Pështyu arbitrin, Disiplina e FSHF përjashton me dy vite një 12-vjeçar

17 Dhjetor 2020, 19:43Sport TEMA

Një vendim i rrallë ka dalë nga Disiplina pranë FSHF. Ata kanë bërë të ditur se kanë dënuar futbollistin e ekipit U-13 të SH.F. Pepa, Luis Miftarin, me 24 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike.

Lojtari 12 vjeçar nuk mund të luajë për 2 vite futboll në aktivitete zyrare, pasi pështyu zyrtarin e ndeshjes.

Një sjellje aspak e pranueshme nga ana e djaloshit, por masa e marrë është ekstreme për futbollistin e ri.

“Lojtari i Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti”, – argumenton disiplina.

3 komente në “Pështyu arbitrin, Disiplina e FSHF përjashton me dy vite një 12-vjeçar”

  1. Hajde fshf hajde. Po denohet nje 12 vjecar.. Me dy vjet. Pith te semes ca federate

  2. ilirberisha says:

    12 vjecari ka mesuar nga te rriturit qe beshtyjne,rrahin dhe shajne arbitrat,.Te mesohet me edukate dhe jo me rrugaceri.

  3. vlora says:

    Per mua ai te luaj per qef,nga sporti zyrtar duhet perjashtuar pergjithnje.Ai sot i vogel peshtyn neser do mari kallashin.Si eshte rinia sot do jet atdheu neser

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje