Lacio u rikthye te fitorja të dielën në mbrëmje teksa mposhti Napolin me rezultatin 2-0 falë golave të Imobiles dhe Luis Alberto.
Trajneri i të kaltërve, Simone Inzagi, foli pas triumfit për mikrofonin e “Sky Sport”, foli edhe për portën, ku gardiani Pepe Reina u aktivizua titullar, duke i zënë vendin prej disa ndeshjesh Thomas Strakoshës.
““Duhet të jem i sinqertë, Reina po paraqitet vërtet mirë. Në të njëjtën kohë, Thomas Strakosha sapo kishte kaluar COVID-in dhe unë e nxitova që e aktivizova pa u stërvitur mjaftueshëm, ishte faji im.
Momenti i tij do të vijë, ai na ka dhuruar paraqitje të shkëlqyera 4 vitet e fundit, por tani Pepe është në një formë të shkëlqyeshme dhe nuk do të ishte e drejtë ta ulja në stol në këtë moment.
Ai e ka fituar vendin e tij”, u shpreh Inzagi.
Kaq ishte dhe Strakosha. Si cdo futbollist shqiptar. Premtojne talente kur jane te rinj. Pastaj kujtojne se arriten gjithcka.
Ne kapitalizen te ha konkurrenca.
Nese nuk stervitesh nuk do tja dije njeri kush je.
Portieri eshte nje nga vendet më me pergjegjesi ne nje ekip.
Shihni Buffon, 42 vjeç, akoma ben pritje sikur te ishte djalosh 25 vjeçar. Dhe akoma, Pirlo e aktivizon si titullar.
Strakosha i Ri, ka talent, a do te kete akoma ate aftesi? Kjo i takon stafit te Lazios qe ta thoje.
Shpresojme te jete titullar, se ekipi i Shqiperise, nuk mund t’ia lere vendin ne porte nje zevendesuesi, qofte ky edhe nje ekip te forte si Lazio.