Basha premtoi heqjen e traut me Kosovën, Balla: I bëre dosjet UÇK-së dhe fshehe kasetën, në 25 prill do marrësh pataten. Gënje veten, jo shqiptarët

18 Dhjetor 2020, 15:36Politika TEMA

Lulzim Basha u zotua përpara Vjosa Osmanit, se një nga detyrat e para që do të ketë kur të marrë detyrën e Kryeministrit, do të jetë heqja e traut, që të mos ketë asnjë pengesë ekonomike mes dy vendeve.

Ndërkohë pas takimit mes tyre ka reaguar dhe Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla. Përmes një shënimi në rrjete sociale, Balla thotë se kreu i PD-së mund të gënjejë veten me premtimet e tij për Kosovën, jo shqiptarët, pasi këta të fundit e dinë fare mirë rolin e tij në kopsitjen e dosjeve të luftatarëve të UÇK-së dhe raportit të Dick Marty.

Sipas Ballës, në 25 prill Basha do të marrë një patate të madhe nga zgjedhësit shqiptarë.

Postimi i Ballës:

Ai qe beri dosjet e luftetareve te UCK dhe fshehu kaseten e masakres ne Krushe, pastaj votoi bashke me babain e tij politik rezoluten e piste te bazuar mbi raportin famekeq te Dick Marty mbi udheheqesit e luftes clirimtare te Kosoves, mund te genjeje veten po jo shqiptaret me perbetimet e tij per Kosoven!

Sot Lulzim Basha beri ate qe di te beje gjithnje, te premtoje cfare i vjen ne radhen e takimeve, qe duken tamam si nje hapesire publicitare mes dy emisioneve te gjumit te tij te paepur.

Po meqe te gjitha thote qe do t’i beje realitet ne 25 prill, po i themi se ne 25 prill do beje realitet vetem marrjen e një patateje te madhe nga zgjedhesit shqiptare.

2 komente në “Basha premtoi heqjen e traut me Kosovën, Balla: I bëre dosjet UÇK-së dhe fshehe kasetën, në 25 prill do marrësh pataten. Gënje veten, jo shqiptarët”

  1. ???? says:

    Basha trego ku e çove kasetën .

  2. Kjo eshte e vertet, zoti Balla , Keta te PD-se po e dhane fjalen e mbajne. Pse a nuk u premtoi Saliu kosovareve se porti i Shengjinit do jeten i Kosoves dhe e “beri realitet” , Dava hiqjen e trarit. Madje po te kene nevoje u dergojme edhe nafte per tu ngrohur. Edhe nipi im eshte dakort besoj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje