempo qe krijuan Partin Komuniste Shqiptare dhe vendosen anti Shqiptarin Enver Hoxha ne krye te saj. Keta vrane forcat patriotike Shqiptare nga Kosova dhe nga Shqiperia .Eshte e njejta politike qe ndjek tradhtari Edi Rama i mbeshtetur prej Vucicit . Nje Shqiperi e varfer ne kaos eshte ndihma me e mire qe Rama i jep Beogradit e Athines per te shtypur Shqiptaret ne ato troje.
Lopa ben muu muu mu. Keshtu u pergjigj ne mesimin e zoologjise nje nxenese e dobet e klases, kur mesuesja e pyeti sa bejne 2+2.
Mire ja beren,ballist ishte!
Bazhella paska ardhe me marre gjakun e xhaxhait prandaj
beri takime me berishen e meten se ata e
njohin kanunin
Vjosè ZEZA moj Vjosé ZEZA , Xhaxhai jot me SIGURI tè Plotè qè ka qenè me UDBnè dhe nè SHÈRBIM té HAJNAVE tè Serbisè KURVÈ , prandaj edhe XHAXHI ENVER HOXHA i Lavdishèm , i ka treguar vendin atij MUT MUTI TRADHTAR !!! Vjosè ZEMÈR ZEZA Osmanlleshka NA HÉNGSH atè qè S’THUHET , sepse je bèrè si GORRRRRRRE e KEQE !! ?????????????????????????????????????????
Vjosè ZEZA moj Vjosé ZEZA , Xhaxhai jot me SIGURI tè Plotè qè ka qenè me UDBnè dhe nè SHÈRBIM té HAJNAVE tè Serbisè KURVÈ , prandaj edhe XHAXHI ENVER HOXHA i Lavdishèm , i ka treguar vendin atij MUT MUTI TRADHTAR !!! Vjosè ZEMÈR ZEZA Osmanlleshka NA HÉNGSH atè qè S’THUHET , sepse je bèrè si GORRRRRRRE e KEQE !!???????????????????????????????????????
Shko ore maskara e fjalor ndyre! Mos i zer me goje patriotet e ketij vendi qe e bene Shqiperine qe shkaterruan bastardet si puna jote!
Mos e ndyej flamurin duke e perdorur ne momentet e tua se njerez si puna jote nuk kane flamur e atdhe!
Lesh me qime keto shkrimet e ketin Kal-ocit…
Ne Kosove lufton kuner cetnikeve dhe Drazha Mihajllovicit dhe cetave serbo-malazeze-cetniko komuniste.
Ketej nga Shqiperia na thote se ka simpaqtizuar Luften Nacional Clirimtare,por nuk doli ne male se ishte me nje veshke…
Po mire more Kal-oc,ky me nje veshke ishte dhe ne Kosove kur luftonte kunder cetave te Mihajllovicit dhe atyre serbo-malazezo-cetniko-komuniste,perse nuk doli malit dhe ketej te luftonte per clirimin e vendit nga pushtuesit Italiane?
Po ne sherbim te kujt Ushterie Kombetare ishte ky,kur ne ishim te pushtuar prej Italianeve dhe ata kishin dhe komanden e ushterise me shqiptare?Perse nuk ju pergjigj “zemres” te tij,e cila i qe dedikuar Shqiperise dhe Kosoves,por ju oergjigj thirrjes te italianit?
Pastaj ky patrioti i madh,perse erdhi ne Shqiperi,kur Kosova ishte akoma ne lufte dhe ksihte nga keto cetat qe i paska luftuar?
Ka shume enigma ne shkrim…
” …. deshi te bente vetvrasje duke prere gishtat e kembeve ” !! Atij ja kane prere gishtat e kambes.
Kush ban vetvrasje duke pre gishtat e kambes ?
Kur nuk thoni qe bani vetvrasje tu pre thonjt !!
Me sa po kuptoj une edhe Dashnor Kaloçi , me serbet familja juaj e paska kaluar mire ndersa me komunistat e Shqiperise jo mire , pra doli kokrra e muhabetit qe thash ne komentin e artikullit tjeter , qe gjetke fle lepuri . Une mendova se mos po flet per baban a gjyshin tend po kaq shum te qenka dhimshur ty ai kushrini i mamase , a e ke njoh ti . Po na thuaj nje here a ke patur ndonje te vrare a te plagosur nga luftimet e serbit ne 1998 -99 , apo nuk ju kan ngacmuar se e keni patur mire me serbin . Apo je e mllefosur para 80 vjetesh çfare ti kan bere kushririt nenes apo gjyshit kushririt mamase .
Kjo qenka si militantët e PD në vitin 90. Preshidenti Muti ti japi statusin e të përndjekurit politikë.
Kaq, dhe të mbushi bythën andej nga ka ardhur.
Kjo zonja eshte shume mbrapa ne kohe,pamvarsisht se eshte e re,simpatike dhe e shkolluar,historia e gjyshit te vet eshte e njejte me historine e kolobracionisteve te tjere qe bashkepunuan me fashizmin dhe me aq mundesi dhe mbeshtetje qe paten,ne bashkepunim me disa agallare te kombit bene c’fare munden ne kurriz te ketij populli,kjo eshte sa i perket gjyshit te kesaj zonjes.Te vish ne Tirane,pa nje axhende konkrete,te unifikuar me qeverine dhe politiken ne Kosove dhe ti besh karshillek qeverise Shqiptare,qe nje gje eshte e sigurte,qe eshte qeveria me e mire mbas viteve 90,me qendrime te qarta ne politiken e jashteme dhe mardheniet me Kosoven,eshte ne rradhe te pare qe je e pa qarte per c’fare thua dhe c’fare kerkon,e dyta eshte se kete qeveri e paragjykon pa u thelluar dhe e influencuar nga qarqe te evidentuara qe per arsye dhe interesa te tyre,nuk duan te njohin protoganizmin e kesaj qeveri,po qe eshte qeveria me e votuar ne kete vend,dhe doni apo s’doni ju dhe ata qe ju frymzojne ju,kjo do qeverise vendin dhe per nje mandat te trete.Ju ne rradhe te pare,qe na u treguat shume idealiste me qendrimet tua,nuk je presidente e zgjedhur e Kosoves,je ne detyre per kushtet e krijuara,ju sot jeni kryetare kuvendi si perfaqsuse e LDK-se,force politike qe sot qeveris Kosoven,qe t i paraprje nje te ardhmje politike personale,duhet te cvisheshe nga funksionet qe te dha LDK-ja dhe te provoje veten c’fare mbeshtetje ke ne popull,po keshtu si e keni nis historia politike e jotja dhe ndonje tjetri si puna jote,do sfumohet shume shpejt dhe nje keshille tjeter kisha per politiken dhe politikanet tuaj,gjeni gjuhen me njeri tjetrin per problemet qe keni ne kosove dhe mos beni diversion me porosi,ne Shqiperi,per probleme e gjyshit dhe te kosoves,do beje mire te pysje komunistin dhe Udbashin Berisha
Pse nuk na thote “mjeshtri i arkivave” Kalyshi, se me c’fare eshte marre “xhaxhai” i Vjoses ne vitet 1943-1944? Mos ka qene me formacionet terroriste te Xhafer Deves? Mos ka marre pjese ne hatarat qe kane bere “skenderbegasit” e Deves ne Tirane, Shkoder, Berat e Vlore ne dem te popullsise civile te atyre qyteteve dhe te luftetareve antifashiste? Lexoi,lexoi mire arkivat, or Kelyshiq!
Kjo është e re në moshë por e vjetër në mendësi. A nuk e di kjo se Shqipëria, pas luftës se dytë botërore u rreshtua në krahun e fitimtarëve? Si vjen dhe qahet për bashkëpunëtorët kolaboracionist, pavarësisht se ai është njeri i familjes së saj?
A nuk e di kjo se maxhoranca e sotme përfaqëson shumicën e Shqiptarëve? Si del kjo në podium në parlament dhe i bën karshillëk me gjuhën e opozitës?
Dhe zemërohet pastaj se nuk e pritën shumë ngrohtë. Idjote është kjo, apo politikane e fryrë kot si shkuma e qumështit.
Nuk ecën përpara Kosova me këto aguridhe. Piqu njëherë, pastaj bëj politikë të madhe. Tani je një copë diletante, thjeshtë militante.
Nuk e mora vesh ,se , cila ishte akuza qe e kane denuar 30 vjet edhe pse ne mbrojtje ka qene nena e nje heroi te popullit ? Ma do mendja se nje aktakuze eka patur . Pse nuk e shkruan aktakuzen zoti Kaloci ?
Sepse e verteta dhemb dhe kolaboracionistet e fashizmit asnjehre nuk thone te verteten! Thone vetem “torturat” ?
Kerkon demshperblim si pasardhese e e tij
Shume genjeshtra si gjithnje. Ai regjim ta bente gjyqin deri ne fund. Jo si sot. Lodhu o Kaqöl sa te duash! Nuk e mxin dot. Koha e Saliut la perenduar.
Zonja Vjosa Osmani gjykon shkurt!
Ajo nuk e ka jetuar kohën e “xhaxhait” të saj, as ka jetuar në Shqipëri, as nuk e njeh luftën midis dy a më shumë vijave të kundërta në PKSH/PPSH për marrjen e pushtetit popullor që nga fillimi deri më 1990.
Kundërshtarë të maskuar kanë goditur njerëz të devotshëm dhe zhvillimin e vendit sa kanë mundur. Nuk përjashtohen gabimet dhe spiunimet dashakeqe.
Studimi i fakteve historike do të zbulojë se ata që luftuan për Çlirimin dhe ndërtimin e Shqipërisë nuk kishin asnjë interes të dëmtonin vetëveten duke eleminuar njerëzit e pafajshëm, aq më tepër patriotët. Bota qe ndarë më dy kampe, por përveç luftës kundër fashizmi, ishte edhe lufta kundër komunizmi sidomos pas Çlirimit.
Zonjës Vjosa Osmani nuk i takon, as nuk i ka hije të diskutojë tema aktuale të sqaruara e të mbyllura, aq më pak të marrë përsipër ngjarje të kaluara historike të ndodhura në situata të dyshimta si në rastin e sabotimit të ndërtimit të kënetës së Maliqit. Disa nga problemet që ngriti ajo, nëse përfillen nga analistët mbajnë gjallë debatet pa bukë nuk i shërbejnë unitetit të shqiptarëve, as zhvillimit dhe perspektivës me Aleancën EuroAtlantike.
Me keqardhje them se ajo erdhi në Shqipëri për të hedhur një grusht me miza dhe politika personale karrieriste. Dëmi saj. Kasandra.
Te lumte Vjosa.
Je e respektuar dhe vazhdo ne kete rruge te drejte qe ke nisur.
Do te kesh shume sterkembesha nga kasta e vjeter ne pushtet ne Tirane e Prishtine , por ti nuk do stepesh ashtu si xhaxhai yt trim e patriot luftoi per Shqiperine e vertete.
Nderime e respekt ketij patrioti e burri fisnik qe kucedra komuniste I mori jeten.
Nuk ka ndryshim midis atyre qe vran xhaxhain e Voses me keta qe jane sot ne pushtet.
Jan e njejta koler qe ka zen Shqiperin.
Jane miqt e Vucicit ne Tirane qe punojn per nje Shqiperi te mejruar,te varfer ne emigracion .
Ky eshte sherbimi me i mire qe i bejn qeverit e Tiranes Beogradit.
dhe panvaresisht gjithe makabriteteve nga 45 e ketej, akoma ne krye te ketij vendi fatkeq vazhdojne te jene kermat komuniste te instaluar po prap nga krushqit serb . Domethen, nga bythcpuari Enver tek bythcpuari Sali, Lulush, Edvin e kshu me rradhe.
Kusherira xafer deves ik o vjuse Na rruash per vere megjith sali carin.
Prandaj tema e fshiu kete detaj dhe nuk foli sepse vjosa na paska sulmuar komunistet?
Historia perseritet rama-vucic bashke ashtu si tito-hoxha dhe kush eshte kunder kesaj fryme eshte armik
Rrofte gazeta “tema e popullit”
Vjoses i duhet ba nje up-date, se i paska mbet ora ne shekullin e kaluar.
Ja ti bej nje tel Bill Geits-it, se gjynaf.
Vetem po te lexosh shume nga keto komente kupton se shume eshte prishur gjaku i paster shqiptar nga keto fosile te mbetura to Popovic-Tempos! Edhe sa kohe do te duhet te pastrohet kjo fare e ndyre antishqiptare qe si meatastaza kanceri i shikon me ze, figure dhe germa perdite e me shume ne televizione, radio e gazeta! Mjere Shqiperia dhe Shqiptaret!
SE SA E DONE KOSOVEN ,KETE E MOREM VESHTE ,PORE SE DO TA DUASHE SHQIPRINE ,DHE SHQIPTARET ME ATE QE SHQIPTARET I PASKAN BERE XHAXHAIT TE MAMASE TENDE . ME DUKET SE PO KERKON DEMSHPERBLIMIN SI NJE PERSONE E PERSEKUTUAR POLITIKISHTE .
MJAFTON TIA THUASHE PRESIDENTIT FLORIRIT ,DHE MENJEHERE TE JEPE NJE DEKORATE ,PER XHAXHANE ,DHE JUVE PARATE E SHPERBLIMIT POLITIKE , PORE MOJE ZONJE PER UNITETIN E DY POPUJVE NUKE JA VLENE QE TIA FILLOSHE NGA XHAXHAI ,APO FAMILJA JOTE .PORE NGA GJIGANTET E KOMBIT ISA BOLETINI ,DHE ISMAIL BEJ VLORA ME KOMPANI.PER NDRYSHE EDHE XHAXHAI YTE I NDJERE NUKE DO TI PELQENTE KJO MYNYRE.NUKE E DI SE SA TE NDANE NGA BELLULI I SHQIPOS KJO HISTORIJA .doni me per belulin ,presidentija e kosoves-.
Femijet, e niperit e kolonelit : Sulejman Vuciternit jane akoma gjalle e vetem ata e dine se c’kane vuajtur nga sistemi diktatorial i Enver Hoxhes. Sulejman Vuciterni , studjoi akademine militare ne Rome, dhe perflitet ne keto komente nga gojra te niveleve te ulta. Sa turp!!
VENDIN TE THANA!
(Pas tre shkeljeve të rënda të zonjës Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë)
Pseudopatriotët e Kombit, të cilët bashkëpunuan me pushtuesit e huaj nazi-fashistë, sot gjejnë terren të bollshëm në Shqipërinë e drejtuar nga zoti Edi Rama, i cili reabilitoi me sjellje antihistorike Mit’hat Frashërin, kreun e tradhëtisë në Shqipëri. Mit’hati ndoshta vetë nuk e shkrepi, por e shkrepnin “trimat” e tij, të cilët në rresht me fashistët e më pas në rresht me nazistët vranë e prenë popullin shqiptar, popull që u ngrit në rezistencë për çlirimin e Atdheut. Nën papërgjegjshmërinë dhe miopinë e të majtëve në Shqipëri e Kosovë, jo vëtëm është përdhosur historia e qëndresës në Luftën e Dytë Botërore e popullit shqiptar, jo vetëm është denigruar deri në ekstrem Komandanti i Lëvizjes Nac-Çlirimtare Enver Hoxha, por edhe po denigrohet në ditët e sotme rezistenca e popullit të Kosovës, UÇK-ja dhe zinxhiri komandues i kësaj ushtrie, heronjtë e gjallë me Hashim Thaçin në krye, që falë edhe ndihmës perëndimore ia dolën gjenocidit serb të Milosheviçit duke i sjellë çlirimin e Kosovës dhe themelimin e shtetit të ri të pavarur, denigrim që po u lind buzëqeshje të heshtur presidentes në detyrë zonjës Vjosa Osmani me gjithë kompaninë e saj politike, denigrim që po u bëhet bumerang majtëstëve të paaftë e këtej e andej. E pafalshme ishte fjala e zonjës Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë në disa aspekte. E para ajo bëri politikë dhe ndërhyrje në politikbërjen e Shqipërisë. E dyta ajo nxiti përçarje Kombëtare, duke “ngritur” volumin e zërit të S.Berishës dhe I. Metës që kanë kohë që përçajnë dhe denigrojnë. E treta, pa modesti dhe pa dinjitet solli në Kuvend persekutimet e familjarëve të saj duke bërë një paralele të rrezikëshme mes regjimit serb dhe atij të Enver Hoxhës! Jo zonjë, nuk mund të na fyeni për llogari të kujtdoqoftë në zemër të shtetit shqiptar, në Kuvendin Popullor, aq rëndë e me aq lehtësi! Ai Kuvend i ka dhënë titujt më të lartë Komandatit të Luftës Nac.-Çlirimtare gjen.-kolonel Enver Hoxha dhe nuk mund ta ç’bëni as ju e askush për çdo interes tjetër, aq më tepër për interesin tuaj familjar, sepse xhaxhai i nënës tënde qënka dënuar në Shqipëri! Ai është dënuar sipas ligjeve në fuqi, nuk është dënuar as se është nga Kosova, as asnjanjësinë “patriotike”, pra, për këmbëkryqjen e tij gjatë luftës, përkundrazi, për bashkëpunimin e tij ma nazi-fashistët dhe nuk mund t’i fshiheni këtij fakti me skena se Sulejman Vuçiterna na paska luftuar serbo-malazezët! Paralelja që ju i bëtë gjykimit të Sulejmanit në Shqipëri me persekutimin e gjyshit tuaj nga serbët, është tinzare, përçarëse, e poshtër! Por, kur gjeni shesh, përse të mos bëni përshesh? Të majtët, që vinë me më shumë kontribute gjaku të derdhur për çlirimin e Shqipërisë, më herët dhe Kosovës, më vonë, duhet të shkunden. Përndryshe do t’i japin llogari për miopinë, papërgjegjshmërinë e tyre përpara historisë, papërgjegjësi e cila reflektohet kaq shumë dhe kaq freskët si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë. Tre shkeljet e rënda të zonjës Vjosa Osmani nuk duhen të bëhen shtigje për antishqiptarët që janë të gatshëm ditë e natë për çarje e përçarje. Vendin te thana!
Ky qe ka bere historikun e ketij patrioti, nuk na thote, urdherave te ciles komande iu pergjigj ai ne vitin 1944?
Sigurisht te komandes gjermane.
Ky qe ka bere historikun e ketij patrioti, nuk na thote, urdherave te ciles komande iu pergjigj ai ne vitin 1944?
Sigurisht te komandes gjermane.
O Mero, c’e ke kete unidentified qe shkruan anapolla e nuk thote cfare beri nen komanden gjermane, kur iu pergjigj thirrjes se tyre per t’u kthyer ne Shqiperi, se me partizanet nuk bashkepunoi.
Kesaj Vjoses ja kane vrare xhaxhain e nenes komunistet dhe kjo na erdhi ne Tirane per te takuar Komunistin e sprovuar Sali Berishen,
sekretar Partie praj 20 vjetesh, qe luftonte Imperializmin dhe ishte doktor i udheheqjes se PPSH-se. S’ka gjë më Qesharake…
Ata qe denuan xhaxhain e ksaj kosovares ishin çlirimtaret e kti vendi nga nazifashizmi dhe xhaxhai ksaj qe luftonte kra xhaferr deves ne kra te nazizmit , kur te zesh ne goj Enver Hoxhen ti shurrufull serbe laj gojen se egziztenca kti kombi idedikohet atij burri shteti , siç i desikohet lufta UÇK majtisteve kosovar Adem Jasharit dhe atyre ptriotve qe i dhan nder kosoves , se per ty dhe idhullin Rugova kosova ishte ne shtyllen e turpit , se Rugova jot si kopil u ngul ne prerin e Sllobodanit ai lloj antishqiptari qe nuk vinte ne shqiperi por rrinte ne beograd , kerkon kjo lloj debile llogari , ka qen antishqiptar xhaxhai jot kjo esht everteta i kan dhen hakun per zullumet qe ka ber kunder kombit dhe popullit te vet , lere si e prezanton ti si te leverdis , hik pirdhu dhe mos ha mut te meresh me te paret e kti vendi , aq me teper me ata qe kan luftuar per kto troje , seria jote jan paqsor vini mas pilafi gjithmon per te ndar pushtetin , se me vot keni perparsi , se mercenaret dhe cubat qe e len vendin ne balt gjithmon jan te shumt ne numer , sidomis ne kosov qe luftuan vetem 20 mij vullnetar dhe ata shumica erdhen nga jasht se vendalit moren boçet me plaçka dhe çan ferren e lan ne dor te serbit kosoven te ter Rugovistet , dhe u kthyen si majmuna per llokmen epushtetit o paçavurja e kombit tim .
Keni nje problem. UCK thoni eshte majtiste dhe e pranoj por eshte nacionaliste antiserbe. Jo si e majta shqiptare qe doli nga lufta internacionaliste dhe aleate e serbve.Ne Kosove cdo here respektohen antiserbet. Xhafer Deva qe eshte pergjegjes kryesor i 4 shkurtit ne Shqiperi ne Kosove per merita ne dobi te ceshtjes kombetare eshte nderuar duke i vene emer te tij nje rruge ne Prishtine, Ferizaj dhe Mitrovice. Dhe keshtu edhe Sulejman Vuciterna ishte antiserb. …tung
F.Pazoku. Krimineli Enver Hoxha. Jo koloneli . Gabim ortografik ?! Shkrimet e komunisteve den babaden, kuptohen.
E kaluat fjolle kohen e diktatures, prandaj dhe nuk ju bejne pershtypje krimet qe jane bere ne ate kohe. Vafshi ne djall