SONDAZHI: 94 % e shqiptarëve e duan Vjosën Park Kombëtar

18 Dhjetor 2020, 18:16Sociale TEMA

Sipas një sondazhi të opinionit publik të zhvilluar në fillim të dhjetorit nga IDRA Poll (një kompani e cila zhvillon edhe sondazhe të opinioneve publike për partitë politike në Shqipëri), 94% e shqiptarëve janë shprehur pro një Parku Kombëtar të lumit Vjosa në të gjithë gjatësinë e lumit.

Arsyet kryesore për këtë mendim të përbashkët janë kryesisht “për të mbrojtur bukuritë natyrore të vendit dhe peizazhin” dhe për të pasur “mundësi më të mira për zhvillimin e turizmit” në rajon. Në të njëjtën kohë, 78% e të anketuarve kundërshtojnë ndërtimin e digave në Vjosë (14% neutral, 8% në favor të digave,). “Ky është një mesazh i qartë: shqiptarët dëshirojnë një Park Kombëtar dhe jo diga në Vjosë, dhe qeveria ka detyrimin të dëgjojë vullnetin e tyre”, thotë Olsi Nika nga Eco Albania.

Organizata mjedisore shqipatre Eco Albania dhe organizata të tjera të huaja që lobojnë për Vjosën si park kombëtar dhe janë në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në të, thonë se kryeministri ka gënjyer me qëndrimin e tij tre muaj më parë kur tha se “Vjosa nuk do të preket”.

Në një njoftim të parbashkët për shtyp, organizatat e mjedisit e konisderojnë lojë politike atë që po zhvillohet për Vjosën. Sipas tyre, “+ 94% e shqiptarëve janë në favor të krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës. IUCN e konsideron Parkun Kombëtar si opsionin më të mirë për lumin e Vjosës. Ministri i Mjedisit ka të tjera plane për luginën e Vjosës”- citohet në njoftim.

Më 25 shtator, thotë njoftimi i përbashkët i organizatave, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi në Twitter se: “Qeveria jonë ka shpallur Vjosën e sipërme, Park Kombëtar. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projektet e HEC-eve në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun!” Ky mesazh u mirëprit nga shumë palë të interesuara si, Eurodeputetë, Komuniteti i Energjisë, organizatat për ruajtjen e natyrës, madje edhe aktori me famë botërore Leonardo Di Caprio. Megjithatë, tre muaj më vonë, njoftimi i Kryeministrit duket të jetë një premtim i zbrazët. Javën e kaluar, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) – një agjenci në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit – paraqiti planet e saj për lumin Vjosa. Nuk është thënë asnjë fjalë për një Park Kombëtar dhe nuk parashikohet asnjë status mbrojtjeje për pjesët më me vlerë të lumit, të cilat kërcënohen nga projektet e hidrocentraleve.

“Realiteti bie në kundërshtim me deklaratën e Kryeministrit tonë. Aktualisht, duket sikur shqiptarët po mashtrohen. E ardhmja e Vjosës ka të bëjë edhe me besueshmërinë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij”, thotë Olsi Nika, drejtor i EcoAlbania.

Sipas Eco Albania, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), autoriteti më i rëndësishëm global për mbrojtjen e natyrës është shprehur në favor të Parkut Kombëtar të Vjoës, ai njeh rëndësinë ndërkombëtare të vlerave të jashtëzakonshme natyrore të lumit Vjosa. Një draft studim i porositur nga IUCN tregon potencialin që Lumi Vjosa ka për shpalur Park Kombëtar. Studimi pritet të publikohet në fillim të vitit 2021 dhe përfshin një vizion dhe strategji për përcaktimin e duhur kategorisë së mbrojtjes së lumit Vjosa, duke përfshirë pjesën e tij të mesme, që është thelbësore në integritetin dhe mbrojtjen afatgjatë të këtij ekosistemi lumor ndërkufitar unik dhe të jashtëzakonshëm.

“Fjalët e kryeministrit Rama dhe realiteti Sidoqoftë, çdo ditë bëhet më e qartë, se qeveria shqiptare, veçanërisht Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), po shkojnë në drejtim të kundërt. Në kundërshtim të njoftimit të mëparshëm të Kryeministrit, me sa duket, nuk ka plane reale për të krijuar një Park Kombëtar përgjatë luginës së Vjosës. Në vend të tij, vetëm për pjesën e sipërme të Vjosës (deri në urën e Memaliaj), është planifikuar shpallja e zonës si kategori “Peizazh i Mbrojtur”, ndërsa për pjesën tjetër në rrjedhën e mesme dhe të poshtme nuk është parashikuar asnjë status mbrojtjeje. Ky plan jo vetëm që përjashton pjesët më me vlerë të sistemit lumor, por gjithashtu do ta linte zonën në të cilën parashikohen digat e Kalivaçit dhe Poçemit të pambrojtur. Planet që u prezantuan nga AKZM-ja gjatë një konference javën e kaluar janë në të vërtetë një përpjekje për të mbajtur derën hapur për projektet hidroenergjitike të Kalivaç dhe Poçemit.”- citohet në njoftim.

Ulrich Eichelmann, shefi i Riverwatch, i cili ka ka punuar për vite me radhë në fushatën për mbrojtjen e lumit të Vjosës i konsideron planet e prezantuara si një shuplakë në fytyrë për të gjithë ata që janë në favor të Vjosës, një shuplakë në fytyrën e shqiptarëve, shkencëtarëve dhe atyre që besojnë në premtimet e Kryeministrit.

Për përfaqësuesen e EuroNatur, Annette Spangenberg “Çdo kategori tjetër për Vjosën përveç Parkut Kombëtar nuk është e përshtatshme, pasi nënvlerëson vlerat e ruajtjes së natyrës së këtij ekosistemi unik. Për këtë arsye, procesi aktual i udhëhequr nga AKZM duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të mbajë premtimin e tij dhe të mbështesë shpalljen e një Parku Kombëtar përgjatë gjithë luginës së Vjosës.

E ritheksojmë se procesi aktual i ndërmarrë nga AKZM është i nxituar, jotransparent dhe jo gjithëpërfshirës. Për këtë arsye, Ministri Klosi duhet ta ndërpresë atë dhe të fillojë një dialog të gjerë e të plotë me të gjitha palët e interesuara në procesin e shpalljes së Vjosës si Zonë e Mbrojtur”.

Organizatat theksojnë se e ardhmja e sistemit unik lumor të Europës mund të bëhet gjithashtu një çështje në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. “Ne duam të dimë se cila parti, cili udhëheqës politik mbështet vizionin e Parkut Kombëtar për Vjosën dhe kush jo. Me vullnetin politik dhe mbështetjen ndërkombëtare, Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër të Europës mund të inaugurohet deri në fund të vitit 2022 “, përfundojnë organizatat.(SI)

7 komente në “SONDAZHI: 94 % e shqiptarëve e duan Vjosën Park Kombëtar”

  1. Vizitori says:

    Sa kom qesh ,sa kom qesh me kete lsondazh lajm!Po ke Vjose ?Vjosa Osmanin 94 % e Shqipove e duan park kombetar!A thua ja del kjo per 94% te shqipetareve!Une jam i mendimit qe ne kete park t lihet nje vend edhe Albin Kurtit !

  2. Ing. says:

    Kur e ben sondazhin keta lesh ambientalistet qe u doli 94 % ?.
    Shqiptaret duan te zhvillohet ekonomia dhe jo llafe goje.
    Ore ku jetojne keta lloj ambientalistesh ne Tirane apo ne Kalivac ?
    Po jetojne ne Kalivac do ti mbeshtesim por po jetojne ne Tirane e gjetke mos na cajne B…

  3. Go west says:

    Keto jane diskutime te apasionuara studentesh.
    Sinqerisht do ta doja Vjosen te paprekur, por…
    Se pari cilat jane kostot e mosngritjes se hidrocentraleve ne kete lume?
    Me sa kam lexuar, gati gjithe lumenjte e “Europes se pasur dhe ekologjiste” jane sot ne shfrytezim per prodhim energjie. Xhepit tone do ja faturojne “lirine” e lumit, kur te tyret i burgosen?
    Se dyti çfare kontrata kane nenshkruar qeveritaret tane per ndertime mbi Vjose, çfare penalitete permbajne per ne, po qe se i pezullojme?
    Po sikur ne respekt te kontratave te detyrohemi t’ju paguajme miliarda kompanive private, si te bejme?
    Çfare kompensimi do ju behet shqiptareve te varfer, qe jo vetem nuk do vjelin energji nga Vjosa, por do ju duhet te paguajne faturen e ketij parku te kushtueshem europian?
    Apo si deri tani, merr e mos jep.

    1. Like says:

      E ke shume gabim. Llogarite behen keshtu:
      Vlora do behet me aeroport shpejt. Çfare extrash mund te ofroje per te huajt qe te vijne ne shqipri fjala vjen , dhe jo ne korfuz, greqi apo turqi? Vjosa pa diga eshte nje lum unik jo vetem ne rajon.
      Turizmi eshte nje industri çdo dite edhe më konkuruese dhe do laps te holle dhe strategji. Iku koha e qebaptoreve me llamarina. Gjerat jane komplikuar. Nuk behen me llogarite siç thua ti. Asnje zone industriale nuk sjell as turizem as begati. Sjell te ardhura siç sjell krim, pisllik, abuzim, droge, korrupsion, emigracion (pa ofenduar- dmth njerez pa interes per zonen perveç lekut sot per sot). Etj.
      Nuk them se turizmi eshte lehte. Do partnere e shume pune, por eshte çfare i intereson zones e se ardhmes.

  4. Ppsh says:

    Iuncn?
    Eco albania?
    Cjane keta pacavure…
    Nqs shqiperia ka nje problem per ndotjen ata jane mbeturinat gjenden ne cdo meter katror te shtetit
    Kur flasim per energjine askush nuk do shtete qe plotsojne nevojat e veta sidomos miqte
    Jam i bindur qe pas ketyre palo ambientaliste qendrojne qarqe te huaja sidomos ato greke (me kujtohet sesa jehone i dhane bistrices)
    A e dini qe vjosa buron ne greqi?
    A e dini qe 85% e ujit devijohet ne liqenin e janines?
    A e dine eco albania kete, dhe a ja beri te ditur ketij 94% kete fakt?
    Mos valle kujtoni se drini do ishte me i bukur dhe me i frekuentuar pa liqenet e tij?
    Vertet mendoni se ekosistemi ne drin eshte prishur?
    Jam i bindur se liqenet ne vjose do ishin akoma me te bukura se te drinit
    Digat duhet te ndertohen por te jene prone e jonja jo e privatit kjo mund te jete dhe zvarritja sepse dikush e don por ska buxhet tash per tash
    Nje lume shkaterrohet per dy arsye
    1) kur i vidhet uji
    2) kur lundrohet nga anijet sidomos si ata te europes veriore

  5. Poko says:

    Vjosa eshte lum i bukur por shkaterrues,Hypni ne mal te Sevasterit te Kurora dhe shikoni bukurine e saj, pot sapo del nga gryeke kalivacit,perplaset me bregun e Shkozes dhe e ka bere zallishte fushen e Corrushit, po kushtu shkaterroi fushen e Sevasterit e Dushkarakut, Kutes deri ne Pocem..Mblidhani bejeni liqen,

  6. Vjos e Shqiperise says:

    Ne se do te kishte hidrocentrsl mbi Vjose, do kishte sherr me Greqine ne momentin qe Greqia do siguronte letrat e Europes per Vorio Epirin, ashtu sic sot ka probleme Serbia me Ujmanin. Ky eshte problemi I Vjoses. Edhe lobingu me 237 “shkecetare” mjedisi qe u be disa vite me pare ne Bruksel eshte bere nga qarqe greke. Deklarata e ketyre “shkecetareve” te Europes me ka bere te qesh nje muaj me veten time. Edhe Bechetin edhe turqit greket i larguan nga Vjosa. Edhe ky “94 perqindeshi”, punen e greket ben. Komentues “Ppsh” ka te drejte,bukuria she leverdi e liqeneve mbi lume per energji te rinovueshme, peshkim, turizem dhe valvol sigurimi nga permbytjet eshte e qarte tashme. Keto jane mendimet e mia private. Te shohim cfare do beje Tema, do ta publikoje komentin tim, apo do heq artikullin nga gazeta online.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje