Detaje të rënda nga masakrimi i çiftit shqiptar në Itali: Shpëtimi u vra me thikë në gjumë, Teuta u dhunua deri në vdekje, trupat i prenë me sharrë elektrike

19 Dhjetor 2020, 15:29Kronika TEMA

Detaje të reja tronditëse për vrasjen e çiftin Shpëtim dhe Tetua Pasho në Itali, janë bërë publike në mediat. Çifti Pasho mësohet të jenë vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar dhe vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano.

Sipas të dhënave të fundit Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Për zbulimin e misterit të çiftit Pasho, ekspertët e kanë parë si çelës të zgjidhjes së saj tek i biri Taulant Pasho, aktualisht i burgosur në Zvicër. Në një njoftim të fundit prokuroria italiane ka kërkuar që Taulant Pashon ta mbajnë të burgosur në Zvicër, pavarësisht dënimit që ai ka edhe në Itali.

Për të marrë më shumë detaje në lidhje me çështjen prokurorët do të shkojnë në Zvicër për ta marrë në pyetje atë, rreth fatit të prindërve të tij dhe ajo që mund të ketë nxitur në ngjarjen makabre. (report tv)

4 komente në “Detaje të rënda nga masakrimi i çiftit shqiptar në Itali: Shpëtimi u vra me thikë në gjumë, Teuta u dhunua deri në vdekje, trupat i prenë me sharrë elektrike”

  1. Drejtesia e munguar says:

    Ahhhhh…. mos paci kur prehje ne kete bote edhe ne boten tjeter kushdo qe ka bere kete krim!!!

  2. Ray says:

    Kutphet qe krimi eshte bere nga Italianet, dhe pikerisht nga njerezit e dashnores se djalit te tyre, e cila eshte italiane

  3. Sduhet besuar por nga shkrimet neper portale mendja shkon tek djali I çiftit. Hyrje dalje nga burgu dhe pa dyshim perdorues droge. Çunat vlonjat I kan dhen provat qe per hakmarrje kan vrar gra e femij. Te ndjeret prinder perfundimisht jan çliruar nga makthi qe kan pasur me djalin e tyre te vetem qe me siguri e kan dashur si driten e syve.

  4. doktori says:

    Ray…E dashura e djalit…nuk eshte italiane,eshte shqiptare nga Durresi! Kur shkruani nga cila vrime i merrni te dhenat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje