Belinda Bulluku: Aksi rrugor Berat-Ballaban- Këlcyrë do të transformohet rrënjësisht, do ndryshojë komplet zonën

19 Dhjetor 2020, 17:57Sociale TEMA

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pasditen e kësaj të shtune ka prezantuar një studim-projektimi për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban (Këlcyrë).

Bulluku në fjalën e saj ka thënë se ky aks rrugor me gjatësi prej 60 kilometrash, do të lidhë 4 bashki dhe do të jetë në shërbim të 150 mijë banorëve.

Bulluku tha se për këtë segment rrugor do të hartohet një projekt i plotë, i cili do të marrë në shqyrtim si dhe do të japë zgjidhje për çdo problematikë të mundshme.

Ndër të tjera ajo u shpreh se projektu klasifikohet në kategorinë F, si dhe do të përmbushë të gjithë kushtet e sigurisë rrugore.

“Është një projekt që nuk prek vetëm Beratin, por disa bashki. Po punojmë për të rehabilituar disa zona. Kjo rrugë është përdorur nga të gjitha komunitetet, por ashtu siç sot kërkohen rrugë që përmbushin kushtet e sigurisë rrugore por dhe ato cilësore. 

Të gjitha këto zona kanë një potencial të zhvillimit turistik. Të gjitha bashkitë, që nga Berati, Tepelena, Memaliaj, Këlcyra janë destinacione të preferuara për turistët. 

Projektet që prekin më shumë se 2 zona kanë një vëmendje të shtuar. Duhet të jemi efiçentë. Kemi kërkuar një studim projektimi të mirë. 

Është një objekt që klasifikohet në kategorinë F të shpejtësisë rrugore me 60 km/h si dhe gjerësisë së saj. 

E gjithë rruga sduhet të ketë një pendencë jo më shumë se 5-7% në disa pjesë. Kjo është një zonë kodrinore dhe malore. Do ishte një kantier kompleks për tu dorëzuar” – tha Balluku.

10 komente në “Belinda Bulluku: Aksi rrugor Berat-Ballaban- Këlcyrë do të transformohet rrënjësisht, do ndryshojë komplet zonën”

  1. Avni says:

    Shpresojme mos te jet si gjithmon nje tullumbace elettorale si vjitmon

    1. Revizori says:

      Avni, edhe sikur te behet, qenka rruge F, domethene rruge fshati, por e asfaltuar. Llafos kot.
      Une prisja ndonje rruge tamam, per te ore shkurt Lushnje, Berat, Permet. Por qenka rruge barinjsh. E vetmja rruge mbetet Fier, Dragot, Kelcyre, Permet.

  2. Avni says:

    Shpresojme te mos jete nje tullumbace elettorale si gjithmon

  3. Shendet dhe suksese ne familje e pune Znj.Balluku! Une i kam perjetuar vuajtjet tuaja dhe te familjes Tuaj te nderuar. Me duket se jam une minister i infrastruktures dhe energjitikes. Suksese! Nuk me bjerret besimi. Ju flm!

  4. Alba.ny says:

    Lajmi është i bukur, por zonja Ministre njohka vetëm kohën e ardhshme të foljeve : “ …do të… do të…”

  5. Ministrja artiste says:

    Sa punon kjo ministrja artiste…
    Por se kuptoj pse me kaq nxitim të tenderoj dhe konçensjonoj të gjitha rrugët para zgjedhjeve…
    Me demek kjo ish zëdhënësja e AMC dhe Bashkisë së TR, qenka strategia që të mendoj për strategjinë e rrugëve të Shqipërisë për 15-20 vjet të ardhshme.
    (Me këtë nuk po them se rruga nuk duhet, por se faturat totale të çdo rruge përfliten shumë se e kalojnë shumë vlerën reale me 2 dhe më shumë herë).
    Kjo maksimumi mund t’a bëj shume mirë stewardess-ën e ndonjë avioni çarter për gadishullin Iberik…
    Por se di “PSE” e ka Rama në kabimet dhe për çfarë meritash….!

  6. Tualet Palla says:

    Sa I ngjet Be-qir Ballukut kjo dosë NTSHUS-i. Një nga zhigolotë rilindarë që e shalon rregullisht thotë përpara se të malloset, se ..se (kjo) e ka shtratin e topit aq të madh sa që (atij) I duhet të mjekohet për miopi active që të ketë pamje relativisht normale të gopit . Po shkoj tek ” shpella e Pëllumbasit” thotë kur shkon ta shalojë. Të paktën e mban mirë me lekë.

    1. Mik says:

      E nise qe e nise, çoje deri ne find. Zhigoloja kush eshte? Nuk eshte mire te flasësh keq vetem.per kete Ballukun, dhe te mos japesh fakte. Sepse pastaj del si Saliu qe vetem hap llafe si kurvë rrugesh. Ose jep emrin, ose ti.po shpif kot.

  7. lani says:

    Pordhe me rigon. Di ndonjeri ndonje rruge te mbaruar ne keto shtate vite?!

  8. astrit says:

    Zonja Balluku! Na thuaj se kur do behet rruga dhe jo te na tregosh peralla per planet si si do behet rruga. Qe ne kohen e gjyshit tend kane qene projektet per rruge ne Shqiperi, por rruge nuk po i shohim e perdorim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje