Komuniteti i futbollit shqiptar ka vendosur sot të heqë dorë plotësisht nga të drejtat e tij në vendin tonë, duke i dorëzuar vendimmarrjen e plotë FSHF-së dhe centralizuar kontrollin e tij te presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka.
Me 56 vota pro dhe vetëm një abstenim, pa asnjë debat të vetëm apo qoftë edhe pyetje, statuti i ri i FSHF-së është miratuar i plotë në bllok, duke ndryshuar tashmë panoramën e futbollit shqiptar sipas dëshirave të FSHF-së.
Me dokumentin e ri, klubet e Kategorisë së Dytë nuk do të kenë më të drejtë vote, pasi atë ua jep vetëm Shoqata Rajonale e cila komandohet nga FSHF, sipas kritereve që përcakton ajo.
Ndërkohë, nuk lejohen të kandidojnë për poste të larta drejtuese persona që kanë qenë pjesë e subjekteve politike në 5 vitet e fundit, apo edhe figura të sportit shqiptar me banim jashtë vendit tonë, pavarësisht kontributit apo njohurive të tyre në administrimin e futbollit.
Statuti i ri parashikon gjithashtu shumë ndryshime të tjera, mes të cilave edhe vendimin e mundshëm të FSHF për të kërkuar që klubet të paguajnë për çdo ndeshje që luajnë, apo i jep të drejtën Ekzzekutivit të përjashtojë në çdo moment një klub pa pasur një arsye të mirëfilltë, duke hequr fjalën “rrethana të jashtëzakonshme” nga formulimi i nenit.
Të gjitha vendime që janë miratuar në bllok, me vetëm një abstenim dhe me komunitetin e futbollit që ka kyçur përsëri gojën, duke vendosur përfundimisht të dorëzohet përballë një sistemi që do të vendosë gjithcka rreth fatit të tyre.