Opinionin më të fundit të Komisionit të Venecias që quajti kushtetues dhe ligjor Kodin e ri Zgjedhor, duket se nuk e kanë përtypur si duhet presidenti Ilir Meta dhe opozita shqiptare.
Ndonëse janë rezervuar në deklarimin kundër pas dhënies së këtij opinioni, duke heshtur në mënyrë të papritur, duket se gjithë pezmin kundër “Venecias” kanë zgjedhur ta derdhin në një artikull të botuar në një media jo fort të njohur “News Europe”, pa autor me emër, por nën firmën e një pseudonimi nga ata që përdor Niko Lesi, “Kasandra”.
Dhe si gjithnjë gazeta e presidentit “Koha Jonë” i ka dhënë një hapësirë të fortë, duke e cilësuar Komisionin e Venecias si “Klubi i Tiranës. Sulmohet dhe ambasadori i BE, Soreca dhe mbi të gjitha dhe Calavera, kreu i OMN, që është nën varësinë e komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi.
Ky artikull i paguar me sa duket, e paraqet gjithë sjelljen e përfaqësuesve të BE dhe të Këshillit të Europës si një grup komplotist në mbështetje të Edi Ramës kundër zgjedhjeve dhe reformës në drejtësi në Shqipëri.
Nën titullin “Calavera, sabotim ndaj shefit të saj në Komisionin Europian apo thjesht flirtim me cubin e Ballkanit, Edi Rama?”, gazeta e presidentit boton të plotë artikullin që është shkruar në Tiranë, ku shkruhet:
“Komisioni i Venecias, një organ i shquar i juristëve të Këshillit të Evropës, po merret që prej vitit të kaluar me shumë çështje nga Shqipëria; mjaft për të fituar me humor nga diplomatët e BE-së nofkën “Komisioni i Tiranës”. Më shumë se kushdo tjetër është Luigi Soreca, kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, i cili kohët e fundit ka bërë fushatë në një mënyrë aspak diplomatike që autoritetet shqiptare të bëjnë dy emërime në Gjykatën Kushtetuese të vendit, jo më vonë se Dita e Shën Silvesterit, pra më 31 Dhjetor.
Aktualisht ka një pezullim tre-vjeçar si të Gjykatës Kushtetuese ashtu edhe të Gjykatës së Lartë në Shqipëri për shkak të një reforme në drejtësi të ndërtuar keq dhe zbatuar dobët. Kjo ka krijuar një vakum midis pushtetesh që po plotësohet me nxitim nga një kryeministër i etur për pushtet i cili po përballet me akuza për autoritarizëm, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin. Kjo mungesë e pushtetit të tretë, siç është drejtësia, është një arsye për rritjen e polarizimit politik pasi shumë çështje të ndjeshme presin gjykimin e tyre.
Kjo nga ana tjetër shpjegon pse kaq shumë çështje shqiptare dërgohen në Komisionin e Venecias. Diplomatëve shakaxhinj u duhet kujtuar se BE luajti një rol mbi kompetencat e saj në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe se ata mbajnë disa përgjegjësi për funksionin e ri dublues të Komisionit të Venecias. Ne do të dëshironim të besonim se kjo përgjegjësi morale shpjegon thirrjet e përjavshme të Soreca-s për emërimet gjyqësore. Burimet tona në Bruksel dhe në delegacion, na tregojnë mbi përpjekje për të përmbushur një kusht kryesor për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Edhe nëse emërimet ndodhin në javët e ardhshme, pjesa më e madhe e ekspertëve besojnë se Gjykata Kushtetuese ende nuk do të jetë funksionale, por kjo mbetet për një artikull tjetër.
Javën e kaluar, Komisioni i Venecias miratoi opinionin e tij mbi ndryshimet e fundit kushtetuese shqiptare të cilat prekin sistemin zgjedhor. Ishte një denoncim ndëshkues i abuzimit të Edi Ramës për përdorimin e situatës me qëllim rritjen e shanseve të tij në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Ajo që nuk i është thënë publikut është se ideja e dërgimit të çështjes në Komisionin e Venecias erdhi nga maja e Komisionit Evropian. Oliver Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit, vizitoi Tiranën në 7 Tetor dhe takoi Presidentin Ilir Meta sikurse edhe zyrtarë të qeverisë dhe opozitës. Burimet tona na tregojnë se ai sugjeroi Venecian si një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar nga ndryshimet arbitrare kushtetuese të Ramës. Meta i shkroi Venecias më 21 tetor, por deri më tani, nuk mund të theksohet më shumë përveç faktit të një Komisioneri që vuri në zbatim diplomacinë dhe drejtësinë duke u përpjekur të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi politik në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Ky është, sigurisht, një zhvillim i mirëpritur duke marrë parasysh paraardhësit e tij të deklaruar pro-Ramës. Sidoqoftë, ajo që alarmoi Kasandrën (autorin e këtij shkrimi) ishte informacioni që një zyrtare e Komisionit e quajtur Genoveva Ruiz Calavera, e cila shërben nën Varhelyi si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, telefonoi Komisionin e Venecias. Ajo kërkoi që kërkesa e Metës të refuzohej. Qëndrimi i saj ishte që Komisioni të rekomandojë ndryshimet ligjore dhe Parlamenti Shqiptar t’i miratojë dhe të veprojë sipas tyre. Kjo do të rrezikonte zgjedhjet e Prillit dhe pasqyronte në mënyrë të përsosur argumentin publik të Ramës.
Kassandra beson qëndrimin e Presidentit Meta dhe Komisionerit Varhelyi se kthimi në formulën zgjedhore tashmë të ndryshuar nuk do t’i prishte zgjedhjet e Prillit. Kërkon një pjesë të thjeshtë ligjore efekti i së cilës do të ndodhë vetëm pas numërimit të votave. Sidoqoftë, pa një analizë të thellë, ne nuk do të mbanim një qëndrim të prerë për këtë çështje.
Varhelyi u përplas publikisht me Ramën në dy raste të veçanta teksa ai i bëri thirrje këtij të fundit të mos kryente ndryshime ligjore para se të dilte opinioni i Komisionit të Venecias. Shumë politikanë të tjerë të BE-së u bashkuan me këtë thirrje, por Rama zgjodhi t’i injorojë. Ne kemi shkruar pikërisht për këtë çështje gjashtë javë më parë dhe theksuam ftohjen midis Ramës dhe niveleve të larta institucionale të BE-së.
Ne të gjithë e dimë nga vite të tëra të përvojës së mëparshme që zyrtarët e Komisionit injorojnë qëndrimet e shefave të tyre politik në Kolegjin e Komisionerëve janë monnaie courante (allishverish) në Bruksel. Sidoqoftë, ne mendojmë se është shokuese që Calavera veproi sipas kokës së vet me Komisionin e Venecias, duke ditur situatën e këtij konflikti. Kjo përbën një akt të pazakontë sabotimi dhe madje edhe një mosbindje të hapur pasi ajo duhet ta ketë ditur që “Venecianët” do të flisnin.
Ne mund të dëshirojmë të spekulojmë për arsyet e saj, por nuk do donim të arrinim shpejt në konkluzione. Neë Europe ishte e para dhe e vetmja gazetë kryesore evropiane që zbuloi korrupsionin e Romana Vlahutin, paraardhëses së Soreca-s në Tiranë. Disa shuma të majmura me para të ruajtura mënjanë do t’i kishin inkurajuar veprimet e saj pro-Ramës, por ajo ishte haptazi e njëanshme që në fillim të punës së saj në Delegacion Europian në Tiranë dhe gjithashtu tolerohej nga selia e saj qendrore.
Deklaratat publike të Calavera, përfshirë ato në Parlamentin Evropian, gjithashtu mbajnë erë të një “Ramaizmi” të qartë. Ajo drejton monitorimin ndërkombëtar të procesit të vetingut, e cila është shtylla kryesore e reformës shqiptare në drejtësi, që tashmë po kritikohet gjithnjë e më shumë. Ndoshta arsyet mund të gjenden atje. Ne ende nuk e dimë, por nuk do të përjashtonim një mundësi të tillë të besueshme në hetimet tona të ardhshme.
Duke iu përmbajtur fakteve të njohura, ne e konsiderojmë këtë një çështje të shkeljes së besueshmërisë për Komisionin Evropian. Komisioneri Varhelyi premtoi gjatë emërimit e tij se do të rivendoste besimin në procesin e zgjerimit. Nëse ai nuk arrin të rivendosë kontrollin në departamentin për të cilin është përgjegjës, do të ishte shumë e vështirë për të që ta përmbushë premtimin e tij të parë”.
Qentë le të lehin,karvani të shkojë përpara.
Për sa kohë dhomat në Reç janë bosh,lëreni Lilo kokëqypin,
të harxhoi paratë me artikuj të paguar.
Le te lehin… Nuk dijne as te lehin por kujisin. Fshati qeshet e bota tallet me keta. Ne fakt, bota as qe i degjon fare,ata flasin me vete… per vete.
Shume bukur e kane bere artikullin –Bravo New Europe !
..
Me kete artikull ja ka futur koken ne Hale , Sorekes dhe diplomateve te tejre qe perkrahin nje hajdut e te koruptuar si Rama i cili ,
ndryshon ligjet e Kushtetutes vetem e vetem qe ti krijohet mundesia per te vjedhur zgjedhjet e ardheshme
Jemi mësuar me palaçollëqet e kësaj Lesh-opozite.
Leshi i saj , lëmsh është prej vitesh.
Edhe ndërkombëtarët i njohin këta palaço politik dhe lolot e tyre të oborrit.
“NE” thote kafsha, po cilet ne mor palaco, ti nuk flet ne emer te shqiptareve, ti flet ne emer te bandes,,,, fare e ndyre
Nuk do arrish per artikullin tjeter sepse se shpejti do rihapen blloqet. Mos u merzit , do keshe kohe shume per te denoncuar grupet armiqesore te evropes. Te pakten sillu mire , te mos na turperosh edhe atje o like floriri.
Jane veper e sigurimit te shtetit ne komoonin e Venecias ka anetare te sigurimit te shtetit.
Turp i madh , turp te kesh Ilir hajduti. Ilir krimineli, populli te urren . Po te vjen fundi me ato zullume qe ke bere. E more vesh Like ta gjeten floririn , ha ha ha ha ha tik, tak, tik, tak, tik, tak, tiktak sdo vonoje…..
Po mirë, gjithë Venecias i telefonoi ajo zonja?
Nuk goditi që ndonjëri nga ata të Venecias të kuptonte që presidenti ka të drejtë?
Po Venecia nuk beson komisionerin, por varësen e tij?
Po ato shuket me para të Vlahtinit kush i pa, sa ishin?
Sikur u bë një verifikim nga Ke për akuzat e opozitës për korrupsion të ambasadores, e mbani mend rezultatin?
Nuk është pak e çuditshme që të gjithë ambasadorët si ata të parët edhe këta të dytët janë vetëm me Ramën?
E dini shprehjen popullore “o laro të hëngër të ja se e ke të keqen brenda”?
Të fala presidentit nga Stresi.
Po ç’flori mo! Jo vetëm që është kohë e largët ajo, por atë më mirë e di Saliu, i cili deklaroi i pari se e vodhi Ilir Meta, nga kjo dhe i mbeti atij nofka “Ilir Floriri”. Ilirit i pëlqen kjo, se me atë akuzë ai rron 100 vjet! Por kjo është thjesht një fabul tashmë. Për ta futur Ilir Metën në burg dhe t’i konfiskojnë pasurinë ka dy rrugë më të thjeshra: afera CEZ dhe vidio e tij ne Dritan Priftin. Vetëm një nga këto të kopsitet mirë nga SPAK dhe Ilir kokëmadhi shkon në Reç. Këtyre të dyjave ai ua ka më shumë frikën ndaj dhe spërdridhet si gjarpëri që kafshon me helm kë mendon se e kërcënon, apo të verë në shërbim dhelpërinë e fshatarit, që të shpëtojë nga laku i ngritur për të që e nuhat se është drejtësia e vetuar.
Mos kërkoni fajin tek ambasadorët, po shikoni vehten tuaj, përndryshe gjithë jetën do ti vini Edit mbrapa si dhelpra pas topeve të dashit. Siç e keni nisur ju, kurrë nuk do ti bjenë atij.
“BROCKOLLITJE” e cilesise se larte qe botohet ne nje fletushke opozitare te neveritur.
Keto fjal qe shkruan koha jone per kohen e shkuar a jane te verteta apo jane te Babales se ay i gjori po loton qe paskerka vllezer te tjere ne Tirane dheqe duhet te shkojne dhe keta ne Zvicerr.