Shkëlzen Maliqi tregon vizitën e parë në Shqipëri: Rinia ishte e pazhvilluar! Kriza e Enver Hoxhës

19 Dhjetor 2020, 09:40Dossier TEMA

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka rrëfyer në emisionin “Tiranë-Prishtinë” me gazetarin Baton Haxhiu kohët kur ishte student dhe vizitën e parë në Shqipëri në vitin 1971. Ai tha se gjatë asaj vizite ka parë se rinia ishte e pazhvilluar.

“Unë në familje dhe në rrethin tim nuk e kemi pasur shumë atmosferën. Kur jam zhvilluar si personalitet kam pasur kërshëri për stanilizmin që kanë qenë libra. Ajo që ndodhte në Shqipëri ka qenë një farë stalinizmi. Nuk kam pasur ndonjë iluzion për regjimin. 

Si djalë i ri në Jugosllavi më pengonte kulti i Titos. Ka qenë pak më i butë. Por burgosnin njerëz edhe nëse kanë menduar diçka kundër regjimit. Në vitin ’71 kam qenë në Shqipëri me familjen sepse daja kishte përvjetorin nga viti kur ka vdekur bashkë me dy heronj të tjerë. Atëherë na kanë lejuar për vizita. Kam parë që rinia ishte e pazhvilluar. Kam parë që njerëzit dëgjonin Radion Tiranën”, tha ai.

Ai kujton se në momentin kur Rusia përmirësoi marrëdhëniet me Jugosllavinë, Enver Hoxha pësoi një lloj krize në raportet me të huajt. “Enver Hoxha mendoj se ka pasur raporte të afërta me Jugosllavinë në fillim por më pas kur i kanë ardhur njerëzit e shërbimeve sekrete e kanë detyruar regjimin të marrë masa të ashpra. Të instalojë një lloj stalinizmi. Historitë duhen hulumtuar me themel kur të hapen dosjet.

Në një moment ka qenë Enver Hoxha në krizë kur Rusia përmirëson raportet me Jugosllavinë. Enver Hoxha ka qenë në krizë dhe pastaj e ka vazhduar regjimin dhe çdo dy tre vite i është dashur të likujdojë një udhëheqës”, u shpreh Maliqi.

Ai foli edhe për mënyrën se si shihej Shqipëria nga rajoni. Maliqi tregoi se studentët e Zagrebit ishin kuriozë të vizitonin Shqipërinë por më pas kur ktheheshin qanin gjatë rrugës për shkak se realiteti nuk i ngjante asaj që përflitej.

Maliqi cek edhe kohën kur nisi të afirmohej si intelektual duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të qëndrojnë të ndara ashtu si shumë shtete të tjera që janë bashkuar në saj të gjuhës dhe etnisë së përbashkët.

“Unë edhe me formim nuk kam qenë nacionalist dhe i kam pasur në një ambient jugosllav ku kam jetuar dhe pas viteve ’80 jam afirmuar si intelektual. Isha kritik, nuk shihja nga një pozitë që me doemos të mbroj interesat shqiptare. Duke njohur Beogradin dhe nacionalizmin e tyre edhe vetë nisa me menduar kështu. 

Ata më thonin mua ju shqiptarët po kërkonin republikë. Pastaj thoja pse mos me u bashkuar. Shumë kombe janë krijuar në bazë të gjuhës dhe etnisë. Pse me nejt ne gjysma këtej, gjysma andej. Me sa e di i kam rrënjët nga Prizreni. Mesa di unë i pari im ka ardhur nga Kukësi. Por Kukësi është aty, afër Prizrenit. Serbët Kosovën edhe nuk mundën ta kontrollojnë por edhe nuk e kanë të veten”, deklaroi ai.

4 komente në “Shkëlzen Maliqi tregon vizitën e parë në Shqipëri: Rinia ishte e pazhvilluar! Kriza e Enver Hoxhës”

  1. vezhguesi says:

    Doli dhe nje trap tjeter qe akuzon rinine shqiptare te viteve 70 si te pazhvilluar.
    Harron ky gomari se ne 1972-shin u be festivali i 11, me muzike bashkekohore, qe me vone u godit nga Enveri si dekadente.
    Ne se zhvillim, ky zoteria quan kurverine, per ate ka shume te drejte. Kurverine nuk e promovonte ai regjim. Po keshtu, njerezit ishin te shkolluar dhe jo si sot ku gjysma e rinise nuk dine as te shkruajne gjuhen zyrtare pa gabime gramatikore.
    Me shkollat e Enverit po hame edhe sot buke neper bote. Enverin shajeni per krimet qe ka bere, por edhe jepini hakun per ca gjera qe i beri mire. Degjenerimi i rinise qe sot ky zoteria na e quaka perparim nuk kishte vend ne kohen e Enverit. Shkollimi ishte nje tjeter veper shume e mire. Sa per te tjerat, lere mos e pyet …

  2. Nik says:

    Ashtu do te katandiseni ju puthadoret e Titos te beni “emision” vetem me njeri trjetrin! Arriti Maliqi qe me nje vizite nga Vitet 70 ne nje fshat te Shqiperise te konkludonte qe “rinia e Shqiperise ishte e pa zhvilluar”! Hajde Maliq hajde te keqen te radakes qe me ke, bashke me ate radaken tjeter!

  3. zoro says:

    pse jy ne kosov ishit te perparuar/ nje mut qe te hani . i kishit mundesun por ju mbetet turq ne mendie dhe ne kulture

    1. i relaksuar says:

      Ne fakt edhe sot e kesaj dite ne Kosove nje pjese e madhe e rinise jane te pazhvilluar, me keq sesa brezi i ketij Shkelzen torrollakut ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje