Kuvendi i shkruan Prokurorisë dhe SHISH-it, Serbia ka 15 vite që kërkon nga Shqipëria informacion për UÇK

18 Dhjetor 2020, 15:36Politika TEMA

Komisioni i Posaçëm Parlamentar që po analizon veprimet e kryera nga institucionet shtetërore, në kuadër të hetimeve për krimet e supozuara të UÇCK në territorin shqiptarë, tashmë ka nisur kërkesat tek SHIK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë.

Ulsi Manja kryetar i këtij komisioni tregon për Top Channel se çfarë informacioni specifik është kërkuar.

“Këtyre institucioneve do ti dërgohet i gjithë informacioni i bashkëpunimit të ndërsjellët jo vetëm me taskforcën e EULEX sepse ky bashkëpunim ka nisur që më përpara në kuadër të ligjit për marrëdhëniet juridiksionale me autoritet e huaja por edhe me UNMNI-un e Gjykatën e Hagës por edhe me taskforcën e EULEX-it. Do të merret i gjithë dokumentacioni bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike të ndërsjellët në fushën penale”.

Por a do të mund të merret dëshmia e Dick Martit siç edhe ka kërkuar anëtari këtij komisioni Mulsim Murrizi?

“Kemi parashikuar seanca dëgjimore dhe dje vendosëm ta lëmë të hapur këtë çështje lidhur me kërkesën e Murrizit. Nëse kuadri ligjor e lejon këtë mund të bëjmë seancë me Dick Marty por dhe të tjerë që Murrizi ka kërkuar për të dhënë dëshminë para Komisionit. Por gjithmonë është në varësi të dokumentacionit që do të administrojë komisioni”.

Ndërkohë Top Channel mëson se në këtë komision ka mbërritur një informacion që është marrë në konsideratë se gjatë 15 viteve të fundit, Serbia përmes letër porosive,  ka kërkuar informacione të ndryshme për veprimtarinë e UÇK-s në Shqipëri.

2 komente në “Kuvendi i shkruan Prokurorisë dhe SHISH-it, Serbia ka 15 vite që kërkon nga Shqipëria informacion për UÇK”

  1. Dajti says:

    Shikoni se mos Saliu ju ka dhene informacion?!

  2. Nuk e kuptoj, pse Shqiperia do te duhet te investohet per t’i dhene informacion Serbise per UCK! Pse duhet te ngaterrohet, implikohet dhe rrezohet me kembet e veta Shqiperia?! Perse duhet te konfliktohet me shtetin shqiptar Nr.2, me Republiken e Kosoves?! Pergjigjja duhet te jete e prere, pa medyshje apo.pa ekuivoke: Nuk kemi asnje informacion mbi dhe per UCK-ne. Ju flm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje