Nga Ndoc Selimi- Memorie.al
Gazetat shqiptare të datës 17 dhjetor të vitit 1975, dhanë një lajm tepër sensacional: “Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Tiranë, Ndue Marashi, kishte vrarë vetën”. Mënyra se si vazhduan programet mediatike të asaj nate, duke mos i dhënë asnje lloj rëndësie atij lajmi të pazakontë, kuptohej qartë se politika e Tiranës dhe e Shqipërisë, donte ta anashkalonte ngjarjën, si dhe t’i tregonte opinionit publik se i vrari së shpejti do te shpallej armik i popullit.
Një ditë me parë (16.12.1975), kur ndodhi ngjarja, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi kthehët nga zyra për në shtëpi rreth orës 10 paradite, për t’u përgatitë për një pushim disa ditorë në Vlorë bashkë me të shoqën Françeskën, pasi kjo e fundit ishte goditë në kokë në mënyrë banditeske në erresirë, në kohën që kishte lënë punën prej njerëz që nuk u identifikuan kurrë.
Në orën 11 të dites së 16 dhjetorit 1975, dëgjohet një krismë e vetme arme në shtepinë e Kryetarit, të cilën e pohuan komshinjtë. Mbas kqyrjes se rrethanave te ngjarjes, si dhe nga proces – verbal i policisë, doli se i vdekuri ishte Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Tiranë, Ndue Marashi, që me një komunikatë të brendeshme te leshuar nga vetë kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu, pohohej publikisht të nesërmen me 17 dhjetor, në formë denigruese se “bajraktari i fshatrave të Tiranës, është vetëvrarë”, duke vazhduar me pas me mediat, të cilat lajmëruan se “Ndue Marashi, ka vrarë vetën me pistoletën e punës, me një plumb të vetëm në ballë”. Komunikata ishte pa komente, por thjeshtë sa për dijeni. Mos të harrojmë, se ishtë ky kryeminister, që flet me histerizëm kundër përsonalitetit të veriorit Ndue Marashi, i cili 6 vjet më vonë do të provonte këtë fat mbi kokën e vet.
Në momentin e vrasjës së Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranes, Ndue Marashi, askush nuk ndodhej në shtëpi; bashkëshortja do të blinte cigare për të shoqin të nji kinkaleri te “Sheshi Avni Rustemi”, për udhëtimin e nesërm, ndërsa shërbtorja kishte ikë për të “blerë bukë”, kur kësaj të fundit nuk i lejohej të largohej nga shtëpija asnjë çast. Komshinjtë në fillim deponuan se kishin parë dy persona te dera e shtepisë, që u larguan me një motorr pikërisht, pas degjimit të krismës së armës (kush mbante motorr në atë kohë?), por më vonë u tërhoqën, duke thënë se nuk kishin parë gjë! Sapo u kthye në shtëpi e shoqja e Ndues, Françeska, dhe mori vesh lajmin e kobshëm, tha: “Ma vratë Nduen”, duke i’u drejtuar hetuesve e njerëzve të Sigurimit të Shtetit që merreshin me rrethanat e vrasjës. Këtë thënje, megjithë presionin e kërcnimet që i’u benë, ajo nuk e mohoi kurrë, as para Feçor Shehut, as në hetuesi, as në tortura, as në internim, dhe asnjëherë deri sa u nda nga jeta.
Ndue Marashi u lind në rrethinat e Shkodrës me 1933-in. Familja e tij ishte shpërngulur nga Dushmani (lagja Malagji) dhe ra në qytet, si shumë familje malesore për t’i shpëtuar varfërise e duke kërkuar një jetë më të mirë. Kur Ndoja nuk ishte as gjashtë vjeç, me 1939, familja bën lëvizjen e dytë, e kësaj radhe në drejtim të Tiranës, në Lagjen e Bamit, që në atë kohë ishte vetëm një fushë me ferra e driza, si dhe një pjesë e varrezave të qytetit. Në këtë lagje me vëllezer e motra e në varfëri, hedh shtat numri një i ardhshëm i Tiranës, Ndue Marashi. Njerëzit dhe komshinjtë, si: Kokonozt, Sheht, etj., flasin fjalët më të mira për këtë familje, për shpirtin solidar, për urtësi e integrim në shoqëri. Nduja i vogël ishte inteligjent nga natyra, por nuk mund të vazhdonte shkollën direkt, pasi ishte me i madhi i fëmijëve, e kështu gjen një punë e nga këtu fillon të arsimohej pa shkëputje, për disa vjet rrjesht. Direkt nga prodhimi, i ngjitët dijes duke mbaruar me rezultate të shkëlqyera shkollën Buqësore në degën Zooteknikë. Aftësitë vetëm tijat; energjia në punë, aftësia drejtuese dhe mbi të gjitha karakteri i tij, bëjnë që sapo mbaroi fakultetin, të emërohej drejtor i konvikteve të Institutit Kamëz dhe me vonë bëhet pedagog në këtë institut.
Shpejt Ndue Marashi do të përfshihej në nomenklaturen drejtuese duke filluar së pari si kryetar i koperativës bashkuar të Kasharit. Në këtë detyrë merr nderimin e gjithë fshatarëve duke qenë krah për krah me ta në punë e shtëpi, në dasma, gëzime e morte. Ai dijti të fitojë respekt sa askush tjetër, ku edhe sot nuk del një banor i kohës tij të thotë një diçka të keqe për këtë kuadër, përkundrazi ata e kujtojnë plot nderim. Ai rriti rezultatet e të ardhurat për krahë pune e mbi të gjitha barazoi klasat duke mos përfillur biografitë. Potenca organizuese dhe aftësia për t’u zgjidhë hallet popullit e sjellin Nduen sekretar të parë të partisë për Rajonin Nr 4 të Tiranës, i cili kishte në vartësi të gjitha fshatrat. Emri i tij filloi të lakohej në skajet ma të largëta të rrethit dhe në vatrat ma të varfëra duke u sjellur besim në zgjidhjën e halleve e problemeve që kishin njerëzit. Në keta vite dëgjoheshin këshillat që qytetarët e fshatarët u jipnin njëri – tjetrit: “Shko te Ndue Marashi, se ai ta zgjidh problemin “. Kështu sekretari i parë cakton një ditë në dy javë për takim direkt me popullin. Fjala e tij ishte shpatë dhe zgjidhja e problemit e sigurtë. Puna po i jipte rezultate dhe në vitin 1970 zgjidhet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Vështirsive i del me gjoks, pasi dikasteri kishte shumë mangësi e burokraci që kërkonin zgjidhje urgjente. Përseri njerëz hallexhinjë pas dere për takim me kryetarin, e përseri një ditë në dy javë takim me popullin. Ishin këta vite që njerëzit kishin filluar të humbnin besimin te dikasterët për shkak të një burokracie të tepruar dhe papërgjegjsie që kishin kuadrot, për shkak të frigës e të pa aftësisë së tyre për të vepruar në pavarësi e me kopetencë dhe për këtë i vetmi që mund t’i ndihmonte dhe t’u zgjidhte hallet e t’u vinte në ndihmë, ishte vetë Kryetari.
Në shtator të vitit 1973 edhe unë, autori i këtij shkrimi, i shkova në takim kryetarit Ndue Marashi, për të zgjidhë një padrejtësi që Enti i Banesave, i kishte bërë repartit tonë të helikopterëve. Sa për kurjozitet, në këtë kohë Komiteti Ekzekutiv i Tiranës, ishte në mes të sheshit para Pallatit të Kulturës ku është sot Muzu Kombetar. “Ka ardhë shoku i helikopterëve”, i tha sekretarja. Ai u ngrit ne kembë e m’dha dorën. “Prej nga je”, m’tha, duke parë emrin tim verior në kartë vizitë. (kujtoj që në këto vite ishin shumë pak verior që banonin në Tiranë). “Prej Komani”, i’u përgjigja si me krenari. “O po, ai fshati poshtë në breg të Drinit…”. Kështu vazhduam bisedën, sikur kishim harruar përse ishim aty.
I shpjegova pastaj se Komiteti Ekzekutiv, na ka marrë një hyrje me shumë te pallati që kishte ngritë reparti i helikopterëve, për efektivin e vet me kontribut vullnetar, sepse nga 15 hyrje duhet te mirrte dy, ndërsa ju na keni marrë tre. Dha urdhër te vinte shefi i Urbanistikës dhe i tha direkt në sytë e mi, që të kthente apartamentin këtij institucioni ushtarak. Këtu qëndronte aftësia e tij prej kuadri, në zgjidhjen e prerë të problemit. U ndamë duke më premtuar, se do të vinte në repartin tonë për të bërë një fluturim me helikopter. Dhe vertetë erdhi tre ditë pas takimit tonë, ku bëri një bisedë me efektivin kuadër, pilot e teknik për punen në dikasterin e tij. Pastaj bëmë një demonstrim me helikopter, por nuk u la të fluturonte, megjithë deshirën e tij. U largua duke na zgjidhur edhe një problem tjetër madhore; sjelljën e rrjetit të ujit pishëm në repartin tonë të helikopterëve Farkë.
Ligji i “xhunglës” në Shqiperinë tonë komuniste, kërkonte të kishte vetëm një kapo, një “unë” dhe çdokush më i fortë, me i dijeshëm, apo më guximtar, duhej të eleminohej. Fati i dijës, zotësisë dhe ndershmërisë, përbënte krim dhe krimi ndëshkohej. Shifrat fiktive në prodhim, në realizime 5-veçarësh, në jetën e “lumtur” te krijuar nga partia, në begatinë e vendit etj kishin marrë përmasa të mëdha. Të gjithë gënjenin nga lart e deri në bazë, por askush nuk i besonte dhe të gjithë i besonin se duhej besuar, se ndryshe përseri ndëshkimi ishte prezent. Në raportin që paraqet Manush Myftiu në një plenum të udhëhequr nga kreu i Partisë Enver Hoxha, flet me shifra fiktive e plot pasaktësi e gënjeshtra, në lidhje me sigurimin e bukës në vend dhe marrjën e një rendimenti të lartë në produktet e drithrave në kooperativën e Shëngjergjit të rrethit Tiranës.
Ky raportim fiktiv u kundërshtua në vend nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Ndue Marashi, i cili i thotë se këto shifra nuk janë të sakta dhe se kjo kooperativë nuk siguronte as gjysmën e prodhimit që flitet në raport. Manush Myftiu, nuk ishte mësuar ta kundershtonte njëri dhe me ton, i përgjigjet se: “Duhet të skuqet faqja nga gënjeshtra”, ndërsa Kryetari mbron përsonalitetin e vet, duke i thënë se: “Unë jam i ndershëm e nuk di te gënjej”. Simbas të thënave vëtem ndërhyrja e Enver Hoxhës, bëri që situata të qetësohet.
Ky ishte ai inicim në formën e një zjarri të vogël, i cili më vonë do të digjte gjithë shtëpinë dhe fill pas këtij incidenti, e kërkon urgjent në takim Enveri, i cili e përgëzon për ndershmërinë e kurajon dhe i thotë se “…vazhdo kështu, se je në rrugë të drejtë. I kemi gjetur njeriun e duhur Tiranës…”. Por duhet kuptuar, se kjo ishte taktika djallëzore e diktatorit, i cili para se të godiste, të jepte një “dozë gjumi”, taktikë që e kishte përdorë edhe me të tjerë dhe do ta përdorte deri në fund të jetës tij.
Ishte e vështirë të “hahej” malësori i jonë i ndershëm me një klan tepër dinak dhe të pabesë. Në mbrapaskenë u përgatit një buletin për përdorim të brendshëm në parti, i cili u shpërnda urgjent nëpër të gjitha organizatat e partisë se Tiranës, ku Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Tiranë, Ndue Marashi, cilësohej si “njeri i drekave e darkave”, se “ishte si qehajaj i Tiranës, e deri imoral”, duke përgatitë terrenin për fundin e tij si drejtues, si politikan e si njeri. Vala e kësaj situate tepër të tensionuar, u pasua nga një tjetër ngjarje e randë dhe e jashtëzakonëshme, që ra direkt mbi shpatullat e Kryetarit.
Në kooperativën e Baldushkut të Tiranës, ngordhën rreth 100 lopë nga helmimi me zhivë dhe mënjiherë formulohet akuza tjetër në drejtim të Ndue Marashit, si: “përgjegjës direkt për punën e grupit armiqsorë”. Sipas hetuesit të çeshtjës së asaj kohe, Dilaver Bengasi, Manush Myftiu i jep urdhër të arrestohën deri 100 vetë, po unë, thotë ai, arrestova 8 përsona, e dy me pushkatim. Por e parë nën dritën e fakteve të sotme, kjo ishte thjeshtë një hakmarrje primitive ndaj Ndues dhe kjo ngjarje lidhet direkt me Sigurimin e Shtetit e klanëve në udhëheqje. U arrit deri atje sa të thuhej se: ‘mjelsja e lopëve, Nadire Shima, dhe punëtori i stallës, Selman Balla, ishin me biografi të keqe, e për këtë nuk ishte zhvilluar lufta e klasave nga kuadrot e deri në nomenklaturat e larta të ekzekutivit’.
Po ku e siguruan zhivën këta fshatarë të mjerë dhe për ç’grup armiqsorë bëhej fjalë?! Kush e udhëhiqte këtë organizatë armiqësore?! Me këtë rast u denuan dhe u pushkatuan disa njerëz, të quajtur në ate kohë “me biografi të keqe”, por pa as me të voglin faj dhe që ishin planifikuar të hiqeshin qafe, por kokrra ishte tjeterkund, ishte te ai njeri, që siç thoshte ish shoku i ngushtë i Ndues, Fadil Lame, se: “Ora e tij punonte në krahun e dashurisë humane”. Pas kësaj ngjarje të Baldushkut, fillon lufta e hapur e kastës udhëheqëse kundër Ndues, ku mirrnin pjesë më potentët e vendit, si Enver Hoxha, i cili shprehet se: “Duhet shikuar puna armiqësore e këtij krieatri”, si dhe Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Manush Myftiu etj.
Periudhës tepër të rënduar, të vështirë e tepër stresuese që kalonte familja Marashi, i shtohën edhe disa letra anonime të inicuar nga vetë Manush Myftiu, kundër Ndue Marashit. Kësaj nuk i mungoi edhe kërcnimi direkt që i bën Mehmet Shehu në një darkë për nder të një delegacioni të huaj, ku si portokoll, kishte vëndin e vet Kryetari i Komitetit Ekzekutiv. Mehmet Shehu troket gotat me të pranishmit dhe kur i vjen radha Ndues, i thotë gjithë kërcnim: “E kemi pak punë me ty”.
Që nga ajo ditë e deri sot, kanë kaluar plot 45 vjet, kur 42 vjeçari, njeriu i parimeve njerëzore, përsoni politiko – drejtues, që kishte hyrë kaq thellë në zemren e popullit, i mungon familjes, i mungon historisë, na mungon nè bashkëkohësve të tij e mbi të gjitha mungon e verteta e ngjarjës.
Vetvrasje apo vrasje? Kjo vazhdon të jetë dilema që shtroi për zgjidhje bashkëshortja Françeska, të bijtë, familjarët dhe gjithë opinioni dashamirës i Ndue Marashit. Pas peripecive të internimeve dhe vuajtjeve të pafund për 16 vjet, këto familjarë menduan se nderi i pjestarit të familjes tyre do të vihej në vend mbas viteve 90′, por ajo ngjarje mbeti nën hirin e harresës e diskriminimit, megjithëse kanë shkuar e ardhë disa qeveri deri tani, kjo histori e trishtueshme nuk është zbardhë akoma.
“Ne nuk kërkojmë hakmarrje’ – thoshte Franceska, – por duam të dalë e verteta”. Vetëvrasja apo vrasja po zhduket dalëngadalë në heshtjën e përjetëshme, ku e mori me vete në varr atë ditë dimri të vitit 1975, malësori, njeriu i ndershëm, shëmbulli i lartë i një kuadri, biri i Dushmanit Ndue Marashi.
SA Pak Kan ndryshu gjerat,enveri vriste e thosh vrau veten,sala te con ne gjyeti,te shperthen me mortaja,te nxjerr ne prit etj etj etj.
O ju qe e njifni mire te ndjerin, pse genjeni kur thoni se ka qene kryetar qe nga 1970?? Ndueja ka qene nga 1974 deri ne vetevrasjen e tij me 2975. Po, kishte mashtruar me prodhimin bujqesor nr Tirane dhe i dolen rrenat. Po edhe ju qe rreni, qenkeni si ai. Tufe rrenacakesh, sidomos ky helikopteristi, hahaha
Nuk vriste Everi thjesht nuk po kuptonte se e kish të keqen shumë afër në mos brënda.
Kish filluar ” sëmundja e sheqerit,,. Ramizi me këshillë të Nexhit kish bërë 18- të faqe
” autokritikë,, pak më parë. Marashi si djal me prejardhje të varfër dhe i rritur në Tiranë trim, besnik dhe malsor i vërtet (katolik) ishte jashtë sferës, rrethit të
UDB-së. Kish filluar gjurtia e shtrigave, Ramzi më shumë Saliu më pak në atë kohë (në aspektin politik se si mjek po bente namin) por gjitmon gati të merte urdhin.
Njerzit jashtë sferës se UDB-së u eleminuan
( gjenral, ekonmist,inxhinjer etj.) Mbeti Ramizi me Salin dhe disa më të vegjël.
Përfundimi dihet. Shqipëria në flakë. Me i rrezikshmi nga të gjithë Berishe i zhduki të
gjithë çfarë shikonte ëndërr natën duke filluar nga vëndlinja e vetë Tropoja e duke vazhduar me gjithë çfarë gjeti përpara.
Nga foto duket burre inteligjent. Kush e di pse eshte ngateruar me ndonje tjeter, pune femrash mbase.
U helmuan me zhive 100 lope me qumesht,S eshte ndonjegje thote artikullshkrushi.Nuk thote gje se cfar mund te ndodhte mbas kesaj po te mos ishte treguar mjeku i nderuar Arqile Boti.Sa femije do te ishin helmuar te kopshtit dhe te cerdhes,sa fshatar qe konsumonin qumshte ate dite nga keto lope ate dite.Nuk them se fajin e ka kryetari komitetit por jam kunder konceptit qe pune e madhe se ngordhen 100 lope dhe u denuarn kaq persona.Tani u vjen keq per keta por por nuk u vjen aspak kew per ata persona.Denimin e athershem e krahasojne me denimin e sotem qe vriten 4 njerze ne mes te bulevardit dhe nuk mban asnje njeri,vriten 4-5 police ne Durres dhe vrassi t i falet denimi dhe jane gati ta shperblejne per ato vite qe beri burge.Jo te dashur,ai sistem pati te liga plot por pati dhe te mira qe fajtoret mernin denimin e merituar.
Po c’na cani trapin me keto shkrime e teori konspirative, e vran, s’e vran, apo vrau veten… Parashkruesi Soreto ka te drejt se zotnia ka qene Kryetar prej vitit 1974-1975, kurse Kryetar i KE te Tiranes prej 1970-1973 ka qene Myqerem Fuga. Tashti besoj se u zgjidhe enigma…
Ha duhet te kene vare keta qe kane vrare ne shekuj ?
Dhe keta te tjeret qe Jane perlyher direkt apo indirekt ne vrasjet ketu e 30 vjete ..qe Jane akoma gjalle dhe shikojne akoma shetitje neper Palmat te rrehtuar me ushtare te inkrujuar ne keine…
Hapo eshte ne mire qe Si keta te vdekurot dhe ata te gjallet Kriminele ,te hidhen ne Oqean Si dikur Krimineli Bin Laden..
T’i ngreme nje permendore Ndue Marashit perpara Muzeut Histoik Kombetar,
se aty ka qene Komiteti Ekzekutiv i Tiranes, ku ky antikomunist hero,
per te falimentuar sistemin socialist fallcifikonte dokumentet e fermave shteterore!
o bace bajrami ti dhe soreto jeni i njeti person i njejti mut qe shkruan me dy emra.
Nje gje nuk kuptoj nga disa komentus , nese doni te dini te verteten per sistemin e shkuar duhet te pyesni njerez qe thon te verteten , njerez me integritet jo alabak genjeshtar , tani te rrim shtrember e te flasim drejt PPSHja nuk ka vrar kurr njerez pa gjyq per sa vite e kemi par e jetuar , ishte shtet modern evropian me pikpamje te ndryshme nga perendimi , por ishte i vetmi shtet qe qe nga viti 1945 s te ter çfar kan qen kolaboracionist tradhtar kriminel bashkeputor te agjenturave te huaja i ka nxier perpara drejtesis i esht dhen denimi ne baz te atyre ligjeve qe ishin dhe kaq , mbushuni me mend ju o te pa ditur qe nuk e keni jetuar ate sistem ai kurr per 50 t vjet nuk vrau njerez pa gjyq , kta qe thon per Ndue Marashin qe e kan vrar fshehurazi esht nje genjeshtar ordiner , or njerez ne at koh kishte çeço biçak , nuk mund te vidhje mashtroje te vrisje dhe ti shpetoje drejtesis , ligji per kto shkelie ishte njelloj si per nje puntor te rendomt dhe per nje minister apo antar te bytos politike , ky person ka vear veten , kur Memet Shehu ish kryeminister i asaj kohe te thosh je ber si beu fshatarve te Tiranes , atij i ishin ankuar njerzit per Ndue Marashin , te ter njerzit qe kishin pozit ne at koh kur benin shkelje ligji dhe e ndjenin qe litari drejtesis po i merte frymen per abuzimet me detyren shtetrore nga presionin bente vaki si ne kte rast qe vrisnin veten , kjo ka ndodhur dhe me Ndue Marashin , perse duhet ta vriste shteti asaj kohe fshehurazi Ndue Marashin , njerez me detyr kryetar komiteti , shteti i shkarkonte nga detyra me nje telefon , i nxirte para drejtesis per shkeljet ndaj ligjeve qe ishin i jepte denimin emerituar kaq , por kishte dhe nga ata qe abuzimin e kishin çuar ne shifra te pa lejushme mos harroni qe per 1,1 milion lek te vjetra te asaj kohe denoheshe me pushkatim , keshtu ishte ligji si per kryetarin e shtetit dhe per fshatarin e puntorin , pra Ndue Marashi me abuzimet ben vaki ka kaluar kte shifer dhe kur e ka par qe i ka terhequr vemendjen Memet Shehu ka vrar veten , si zgjidhjen e vetme , kta alabak qe mashttojn sot qe genjejn si kaluç suma me shok dhe ish te pa kenaqurit e asaj kohe , kto teorit e vrasjes pa gjyq i shpikin qe ta njesojn ate shtet me kte paçavure qe kemi sot , por jan genjeshtar jan koh te ndryshme dhe dy qeveri qe nuk ngjajn fare me njeri tjetrin , ai sistem kishte shtet modern ku shteti e njifte xhdo gje ne kte vend me imtesi e deti ne qeliz , ishte shteti me korrekt dhe solit qe ka par ky vend nga koha pirros epirit , kjo esht everteta , ata qe nuk e pelqejn kte te vertet do me shajn por qe as ma ni kur thon kosovaret se çfar mund te thot noj trap , kjo esht e verteta , mjaft keni 30 vjet o njerez me kta lloj lloj mashtrusish qe ngrejn heronj nga asgjeja , nuk e kam fjalen per kte rast , por te ter sajon shpifin dhe e ngren llumin e kti populli ne piedestal me mashttime , duke ber heronj antishqiptar ish bashkpunor te sherbimeve te huaja hajdut alabak ordiner , kurse heronjt e vertet perçmohen e beshtyhen , prandaj kemi 30tvjet qe shkojm ne drejtim te pa ditur si popull , se antishqiptaret mashttusit llumi ka mar ne dor xhdo gje ne kte vend , krahason artikullshkeusi Ndue Marashin me Mehmet Shehun , Mehmet Shehu ishte figura kryesore e luftes per çlitim , dhe i vetmi kryeminister qe e mori shqiperin nga mesjeta ku e kish len zogu tunes, e beri nje vend te zhvilluar ekonomiko industrial ateist, nje vend modern ku njerzit nuk vidheshin dhe nuk mashtroheshin , fukaralliku ishte se shteti nuk mblidhte taksa ne popull e kishte te ndaluar me kushtetut dhe nuk kishte te drejt borxhi po me kushtetut , prandaj ishim te varfer se xhdo gje e benim me forcat tona , prandaj ne vitin 90t , kta rrugaçet alabaket e moren shtetin ne dorzim me 3 milion dollar “borxh” por qe ne fakt ishin vlera e kontratave te prishura kur u nderrua sistemi , kta palaço qe kan qeverisur kto 30t vjet rrumpallhane kan mar 250 miliard euro borxh dhe ky vend nuk ka agje per te ndimuar popullin , ky esht realiteti o shqiptar komentus , po te themi te ter te verteten shum shpejt dhe mashtrusit banal do shporren nga skena politikes se kti vendi .
Doda-une jam nga ato qe e ka jetuar ate kohe dhe kur thua se” “askush nuk eshte vrare pa gjygj qe nga 1945 e deri ne 90-ten”, genjen.
Ne se vertet e keni jetuar ate kohe te mbrepshte, atehere duhet ta dish se si ne shkurt 1951-shii, u vrane pa gjygj 22 intelektuale shqiptare me sebepin e bombes ne ambasaden ruse. Personat qe u vrane ne bregun e lumit ne periferi te Tiranes nuk kishin te benin aspak me ate ngjarje. U muaren nga shtepite e tyre dhe u cuan drejt e ne vendin e pushkatimit. Nuk eshte v etem kjo ngjarje qe tregon se sa e pavertete eshte pretendimi juaj. Ka me qindra raste te pasluftes, kur komunistet benin raprezalje ne popullsine e atyre fshatrave qe mendonin se i kishin kundershtare. Vetem gjate kohes kur Koci Xoxe ishte Minister i brendshem jane vrare me qindar individe pa gjygj. Deri ne 1990-ten, kushdo qe tentonte te kalonte kufirin, vritej ne vend. Ne se vertet e keni jetuar ate kohe, atehere duhet te te vije turp qe mohon krimet e diktatures komuniste. Komunizme ne vendet e Europes Lindore, vrau shume me teper njerez se sa u vrane gjate L2B.
Fisi ime i dha luftes 13 partizane. Duke qene familje te pasura, te paret e mi ndihmuan luften, jo se ishin komuniste, por se kishin femijet e tyre ne ate lufte. Mbas luftes, i tere fisi u nda ne “armiq” per ato qe nuk kishin marre pjese me arme ne dore ne lufte, dhe komunistet qe ishin ish partizanet. Njeri nga keta “armiq”, ishte kusheriri i pare i babait tim, qe kishte studjuar ne Gjermani dhe Austri para luftes, por qe nuk ishte marre aspak me politike dhe qe ne periudhen kur vendi ishte i pushtuar nga forcat hitleriane, ai nuk pranoi te sherbente as si perkthyes per gjermanet. Ky individ, qe shikonte punet e tija dhe nuk u perzi kurre me askend, u arrestua nje nate dhe familjaret e tij kurre nuk i gjeten as varrin. Jo vetem qe gjygj nuk ju be, por askush nuk e dinte as akuzen per te cilen u arrestua. As sot nuk e dime se perse regjimi e zhduku ate njeri qe kurre nuk i beri keq askujt. Megjithate, im ate dhe kusherinj te tjere si ai, quheshin te deklasuar se ishinkusherinjte e te pushkatuarit, packa se ne te njejten kohe ata ishtin po ashtu edhe kusherinj me te 13 partizanet qe permenda me siper.
Personalisht nuk e kam njohur Ndue Marashin, por me duket se zotrote po perdor fjalorin politik te kohes kunder tij. Po ashtu nuk e besoj se ate e kane vrare, pasi per Enverin kishte me shume rendesi qe nje “armik” te demaskohej para se te ekzekutohej. Ne fakt, aresyeja se perse Enveri i “demaskonte” armiqte e tij para se ti ekzekutonte, ishte per ti bere presion popullit, qe te parandalonte cdo kryengritje kunder tij.
A ka ken zotnia antar i komitetit qendror? A ka qene deputet? A ka qene sekretar i pare i partise? A ka qene kryetar i kom.egz.? A hypte dot aq lart pa besnikeri ndaj Verit? Kurre. Atehere…., pse u vetevra apo u vra? Kete e di xha Suloja.
Artikull shkruesi me mjeshtëri sqaron se sekretari i partisë i rajonit 4 ishte drita dhe dielli që zgjidhte hallet e popullit në të gjithë fshatrat e rrethit të Tiranës. Bravo, të tillë kanë qenë sekretarët e partisë. Kjo tregon shpirtin e sekretarit që zgjidhte partia. Të tillë njerëz partia i vlerësonte dhe i ngrinte në pozita më të larta, si rasti në fjalë e bëri kryetar të komitetit ekzekutiv të kryeqytetit Detyrë shumë e lartë, më e lartë se një ministër. Me këtë fakt artikullshkruesi indirekt, nëpërmjet Ndues, vlerëson partinë që i arsimonte kuadrot nga shtresat e varfra dhe i vlerësonte kur ata çfaqnin aftësi organizative, pavarësisht se nga ishin, nga veriu, apo nga jugu. (këto i thot artikullshkruesi në pjesën e parë të shkrimit).
Në pjesën e dytë të shkrimit i përmbys të tëra. Nuk mund ta pranonte partia, thotë, se ishte verior dhe katolik (?!!), prandaj e vrau. Bile, sipas tij, në komplot ishte përfshirë sekretari i Tiranës, Manushi, kryeministri Mehmeti, dhe vet Enver Hoxha që në fillim e vuri në gjumë me një lavdërim dhe pastaj e vranë……Uauuuu, i gjithë shteti dhe partia të angazhuar…..
Hajde besoje këtë artikullshkrues, ish komunist i besuar i forcave ajrore, i konvertuar në antikomunist i PD.
Edhe në se ka ndonjë të vërtetë në historinë e Ndues së shkretë, këta lloj Ndoc sharlatanë, pa personalitet dhe emër fare, nuk e lënë të prehet i qetë atje ku është, por për t’u bërë pak interesant për vehten e tyre i ngjiten pas emrit të Ndues. Veçse Ndue nuk ishte Ndoc.
Doda, jam dakord plotësisht me komentin tënd. Në atë kohë nëse donte ta zhdukte dikë, partia organizonte një akuzë fallco, të gjykonte po fallco dhe të dënonte deri edhe pushkatim po të donte. Nuk organizonte në vitet 70 vrasje mbëshehtas. Aq më tepër ky rast nuk ishte i një niveli aq të lartë sa të kishte të kishin frikë nga ndonjë reagim në popull, siç ishte rasti i Mehmet Shehut.
ky i helikoptereve kishte kartevizite ne vitin 1973??? Te pakten kjo eshte nje genjeshter e sigurte!
Genjeshter eshte qe N Marashi kishte sherbyeses ne shtepi!
Ai vrau veten sepse plasi problemi me Kooperativen e Tipit te Larte te Shengjergjit. I dolen ne shesh falsifikimet.
Kur te vriste Enveri, nuk e bente me vrases te derguar. Ai te arrestonte, te perckendonte ne hetuesi dhe te pushkatonte. Si N Marashi vrau veten edhe kryetari i komitetit ekzekutiv ne Korce, Zenun Shahollari. Por ai nuk kishte falsifikuar dhe u varros me nderime.
Ne i kemi jetuar keto , kurse Kaloci nxjerr buken e dites me genjeshtra.
Lufta berylave mes antareve te byrose mos harroni se grupi tironsve balluku kellezi i vrane ne ate kohe si do lenin ndue marashin dhe kane perjashtu nga partia 10 vete origjine tironas biles nenkryetari salaku se emri sme kujtohet e vrane ne hetim. Ishte intelektual nenkryetari kishte mbaru ceki.
Keto historite “vrau veten” apo e “vrane” jane bere te peshtira! Sistemi ishte diktature dhe presioni ishte shume i madh ne keto raste. Nuk mund te mohoet ky fakt! Por nuk mund te mohoet dhe fakti qe ne fund qe nga M. Shehu, i ndjeri N. Marashi etj kane vrare veten, nuk priten gjykime apo vendime per veprimtarine e tyre si shume te tjere qe ose u pushkatuan me vendime “gjyqi” (gjyqin e bente partia atehere) ose u denuan me burgime dhe internime. Prandaj dhe Z. Kaloçi del nga binaret e nje gazetari profesionist dhe bie ne nivelin e thashethemeve ordinere.
@ ### Ne radhe te par s’ke arsye te perdoresh ate gjuhe qe tregon vertet nivelin tend prej nje njeriu vullgar e injorant, qofte edhe sikur te ishim i njejti shkrues me Soreton. Thjesht kerko ne Google se kush kane qene Kryetaret e Bashkise se Tiranes ne 40 vitet e fundit dhe do t’a mesosh te vertetn, qe thot Soreto. Me siguri duhet te jesh trushplare qe beson te gjitha ato qe thuhen a shpiken si te verteta. Ose duhet te jesh i ri qe s’i ke jetuar ato vite dhe s’e ke haberin dhe je tutkun naiv te besosh qe dikush do shkonte ne shtepi dhe ta vriste Marashin. Ne ate kohe po qe se te kishin ven ne shenjester s’e kishin per problem te shpallnin armik te popullit dhe te fusnin plumbin ballit biles edhe me gjykat. Nderime o trung!
Baca-Bajram, nuk ka faj zoteria qe vetequhet “@###” apo te tjere si puna e tij, por TEMA qe boton komente qe permbajne fyerje e gjuhe rrugacesh. Po keshtu, ka shume antishqiptare, qe bejne propogande anti-shqiptare ne kete forum.
Moderatoret e TEMAs kane kohe qe e kane kthyer kete gazete ne nje dritare ku individe qe nuk meritojne te quhen njerez gjejne hapesia per te shfaqur idjotizmin dhe injorancen e tyre qe e shesin si shkence. Cfare mund te thuash per shkrimet qe flasin per nje injorant pervers si Sazan Guri, apo te tjere si puna e tij. TEMA eshte kthyer ne nje gazete ordinere qe per hir te disa klikimeve me shume, boton lloj lloj palacolleqesh. Faj kemi ne qe akoma i qendrojme besnike kesaj gazete.
Artikulla Shkruesi na “Tregon se Nduen e Vrane si Verior”…..Genjeshter e Madhe..
e Para NUk Ekzistonte ne ate Kohe Veriore aöpo Jugore..ishin te gjithe NJelloj,se paku ne Aspektin Ideologjik…
dhe 2-Mehmet Sheu si Kryeminister nuk Mbanete afer vetes WQurravese apo Furcaxhinje Hipokrite,por Mbante njere te Afte..
Tani..ne Nduen e “Vrane” apo U vetevra..??Duhet pare ..se kush ,kishte Interes qe te Eleminohej Ndueja??Nuk pyeste Enveri,po te te bente Emrin me te kuqe….ta benin Dosjen Sulo Gradecki me Kadri Hazbiun per dy-ore..pa Munguar edhe Deshmitaret..
@@I Nderuar Artikull Shkrues:Mos beni Dallime.dhe mos i fryni Zjarit te percarjes KOmbetare me JUg-Veri..dhe Gege -Toske….ne se e beni jeni ne LInjen Serbe-..dhe besoj qe i Nderi Ndue..nuk do te jua keshillonte kete…lol