Partizani nuk fiton sërish, vetëm 1 pikë ndaj Bylisit: 5 ndeshje radhazi pa shënuar dot një gol

19 Dhjetor 2020, 18:41Sport TEMA

Partizani nuk fiton dot më, po as dhe nuk shënon dot.

Të kuqtë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në duelin përballë Bylisit, duke marrë vetëm një pikë nga kjo ndeshje.

Një hap fals për Partizanin, pasi kishte një mundësi mjaft të mirë për tu afruar me ekipet e para në renditjes.

16 herë kampionët e Shqipërisë patën raste mjaft të mira për të shënuar, ku me flagranti ishte ai i pjesës së parë me Solomon, i cili i vetëm përballë portierit nuk arriti dot të shënojë.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi për të kuqtë që nuk arrijnë dot që të fitojnë në kampionat.

Pas këtij barazimi Partizani renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Kastrioti pozicionohet në vendin e tetë me 7 pikë. (TemA)

2 komente në “Partizani nuk fiton sërish, vetëm 1 pikë ndaj Bylisit: 5 ndeshje radhazi pa shënuar dot një gol”

  1. Morri kuq says:

    O koqe gazetar . Partizani ka lujt me Bylisin se clidhje kane 7 piket e Kastriotit ( qe ka 13 me duket ) gjeje ti . Plus Partizani ka 13 jo 12 .
    Tipik diplome kristali

    1. Miu tir(0)nes says:

      Miu bashkise stfu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje